LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më 15 shkurt pritet shkarkimi i prokurorit Memia’/ Gazetarja Anila Hoxha jep DETAJE për ‘skemat’ e gjyqtares Hoxha: S

11 Shkurt 2021, 20:19 Nga DOSJA
‘Më 15 shkurt pritet shkarkimi i prokurorit Memia’/ Gazetarja

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije detaje të tjera lidhur lidhur me seancën ndaj Saimir Petanit dhe arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, dhe 9 personave të tjerë. Në një lidhje live për emisionin “Open”, Hoxha tha se brenda pak ditësh pritej edhe shkarkimi i prokurorit Bujar Memiaj, i cili dyshohet se nuk e ka kryer detyrën e tij. 

“Do të dilte nga burgu në fillim të muajit prill. Ratësisht hapen edhe dosje të tjera, si rasti i mjekut Edvin Prifti. Mjeku Edvin Prifti përgjohej nga SPAK sepse ishte kontaktuar nga sekretarja Mallkuci, e cila kishte ndryshuar renditjen dhe kishte vendosur gjyqtaren Enkelejda Hoxhën. Mallkuci kërkonte shërbim për nënën e saj dhe i pagoi 2 mijë euro ndërsa kjo dosje është e veçuar. Nga ana tjetër eksperti Shkëlqim Korbi do të hartonte një ekspertim mjeko-ligjor por gjyqtarja Hoxha nuk e ka pritur ekspertimin. Më 15 shkurt, KLP do të kërkojë edhe shkarkimin e prokurorit Bujar Memiaj dhe shihet si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet,”-tha Hoxha.

PJESË NGA FJALA:

Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të dyshuar të tjerë akuzohen nga SPAK për korrupsion. Ata ranë në qarkun e drejtësisë për shkak të hetimeve të nisura në qershor të vitit 2020, pak ditë mbas vrasjws sw Billws dhe pasi ILD kishte nisur hetimet për gjyqtaren e parakohshëm për lirimin e parakohshëm për lirimin e Billës, një ish i dënuar i përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar që fitoi lirinë në Shqipëri. Në hetimet paraprake sipas burimeve të SPAK, rezulton se nisën bisedat e para për lirimin një të burgosuri të quajtur Gazmir Nezaj, nën ndikimin e shtetasit Isuf Tanuzi, i cili njihte avokatin Aldo Tabaku. Negociohet për të liruar këtë shtetas me ndërmjetësimin e Tabakut që kishte njohje të afërt me gjyqtaren e Krujës. Për disa muaj SPAK zhvillon hetime dhe përgjime intensive, por në muajin tetor 2020, gjyqtarja Hoxha e refuzon kërkesën për lirimin e parakoshëm të Gazmir Nezaj, ndërsa ishin bërë diskutime për pagesën e caktuar. Kjo vendimarrje u dha nw tetor. Ndërkohë, tentativa tjetër nis me shtetasin Altin Skëndaj, i cili në përgjimet intensive të SPAK, në një moment me  bashkëpunëtorët e tij shprehet se “ashtu ishte vepruar edhe me të”. Altin Skëndaj komunikon me Aldo Tabakun për lirimin e një shtetasi tjetër të dënuar dhe aktualisht ndodhet tani në burg, Saimir Petanin. Saimir Petani u soll në Shqipëri në majin e 2020, u ekstradua për akuzën e vrasjes. Nisin diskutimet, negociatat për emrat e mësipërm dhe më 2 shkurt, sipas burimeve të sigurta të Top Channel, gjyqtarja ul 6 muaj burg për Petanin, për të cilën ishte negociuar nga një ish i burgosur me ndihmën e avokatit dhe parashikoi që Petani të dilte nga burgu në fillim të muajit prill. Ndwrkohw  hapen dhe dosje të tjera paralelisht persona që kanë rënë në rrjetën e SPAK krejt rastësisht. Mjeku Edvin Prifti përgjohej nga SPAK sepse ishte kontaktuar nga sekretarja Mallkuçi, e cila kishte ndryshuar renditjen për të burgosurin e parë dhe kishte vendosur gjyqtaren Enkelejda Hoxhën. Mallkuçi kërkonte shërbim për ndërhyrje për nënën e saj dhe për këtë shërbim dyshohet se i pagoi 2 mijë euro mjekut në Tiranë ndërsa kjo dosje është e veçuar nga 10 të dyshuarit të tjerë. Pritet që javën që vjen, veç arrestimit të gjyqtares, KLP pritet të mblidhet me urgjencë për një kërkesë tjetër të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që sakaq prej javësh kërkesën me prioritet për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës, e kritikuar, e diskutuar që në janarin e 2020, atëherë kur deklaroi dhe liroi nga burgu një tjetër të dënuar të përjetshëm. Për këtë gjyqtare, ILD ka kërkuar shkarkimin, ndërsa në 15 shkurt, KLP do të shqyrtojë dhe kërkesën për shkarkimin e prokurorit Bujar Memiaj, i cili është prokuror në Prokurorinë e Krujës në shkallën e parë dhe shihet si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet apo ashtu sikurse ILD e konsideron, nuk ka zbatuar drejtësinë e dukshme. Sipas ILD, nuk e ka zbatuar detyrën sa kohë ka heshtur për lirimin e personave të cilët i ka shpallur gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Hetimi është ndarë në tre episode. I pari ka lidhje me aferat korruptive në tentativat për të liruar dy të burgosur, dosja e dytë ka lidhje me aferat korruptive në mjekësi, një hetim rastësor dhe një dosje tjetër, e cila është veçuar dhe vazhdon ende. Për të tjera këto dosje, SPAK ka rënë në gjurmë bazuar në përgjimet që kanë startuar në qershor 2020 dhe bazuar në këto përgjime, më pas dhe me veprime të tjera hetimore, të konsideruara teknika speciale të SPAK, është çuar dhe të gjithë të dyshuarit janë dërguar në qarkun e drejtësisë për vepra që nga korrupsioni, gjithashtu dhe ndikimi i paligjshëm ndaj funksionarëve publik, ashtu si i mjekut në Tiranë nga një sekretare gjyqësore. Ndërmjetësi kryesor në këtë histori korruptive është avokati Aldo Tabaku. Hoxha ka komunikim të drejtpërdrejtë me Tabakun. Ky ka negociuar në të dyja rastet për lirime dhe i fundit është për të dënuarin e ekstraduar nga Italia dhe akuzohej për vrasje dhe i janë ulur 6 muaj nga dënimi. Në një moment, duke diskutuar me familjarët e të burgosurit, Petani u thotë atyre se dhe unë kështu kam vepruar. SPAK ka pritur disa ditë deri ditën e sotme sa të verifikonte se lekët po shkonin në xhepat e gjyqtares. Një dosje tjetër është e mjekut Shkëlqim Korbi, i cili gjatë përgjimeve rezulton se flet në telefon dhe takohet me familjarë të Petanit. Korbit i kërkojnë të bëjë ekspertizë të rreme, në bazë të së cilës gjyqtarja Hoxha do të lironte Petanin. Më vonë, përgjimet thonë se Hoxha nuk e pret ekspertizën e rreme por e shpall vendimin. Ndërsa Korbi vazhdon dhe bie në një grackë tjetër e po diskuton për një të burgosur tjetër në burgun e Burrelit. Në një moment ai vendos ekspertizën në favor të të burgosurit. Nëse kanë vepruar si grup, do të flasë SPAK. Fakti është që Enkelejda Hoxha, e vendosur nën hetim nga ILD është e përfolur për lirime të personave të botës së krimit, të cilët kanë dalë nga qelia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha anila hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje