Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Policët që na shtynë i falim për sonte”, banori i “5 majit”: Duhet revolucion, jo protestë
12 Shkurt 2022, 16:57Nga DOSJA
TIRANË – Njëri prej banorëve të “5 majit” iu drejtua sot forcave të rendit në rrugën e Medresësë që të mos i shtynin dhe t’i bindeshin kryeministrit Edi Rama. Me megafon në dorë, ai tha se i ka falur efektivët e rendit për sjelljen e ashpër pasi shtynë me forcë një grup protestuesisht dhe rrëzuan një grua. Banori u bëri thirrje policëve që të mos i pengojnë qytetarët të protestojnë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po shpopullon Shqipërinë për të nënshtruar sa më shumë qytetarët. Sipas tij, ka ardhur koha jo për të protestuar, por për të realizuar revolucion në Shqipëri.
“U lutem, policëve të thjeshtë dhe ata që na shtynë. Ua falim për sonte, ju faltë zoti, por na lini rehat. U kemi thënë 1 milionë herë. ça do bëni kur tju prishin shtëpinë, t’ju dalë nëna, babai dhe fëmija? Pse vini na shtyni, pse i hidhni njerëzit tokë? Jemi njerëzit tuaj, komshinjtë tuaj. Pse e dëgjoni Ramën është serb, po na shet ne shqitparëve. Nuk po flas vetëm nga halli. Atë e ka mësuar Erdogani, shpopullo popullin, që të ikin të gjithë jashtë shtetit. Ne nuk kemi për të ikur. Do jemi deri vdekje kundër teje, se s’ke parë ndonjë opozitë në botë që nuk përkrah shqiptarët. Jo protestë, por bëhet revolucion. Shikoni në Francë, Belgjikë, edhe policia iu bashkua”, deklaroi njëri prej protestuesve sot në Medrese.
TIRANË- Banorët e zonës së 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë sërish më protestë pasditën e sotme. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën 5 Maj...
TIRANË- Banorët e zonës së 5 majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë deklaruar se shteti nuk u ka dhënë zgjidhje për prishjen e banesave. Gjatë protestës së so...
TIRANË – 3 viktima dhe 457 raste të reja pozitive me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë përditësoi shi...
TIRANË- Një person është arrestuar pasditën e sotme në protestën e banorëve të 5 majit. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet disa efektivë policie, t...
FIER- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 31-vjeçar me iniciale E.N, ka rënë në pranga pasi ...
MIRDITË – Përkeqësimi i motit ka shkaktuar probleme në zonat e thella malore të Mirditës. Fshatrat Fushë Lugje, Lajthiz dhe Nën Shejt janë të bllokua...