LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Po shpërndahet në mbi 15 vende”, kush është medikamenti nga Moska që shëron koronavirusin

5 Gusht 2020, 12:33 Nga DOSJA
“Po shpërndahet në mbi 15 vende”, kush është

MEKSIKË– Medikamenti rus kundër Corona-s Avifavir, i cili bazohet në një medikament japonez kundër gripit, tashmë është shitur në 15 vende. Gjermania gjithashtu ka siguruar një rezervë. Sa efektive është substanca aktive?

Kemi pasur mjaft sukses: ky medikament tani po shpërndahet në mbi 15 vende,” tha së fundi në televizionin rus Kirill Dmitriev, kryetari i Fondit Rus për Investime Direkte (RDIF). Ai tha se në fakt, ekzistojnë vetëm dy medikamente antivirale që shpërndahen në një numër të caktuar vendesh: Remdesiviri amerikan dhe Avifaviri rus.

“90 përqind të Remdesivirit i kanë blerë Shtetet e Bashkuara, kështu që ne nuk u habitëm që 15 shtete po blejnë medikamentin tonë,” tha Dmitriev. Ndër blerësit janë shtatë vende në Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut.

Autoritetet ruse miratuan në fund të majit një medikament të quajtur Favipiravir. Ai u zhvillua nga RDIF së bashku me firmën Khimrar nga qyteti rus i Khimki. Formula bazohet në medikamentin japonez kundër gripit, influencës Favipiravir me të njëjtin emër, i cili njihet me emrin tregtar Avigan.

Në Rusi, medikamenti japonez u “modifikua pak”, tha Dmitriev në një takim me Presidentin Vladimir Putin. Dhe në qershor, klinikave ruse iu dha medikamenti i prodhuar në Rusi kundër COVID-19 për herë të parë nën emrin tregtar Avifavir. Në medie ai quhet si “medikamenti shërues rus për virusin e Corona-s”.

Recetë nga Japonia

Favipiravir (Avigan) u miratua në Japoni si medikament kundër gripit në vitin 2014, por me kufizime. Lejohet përdorimi kundër viruseve të reja të gripit (Influenca), por edhe në rastet kur medikamentet e tjera nuk bëjnë më derman, d.m.th. si mjet i fundit.

Sipas raporteve të mediave perëndimore, procesi i licensimit ishte i vështirë dhe zgjati tre vjet – për shkak të shformimeve trupore tek të porsalindurit si efekt anësor. Prandaj, gratë shtatzëna dhe që ushqejnë me gji nuk lejohen të marrin medikamentin.

Favipiravir-i bllokon rritjen e një numri virusesh. Ndër të tjera, ai u përdor kundër virusit Ebola në Afrikë. Mjekët gjithashtu e quajnë atë versionin japonez të Remdesivir-it, medikamentit kundër Ebolas të regjistruar në SHBA, i cili gjithashtu ka rezultate në trajtimin e COVID-19.

Para virusit të Corona-s, Avigani nuk ishte një konkurrencë ndaj medikamenteve të tjera kundër gripit në Japoni. Medikamenti nuk shitej lirisht, por prodhohej vetëm me kërkesëq të qeverisë si rezervë në rast të një pandemie. Që nga shkurti i vitit 2020, ai është përdorur në klinikat japoneze për të trajtuar pacientët me virusin Corona. Sipas mediave japoneze, medikamenti funksionon mirë në rastet e një ecurie të butë të Corona-s. Sidoqoftë, në raste të rënda, thuhet se nuk ka efekt.

Gjermania blen rezerva

Japonia nuk është vendi i vetëm ku Avigani përdoret kundër Coronas. Rreth 40 vende, përfshirë Gjermaninë, e kanë përdorur atë në prova klinike që nga prilli, së bashku me dhjetëra medikamente të tjera premtuese kundër COVID-19.

Me kërkesë të DW, Ministria Federale gjermane e Shëndetësisë informoi se rreth 260.000 tableta Avigan për trajtimin e ecurive të rënda të COVID-19 në rast të një valë të re të Coronas janë blerë dhe shpërndarë në klinika të zgjedhura.

Favipiraviri prodhohet edhe në Kinë dhe është përdorur në prova klinike kundër virusit Corona. Virologu gjerman Christian Drosten nga Klinika Charite e Berlinit theksoi se pacientëve atje u ishte dhënë “një përqendrim shumë i madh i substancës”. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi për efekte anësore, që kanë të bëjnë me një problem akut të veshkave. Përdorimi afatgjatë është pra i diskutueshëm.

Optimistë të matur

Favipiraviri është premtues kundër COVID-19 dhe i krahasueshëm me Remdesivir, thotë Helmut Hahn, kryetari i forumit gjermano-rus Koch-Meçnikov. “është gjë e mirë që medikamenti ekziston, por nuk ka asnjë provë zyrtare të efektivitetit të tij sipas kritereve tona,” theksoi ai.

Sipas Hahn, një medikament me një substancë kaq aktive ende nuk mund të përdoret plotësisht në Gjermani, sepse ende nuk ka të dhëna të gjera kërkimore. “Që Rusia po e përdor tashmë këtë medikament për të trajtuar një numër të madh pacientësh, është e kuptueshme,” tha Hahn.

Ai e lidh këtë me përmasat e mëdha të problemit Corona në Rusi dhe me masat që janë të nevojshme. Për më tepër, “kontrollet dhe rregulloret nuk janë aq të rrepta” në Rusi si në Gjermani. Kjo vlen si për studimet klinike ashtu edhe për miratimin e produkteve mjekësore. “Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se njëri është më i mirë se tjetri,” tha Hahn.

Gerd Glaeske nga Universiteti i Bremenit e konsideron Favipiravir-in “një mundësi të krahasueshme me Remdesivirin që të paktën mund ta lehtësojë rrjedhën e sëmundjes”. Përsa i përket modifikimit të ri rus, Glaeske këshillon t’i kushtohet vëmendje letrës shoqëruese të medikamentit.

Në licensimin e Favipiravirit (Avifavir) nga Ministria Ruse e Shëndetësisë flitet për një “preparat me veprimtari të drejtpërdrejtë antivirale”. Faqja në internet e Regjistrit Shtetëror të Medikamenteve përdor termin e përgjithshëm “agjent antiviral”, i cili lejohet të përdoret vetëm në spitale. Ai i nënshtrohet regjistrimit dhe dokumentimit. Për më tepër, duhet të paraqitet një “raport i një studimi klinik të kryer” në kuadër të trajtimit të COVID-19.

Marrë nga:DW

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete medikamenti kunder virusit meksike medikamenti kunder virusit meksike

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 5 Gusht 2020, 06:17

Memoria.al publikon historinë e rrallë dhe të panjohur të Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëll...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj