Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka quajtur ‘Suden’ e shqiptarëve kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për gazetarët, pasi Rama shpalli gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, Basha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit, i cili u shpreh se ulja e TVSH-së për energjinë nuk përkthehet në ulje të çmimit të energjisë për konsumatorët.
Sipas Bashës, ‘Sudja’ ka prerë flokët dhe ka lënë mjekër, duke përshkruar kështu kryeministrin Rama që sipas tij, vjedh paratë e shqiptarëve.
Pjesë nga Konferenca
Osman Stafa: Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ulja e TVSH-së për energjinë nuk përkthehet në ulje të çmimit të energjisë për konsumatorët, sa qëndron ky pohim dhe a keni ju një strategji për t’i dalë në mbrojtje konsumatori, kur edhe plani me shtatë pika që keni propozuar ju është cilësuar si planet e Sudes?
Lulzim Basha: Sudja është ajo që merrte lekët, kështu? Dhe i mbante për vete ose paguante disa që bënin të mundur ekzistencën e saj, apo s’e mbani mend se jeni shumë të rinj. Sudja u merrte lekët njerëzve dhe i mbante për vete. Sudja ka prerë flokët dhe ka lënë mjekërr e është bërë Edi Rama. Janë i njëjti fenomen, vetëm se ja një ndryshim. Sudja ishte analfabet e hajdute ordinere që u bë e famshme për skemën me të cilën vidhte paratë, kurse ky është kryeministri i Shqipërisë. Ky çfarë nuk ka bërë që të rrijë në atë karrige, që të jetë dhe të sillet në këtë mënyrë. Ky tjetri ka tetë vite që kapet me thonj. Ky ka bërë aleancë me krimin, dashni me personat e listës së zezë, dashni politike e kam fjalën. Tani edhe njëherë, Osman dhe kolegët tuaj, kush është Sudja sot? Edi Rama.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj duke ...
Pohimi që reforma në drejtësi qe një eksperiment i dështuar dhe që sot mban peng drejtësinë për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë është tabu për shumicën e akt...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk harroi të komentonte veprimin e Ambasadës Amerikane për fshirjen e postimit, në të cilin aku...
TIRANË– Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demorkatike ka bërë një denoncim lidhur me dhënien e një pusi nafte në zonën e...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në konferencën për gazetarët në momentin që u bë publike në media vendimi i qeverisë për emergjencën e furni...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se do të kallëzojë në SPAK një kallëzimin penal. Ky kallëzim do të kryhet, pasi sip...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka ngatërruar emrin e aktorit të humorit Florjan Binajn, i cili mes rolesh imiton edhe Kryeministrin Edi Rama. Gjatë kon...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer godinën e Kryeministrisë në një sallë takimesh me ortakët e t...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kanë zh...