Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar sërish emrat që kanë mbështetur platformën e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Në një koment të bërë në një status të gazetarit Ermal Mulosmani, Paloka shkruan se 32 personat që kanë firmosur ndahen në tre kategori. Sipas tij, një pjesë e kanë konsideruar të papranueshëm largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, një ojesë tjetër nuk kanë lexuar fare se çfarë kanë firmosur, ndërsa të fundit kanë nënshkruar. Edhe ata që kanë nënshkruar, sipas Palokës kanë dalë kundër vullnetit të atyre që i kanë zgjedhur, votuesve.
“Ermal, jane kontaktuar, eshte biseduar dhe 90% e atyre qe jane ne ate liste kane pranuar se perjashtimi i Berishes eshte i papranueshem…Prandaj ne postim une i fus tre kategori; ata qe nuk kane lexuar cfare kane firmosur, ata qe nuk e kane kuptuar dhe te fundit ata qe kane nenshkruar me vetedije duke dale keshtu kunder vullnetit te atyre qe i kane zgjedhur,”- shkruan Paloka.
Statusi i Ermal Mulosmanit:
Ja ku jemi! 31 deputetë demokratë nga 51 gjithsej, kanë firmosur sot për njohjen e vendimit të 09 Shtatorit, ndryshe pro përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar! Kjo është shuplaka e parë publike që merr Grupi i Rithemelimit. Shkaqet pse shkuan këtu i shkrova dje. Nëse unë (kur them “unë” kam parasysh çdo njeri me mend në kokë) do të isha në vend të Berishës, sot numrat do të ishin të përmbysur! Me 08 Mars do të kisha takuar secilin deputet që kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe do i kisha marrë mendje për situatën. Boll ta begenisja si fillim. Pastaj edhe do u plotësoja disa kërkesa të parëndësishme fort. Fjala vjen ndonjë shtyrje proçesi zgjedhor apo përfillje kandidatësh. Me kaq ekuilbri i deputetëve do të kalonte ndjeshëm pro Berishës. Shumë deputetë që vunë firmën për mosfutjen e Berishës në Grupin Parlamentar (ky ishte thelbi i asaj deklarate) do kishin vënë firmën për të kundërtën me 09 Mars. Kam parasysh këtu Dash Sulën, Helidon Bushatin, Lefter Gështenjën, Dhurata Çupin apo deputetët e Shkodrës që pritën Berishën më 02 Prill e të tjerë që nuk dua tua përmend emrat këtu. Pra sot Berisha do të kontrollonte Grupin Parlamentar dhe do të ishte fitorja e parë diplomatike e tij. Por në fakt ndodhi e kundërta. Berisha sapo bëri kompakt një grup njerëzish që mbase nuk duan njëri tjetrin por më shumë urrejnë revanshin berishist. Të kesh elektoratin pas vetes nuk është gjithçka. Në Parlament sot negociatori i Opozitës është Alibej & co. Ka shumicën. Pashë mikun tim Paloka që nxirrte foton e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Po Edi, vërtetë ashti është. Por, jemi në situatën e vitit 2019-2021 kur të tjerë njerëz kontrollonin Partinë e të tjerë Grupin Parlamentar. Dhe dëmin që bëri Grupi Parlamentar opozitar i surrogatëve të gjithë e dimë. Politika e arrogancës së numrave nuk do ju çojë askund. Ata deputetë nuk i shkarkoni dot deri në 2025-ën. E kishit në dorë t’i afronit dhe ti bënit për vete por nuk e bëtë. Tani ngushëllohuni me fotografi shumice.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se deputeti Agron Gjekmarkaj do të niset drejt Shteteve të Bashk...
TIRANË– Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit që mbajti Komisioni i Rithemelimit për platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj. Përmes n...
TIRANË– Deputeti Flamur Noka iu përgjigj ditën e sotme deklaratave të Enkelejd Alibeajt, i cili prezantoi pikat e Platformës. Noka deklaron se askush...
TIRANË– Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas refuzimit të deputetëve për platformën që ai paraqiti ditën e djeshme për bashkimin e PD. Më anë të ...
TIRANË– 32 janë deputetët e Partisë Demokratike që kanë firmuar platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së. Emrat u bënë të ditur nga vetë ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj lexoi ditën e sotme platformën e bashkimit të demokratëve, e mbështetur sip...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh ditën e sotme se Sali Berisha nuk ka qënë pjesë e grupit të PD kur legjislatura ka filluar...
TIRANË– Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se kishte nga ata anëtarë demokratë që kërkuan në mbledhje përjashtimin e Sali Berishës. Në ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkon që brenda partisë të shmanget gjuha e urrejtjes. Ditën e sotme, gjatë konferencës ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se Grupi i Partisë Demokratike nuk do të pengohet ng...