LIVE UPDATES
Bota

Planet e Evropës për vaksinimin kundër COVID-19

24 Dhjetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Planet e Evropës për vaksinimin kundër COVID-19

Shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë, planifikojnë që të nisin vaksinimin prej 27 dhjetorit, teksa Evropa po mundohet që të zë hapin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, shtete këto që më herët gjatë këtij muaji nisën vaksinimin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Sipas rregullatorit të barnave të Bashkimit Evropian, vaksinën kundër koronavirusit mund ta marrin qytetarët mbi moshën 16-vjeçare.

Ndërkaq, rregullatori në Zvicër – shtet ky që nuk është pjesë e BE-së – e miratoi përdorimin e vaksinës gjatë fundjavës.

Ky është plani i shteteve evropiane sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit:

Që prej 23 dhjetorit, Zvicra nisi vaksinimin e grupeve më të ndjejshme shoqërore. Ushtria zvicerane shpërndau kontingjentin e parë të vaksinave, prej 107,000 dozave.

Qeveria zvicerane ka thënë se synon që të vaksinojë falas të gjithë qytetarët që duan ta marrin vaksinën, deri në mesin e vitit 2021.

Kontingjenti i parë prej 150,000 dozash të vaksinës, pritet të arrijë në Gjermani më 26 dhjetor, gjë që do të lejojë autoritetet që të nisin fushatën e vaksinimit, fillimisht në shtëpitë e pleqve më 27 dhjetor.

Mbi dy milionë doza, që janë të mjaftueshme për të vaksinuar mbi një milion qytetarë – pasi secili qytetar që vaksinohet duhet të marrë dy doza të vaksinës – do të arrijnë në Gjermani deri në fundin e javës së parë të janarit të vitit 2021.

Më 26 dhjetor, 9,750 doza të vaksinës së Pfizerit do të nisen nga Belgjika për në spitalin Spallanzani të Romës, ku do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit më 27 dhjetor.

Pas kësaj, doza të tjera të vaksinës së Pfizerit do të dërgohen edhe në 300 qendra të tjera në mbarë Italinë, ku do të bëhet administrimi i vaksinave.

Franca planifikon që të nisë programin e saj të vaksinimit më 27 dhjetor, ku prioritet fillimisht do të kenë grupet më të ndjeshme të shoqërisë, siç janë më të moshuarit.

Aprovimi formal nga rregullatori i barnave në Francë – që është i nevojshëm që vaksinimi të jetë i mundur – u bë më 24 dhjetor.

Kontingjenti i parë i vaksinave në Spanjë, do të dërgohet në qytetin Guadalahara në Spanjën qendrore, ku do të nisë programi i vaksinimit më 27 dhjetor. Ky shtet do të pranojë 350,000 doza në javë të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, duke filluar nga 26 dhjetori.

Vaksinat e para kundër koronavirusit në Portugali do të fillojnë t’iu administrohen punëtorëve shëndetësorë më 27 dhjetor. Vaksinat do të administrohen në pesë spitale të mëdha: dy në Lisbonë, dy në Porto dhe një në Koimbra. Deri në fund të vitit 2020, Portugalia do të pranojë rreth 80,000 vaksina të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Ndërkaq, Austria, Spanja, Belgjika, Rumania dhe Republika Çeke kanë njoftuar se planifikojnë që të nisin vaksinimin e qytetarëve, dy ditë pas Festës së Krishtlindjes.

Rumania pret që të pranojë 10,000 dozat e para, të cilat do t’i shpërndajë në dhjetë qytete në mbarë vendin. Republika Çeke, Sllovakia dhe Bullgaria pritet që fillimisht të pranojnë sasi të ngjashme të vaksinës, gjatë dërgesave të para.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se pret që vaksinimi të nisë më 27 ose 28 dhjetor. Ai ka thënë se dërgesa e parë që do të pranojë shteti, kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 35,000 qytetarë.

Belgjika dhe Luksemburgu pritet që të nisin fushatat e tyre të vaksinimit kundër koronavirusit në fund të dhjetorit, përkatësisht më 28 dhjetor.

Shteti i Holandës ka planifikuar që të nisë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit më 8 janar, të vitit 2021, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Hugo Jonge.

“Ne kemi zgjedhur që të bëjmë një planifikim më të kujdesshëm, më të sigurt dhe më të përgjegjshëm”, tha ministri Jonge, në një letër drejtuar Parlamentit holandez.

Suedia dhe Norvegjia do të pranojnë fillimisht 10,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Norvegjia ka thënë se dozat e para do të dërgohen në shtëpi të pleqve.

Danimarka pret që të ketë doza të mjaftueshme që fillimisht të vaksinojë 40,000 persona që jetojnë në shtëpi të pleqve, pasi ka konsideruar se ajo kategori e shoqërisë ka rrezikun më të madh. Më pas, punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri.

Ndërkaq, Islanda pritet që të pranojë 10,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, afër Vitit të Ri.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ishte personi i parë që është vaksinuar kundër koronavirusit në Serbi mw 24 dhjetor.

Serbia më 22 dhjetor, pranoi dërgesën e parë nga Pfizer/BioNTech, me 4,875 doza të vaksinës.

Kosova ende nuk e ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi tw enjten, se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, por nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Sipas planit të veprimit, të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë stafi shëndetësor dhe të sëmurët kronikë.

Kosova pret që të marrë vaksina kundër koronavirusit për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, program ky që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Pjesën tjetër të vaksinave, Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës, ka thënë se do t’i blejë vetë. Por, të pyetur ditë më parë nga Radio Evropa e Lirë, nëse Ministria e Shëndetësisë është duke negociuar me kompaninë amerikane Pfizer – vaksina e së cilës ka nisur të administrohet në vende të ndryshme të botës – ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këto informata janë konfidenciale.

Marre nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina kunder covid-19 vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll
Bota 24 Dhjetor 2020, 15:06

KOSOVË-  Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka uruar Krishtlindjet dhe ka kërkuar për të disatën her...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci