LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Po grabisin banesën’/ Arrestohen 3 autorë të 8 vjedhjeve, shpallen në kërkim vëlla e motër në Sukth (EMRAT)

9 Tetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Po grabisin banesën’/ Arrestohen 3 autorë të 8

DURRËS– Grupi kriminal i cili ka kryer 8 grabitje, është mundur të identifikohet nga policia në Durrës. Ishte një telefonatë e një banori ajo që vuri në lëvizje policinë e qytetit bregdetar për të arrestuar tre të rinj dhe për të shpallur në kërkim dy të tjerë. Mbrëmjen e djeshme, një banor në Katund Sukth, telefonoi policinë pasi disa persona po vidhnin në një banesë. Policia mundi që të arrestonte Leonard Prezën, banues në Katund Sukth, i dënuar për armëmbajtje, Albion Kllari banues në lagjen Kodra Shijak i dënuar me parë për vepren penale te vjedhjes, dhe Domeniko Ceni. Në kërkim janë shpallur dhe motër e vëlla, të cilët mundën që të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira.

NJOFTIMI I POLICISË;

Vlerësimi i telefonatës dhe reagimi i shpejtë e profesional i shërbimeve të Policisi, çoi në parandalimin e një vjedhjeje më armë zjarri.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethinat”, u arrestuan në flagrancë 3 nga autorët e dyshuar si dhe u shpallen në kërkim dy të tjerë.
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.
Zbardhen dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup kriminal, që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
4 nga pjestarët e grupit, të dënuar më parë për vjedhje e armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një telefonate të marrë nga një banor në Katund Sukth se disa persona nën kërcënimin e armës po tentonin ti vidhnin banesën, kanë vlerësuar telefonatën dhe falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, në kuadër të operaciont policor të koduar “Rrethinat”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve :
L. P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje;
A. K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje;
D. C., 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.
Si dhe u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:
P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).
Këta shtetas ne bashkepunim me njëri- tjetrin, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri në banesën e shtetasit B.M.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B., në oborrin e banesës i kanë vjedhur motomjetin;
2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;
3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Sh. K.,;
4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur sende të ndryshme;
5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë vjedhur disa telefona celularë;
6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;
7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;
8-Më datë 03.10.2021, në Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.
Vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan per veprime të mëtejshme Prokurorise Prane Gjykates Shkallës Parë Durrës, për veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albion kllari domeniko ceni grabitje në durrës leonard preza albion kllari domeniko ceni grabitje në durrës leonard preza

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet