Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka “goditur” 46-vjeçarin, Bardhok Pllanaj. (Lexo këtu) Ky i fundit është i njohur si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike, madje ai mban edhe nofkën “Kumbari i Shkodrës”.
Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Pllanaj arriti t’i shmangej kapjes.
Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, Pllanaj arriti që t’i shpëtonte Policisë pasi u fsheh në automjetin e ish-deputetit socialist Mark Frroku. Mëgjithatë Frroku i mohoi akuzat nga demokratët duke u shprehur se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Por kjo nuk ishte hera e parë që Pllanaj kishte “konflikt” me drejtësinë. Në vitin 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Pllanajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, por masa u shua 2 muaj më vonë me arsyetimin se kishte probleme me zemrën.
46-vjeçari u arrestua më 4 dhjetor të 2018 pasi akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërtim pa leje dhe falsifikim dokumentesh. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat shumëkatësh me para që kanë si burim aktivitetin kriminal në lagjen “Dobraç”. Vlera e pallatit llogaritet rreth 2 mln euro. Për këtë pallat biznesmeni shkodran nuk ka pasur leje ndërtimi nga organet kompetente. Dyshohet se paratë vinin nga trafiku i drogës. Më 2 shkurt të 2019 Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etje, kryesisht në Dobrac të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”, një zonë kjo që deri para pak javësh ishte jashtë kontrollit policor, por edhe institucioneve vendore.
Edhe kësaj here Gjykata e Shkodrës caktoi ndaj tij masën “arrest shtëpie”, të cilën “Kumbari” e theu më 28 tetor të vitit të shkuar pasi u kap nga Policia në Lushnje. Pllanaj u arrestua duke shkelur kështu urdhërin e togave të zeza.
Sot plot një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. Një ditë më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Mëngjesin e sotëm është aksidentuar në Tiranë, punëtori 41-vjeçar me iniciale Xh.D, teksa po punonte në një objekt që ndërtohet pranë godinës së ...
Gjirokastër- Policia që prej ditës së premte vijon aksionin në Gjiroklastër për kontrollet e makinave të luksit dhe personave në kërkim par urdhërit të dhënë ng...
TIRANË- Publikohet fotoja e parë nga arrestimi i Vladimir Gjutës. Top Channel ka postuar një foto të tij, ku 40-vjeçari duket se ka veshur një xhup ...
SHKODËR- Selaudin Rexha, kushëriri i Mentor Rexhës ka hedhur sot akzua kundër shtetit shqiptar, pasi sipas tij nuk ka reaguar për vdekjen e të afërmit të t...
TIRANË- Nëna e Mentor Rexhës, ka hapur sot dyert e mortit për vdekjen e të birit në burgun francez. Në shtëpinë e tij në Shkodër, miqtë dhe të afërmit kanë...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga arrestimi i Vladimir Gjutës, i cili u kap pranë selisë së PS. Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije ...
Shqipëri-Shumë qytetarë në vend janë janë prekur nga virozat e stinës. Instituti i Shëndetit Publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që janë të prekur me grip të ...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i Vladimir Gjutës pranë selisë së PS. Mësohet se Gjuta është pikasur me armë zjarri teksa qarkullonte rre...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar sot kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit nga Shkodra dhe Kopliku. Bëhet fj...
TIRANË- Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke ndjekur dinamikën e ngjarjes të arrestimit të Vladimir Gjutës përpara selisë së PS ka mundur të ...