Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Paraditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha propozoi 5 pikat për tejkalimin e situatës së krizës në vend. Menjëherë pak konferencës për shtyp të Bashës, një reagim ka ardhur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bën me dije se Shqipëria ka numrin më të ulët të bluzave të bardha të infektuara nga pandemia. Gjithashtu ministrja shtoi se bonusi që Basha propozoi për ta është një realitet prej shtatë muajsh. Në fund të reagimit të përmend edhe njëherë premtimin e bërë ndaj mjekëve për rritjen e pagave me 40%.
REAGIMI I MANASTIRLIUT:
Ftoj Kryetarin e Partisë Demokratike, që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi këto fakte të thjeshta, që hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë: Prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë tonë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Mbi këtë Strategji bazuar në nevojat reale ekipet e shëndetësisë në terren, testojnë, gjurmojnë dhe izolojnë çdo rast të dyshuar, duke berë të mundur që mbi 80% e rasteve të izolohen brenda 48 orëve. Ka një arsye përse Shqipëria ka sot përqindjen më të ulët të mjekëve dhe infermierëve, që janë infektuar, për shkak të Covid19. Nëse do të pyesë stafet mjekësore që shërbimin ua ofrojnë qytetarëve tek koka e krevatit, dhe jo nëpërmjet dritares së Facebook-ut, me siguri do të mësojë se Shqipëria është ndër të paktët vende të rajonit ku mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore nuk kanë munguar për as edhe një sekondë, që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit në Shqipëri. Shifrat zyrtare të pandemisë nuk mund të ngatërrohen me të njëjtën lehtësi, si veprimet e thjeshta aritmetikore. Grafikët që ndihmojnë për interpretimin e këtyre shifrave, duhet të lexohen ashtu siç janë dhe jo të përmbysur. Shifrat reale, ato që mjekët e strukturave drejtuese të partisë së Z. Basha nuk ia thonë, e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë – aspak më të keq – se sa shumë vende të rajonit, në këtë luftë që ende nuk ka përfunduar dhe bilanci i së cilës, bëhet vetëm në fund. Bonusi prej 1000 Euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 Euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave, është realitet prej shtatë muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie. E fundit, sa për pagat e mjekëve dhe infermierëve, ata janë shumë të kthjellët për të bërë dallimin mes një rritjeje prej 40% që po bëhet realitet, dhe premtimeve, të cilave po t’u besosh sot, është njësoj si të shohësh shinat e hekurta të tramvajit nëpër rrugët e Tiranës.
Ministres i është kundërpërgjigjur nga selia blu, eksperti i shëndetësisë, Gazment Koduzi, i cili prezantoi sipas tij me fakte se përse sipas tij Manastirliu gënjen dhe nuk përdor fakte. Sipas Koduzit Shqipëria është e fundit në rajon për testimet, ndërsa mjekët i blejnë me paratë e tyre masat personale mbrojtëse që mungojnë në sistemin shëndetësor.
REAGIMI I PLOTË:
Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë. Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët. Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë. Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID. Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin. Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për kandidatët për KQZ-në e re ka nisur me batuta. Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, ka nisur të...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti sqaroi sot live në rubrikën “Opinion” në News 24 propozimin e saj, “për një opera që del nga varësia totale e ...
TIRANË– Europarlamentari David Lega ka bërë thirrje për mos cënimin dhe mos ndryhsimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Përmes një reagimit zyrtar, Leg...
GJERMANI– Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, u ka bërë thirrje pative politke shqiptare që të arrijnë në një koncensus në Këshilli...
TIRANË– Prokuroria pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të dërgojë për pushim çështjen penale në ngarkim të ish-kandidatit të Parti...
TIRANE– Në lidhje me hapjen e kazinove reagoi kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp. Ai u shpreh se është komplet gënjeshtër lajmi që qarkullon se janë ...
TIRANE- Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në kryeministri, Edi Rama foli dhe për legalizmin e hashashit për të cilën u shpreh se do bëhet mirëpo kurleg...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për prezantimin e të ashtuquajtur plani për qeverisjen “Shqipëria 2030”. Në një konferencë për sht...
TIRANE-Pas deklaratës që Rama tha para pak minutash në konferencën për shtyp deklaroi se Lulzim Basha është një shalqi me provë e se e quan veten kryeministër.P...