"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
DURRËS- Elton Maxhaku është 25-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Durrës. I riu u ndalua nga policia në një mjet taksi, të cilën e kishte prenotuar. Arrestimi i të riut u bë pasi shërbimet e Policisë e ndaluannë lagjen nr. 2, Durrës, mjetin me të cilën Maxhaku e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Selekt”. Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës. Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike dhe armës së zjarrit, i cili po qarkullonte me taksi.Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokuroria e Kavajës ka mundur të zbulojë të vërtetën e plagosjes së një 19-vjeçari i cili ndodhet i shtruar në spital, si pasojë e pl...
PËRMET– Një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet P.V., është arrestuar nga policia në Përmet sepse aksidentoi me automjet një kalimtar. Ngja...
TIRANË– Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë. Mësohet se 10 drejtues mjetesh ...
TIRANË-Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Personi me inicialet N...
ITALI- Oficerët e policisë italiane arrestuan një 21-vjeçar shqiptar për shpërndarje droge pranë Parco della Bissuola në Mestre.Sipas mediave italiane, a...
ITALI– Gjatë pasdites së tëë shtunës karabinierët e Njësisë Operative të policisë së Brescias arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, që banonte në per...
TROPOJË– Dy vëllezër, pasi kanë goditur me sende të forta dhe kanë kërcënuar një person në Tropojë janë vënë në pranga. Policia bën të ditur se janë ...
TIRANË– Pas deklaratave të Kozak Braçit, i cili e tregoi rrëmbimin e tij me detaje duke thënë se u mor peng nga 20 persona, ka reaguar së fund...
TIRANË– Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën ...