Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
FOTO/ Policia britanike publikon emrat: Këta janë gjashtë shqiptarët më të kërkuar
9 Tetor 2021, 17:50Nga DOSJA
ANGLI– Emrat e një grupi personash të shumëkërkuar janë publikuar së fundmi nga policia angleze dhe mes tyre janë edhe gjashtë shqiptarë. Renato Shehuështë i pari në listë. Ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në vitin 2017, pasi grabiti me armë një shtëpi në jug të Anglisë. Shehu u la i lirë me kusht, por nuk u paraqit në seancën e gjykimit për grabitje dhe shitje kokaine.
Androen Lafetaj, bashkëpunëtor i Shehut në grabitjen e banesës. Kjo banesë dyshohet se përdorej për për të kultivuar kanabis. Lafetaj u dënua në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë akuzohet edhe për posedim kokaine. Eglant Lleshi,një tjetër i ri në kërkim, akuzohet për tentativën e një dëmtimi të rëndë fizik në Blue Bell Hill.
Personi i katërt është Shpëtim Rexhepi, i cili është shpallur në kërkim për shkak të thyerjes së lirisë me kusht. Fasli Gjajxha, vjen më pas, i cili akuzohet për krime në lidhje me emigracionin e paligjshëm. I fundit, Sidorel Deshkaj, lënë i lirë nga burgu me kusht, ka thyer rregullat dhe kërkohet për të vuajtur dënimin.
LIBRAZHD– Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një askidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka n...
BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat ku një makinë e tipit Hunday, me katër persona brenda është përplasur me një furgon mallrash...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Sipas Ministria e Shëndetësisë, viktima më e re është ...
SHKODËR- Një grup kriminal, i cili merrej me kultivim të lëndëve narkotike në Shkodër është shkatërruar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës. Mësohet se në...
TIRANË– Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë fundjavë kompaninë fituese të tenderit më shumë se 140 milionë eurosh që do të zbatojë këtë p...
TIRANË– Trupa policore shqiptaro-amerikane ka dhuruar një shumë parash për familjen Hoxha, e cila humbi djalin e saj vetëm pak javë më parë, nënkomis...