LIVE UPDATES
Bota

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

10 Dhjetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

ZELANDA E RE- Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për qëllim frenimin e vdekjeve nga duhanpirja. Pjesa më e madhe e planit të Qeverisë së Zelandës së Re fokusohet në ndryshimin e situatës me përdorimin e duhanit në mesin e popullatës indigjene, Maori.

Zelanda e Re është një prej 17 shteteve ku paketimi i thjeshtë i cigareve është i domosdoshëm. Ky shtet, po ashtu, e ndalon shitjen e cigareve për çdo person nën moshën 18-vjeçare. Por, autoritetet thanë se këto masa janë të pamjaftueshme për të arritur synimin që deri më 2025, përqindja e duhanpirësve të jetë nën 5 për qind.

Ndalesa e përjetshme

Zelanda e Re planifikon që nga viti 2027 ta bëjë të jashtëligjshme shitjen e cigareve për çdo person në moshën 14-vjeçare apo edhe më të rinj. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi përjetësisht.

Kjo i bie që një person që do të jetë 60 vjeç në vitin 2073 nuk do të mund të blejë cigare, por një person 61 vjeç do të mund ta bëjë një gjë të tillë.

Pse nga mosha 14 vjeç e më poshtë?

Autoritetet shëndetësore në Zelandën e Re thanë se duhanxhinjtë zakonisht nisin të konsumojnë duhan gjatë rinisë, me katër prej pesë banorëve në Zelandën e Re nisin të tymosin duhan në moshën 18 vjeçe dhe 96 për qind deri në moshën 25 vjeçe.

Autoritetet thanë se me ndalimin e një gjenerate nga duhanpirja, shpresojnë se do të parandalojnë rreth 5,000 vdekje gjatë vitit.

Çfarë ndryshime të tjera janë planifikuar?

Sipas legjislacionit të prezantuar, që Qeveria planifikon që ta bëjë ligj në fund të vitit të ardhshëm, fillimisht do të kufizohet numri i dyqaneve që do të mund të shesin cigare nga viti 2024.

Më pas, nga viti 2025 planifikohet që të ulet niveli i nikotinës – përbërësi që shkakton varësi – në cigare, në mënyrë që duhanpirësit ta kenë më të lehtë ta lënë duhanin. Dhe në fund, Qeveria planifikon që në vitin 2027 të ketë gjeneratën e parë pa duhan.

Si do të zbatohen këto masa?

Autoritetet në Zelandë të Re nuk kanë treguar se si do ta zbatojnë këtë plan. Po ashtu, nuk kanë treguar se cilat biznese do të ndalohen që të shesin produkte të duhanit.

Detaje të reja pritet të bëhen publike kur ligji të shkojë në Parlament vitin e ardhshëm.

A do të bëhet Zelanda e Re shteti me ligjet më të ashpra kundër duhanit?

Përgjigjja në këtë pyetje është jo. Republika e Butanit që nga viti 2010 ka ndaluar shitjen e cigareve (edhe pse ndalesa u hoq përkohësisht më 2020 me qëllim që të ndaloheshin importet nga India në tregun e zi, pas mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë COVID-19).

Çfarë pritet të ndodhë?

Një task-forcë nga komuniteti indigjen, Maori, do të merret me kontrollimin e duhanit dhe ekspertët shëndetësorë do të konsultohen për planin, të cilin, Qeveria e Zelandës së Re pritet ta shndërrojë në ligj në fund të vitit 2022.

Qeveria tha se dëshiron që të prezantojë ndryshimet përmes disa fazave, në mënyrë që ekonomia të mos goditet dhe bizneset që merren me shitjen e duhanit. Po ashtu, dëshiron që personat që kanë probleme mendore – grup i njerëzve që kanë përqindje të lartë të duhanpirjes – të kenë kohë që t’i menaxhojnë ndryshimet.

Marrë nga : REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ndalimi i cigareve zelanda e re ndalon duhanin ndalimi i cigareve zelanda e re ndalon duhanin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet