Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin “Parateria” dhe janë arrestuar 3 persona. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Më tej mësohet se këta shtetas kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë transmetimin e sinjaleve televizive.
NJOFTIMI I PLOTË
Finalizohet operacioni “Pirateria”. Operacioni për goditjen e rasteve të piraterisë së të drejtave televizive. Vihen në pranga 3 shtetas. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune operative dhe hetimore, finalizoi operacionin e koduar “Pirateria”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme. Ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë transmetimin e sinjaleve televizive. Pagesat ndaj këtyre shtetasve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.
Në cilësinë e provës u sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve E. D., J. S. dhe T. K., për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Korçë-Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident pranë unazës së qytetit në Korçë. Dosja.al mëson se një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila...
Durrës- Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni. Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edh...
Kavajë- Zbardhen detaje të reja nga operacioni Zhuri në Kavajë, ku u arrestuan 8 persona. Mësohet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesm...
Kavajë– Zbardhen emrat e dy biznesmenëve të arrestar në Rrogozhinë, të cilët akuzohen për shfrytëzim prositucioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 2 pronarët ...
Krujë-Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 26 persona kanë bërë testin, por...
KAVAJE- Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, pronarë të hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”, janë arrestuar pasi akuzohen nga autorit...
Shqipëri- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në Shkodër, Kukës dhe Dibër. Ndërkohë në vendet bregdetare temperaturat do të shkojnë deri në 23 gradë, ndërsa në...
Librazhd- Aksident i rëndë në Librazhd. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga në fshatin Dritaj dhe dhe si pasojë k...
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjed...
Tiranë- Arkitekti Besnik Aliaj në vazhdën e shembjeve denoncon në një postim në Facebook se gjatë periudhës së karantinës është shembur një tjetër vilë neoklasi...