LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia dhe Prokuroria e Tiranës në “hall të madh” pas një ngjarje të pazakontë: Hetojnë për vjedhjen e një hurme

28 Korrik 2020, 16:41 Nga DOSJA
Policia dhe Prokuroria e Tiranës në “hall të madh”

TIRANË- “Një person i paidentifikuar, pasi u afrua tek tenda e dyqanit, me anë të një sendi në dukje çakmak, e dogji tendën. Hapi një vrimë të vogël përmes djegies dhe më pas aty futi dorën, mori një hurmë dhe iku”. Ky kallëzim i dorëzuar në fund të vitit 2019 pranë komisariatit numër 4, i ka futur në hall policinë e më pas prokurorinë të cilat ia përcjellin dosjen për t’u zbardhur njëra-tjetrës. Qytetari që kërkon zbardhje të ngjarjes quhet A. H. dhe kërkon hajdutin që i vodhi një hurmë në dyqanin që ai ka marrë me qira dhe që gjendet sipas burimeve të gazetës “Si” në Rrugën e Dibrës. Policia ka mbajtur shënim të gjithë rrëfimin e shitësit që tregon se ka dy vjet që e ka hapur dyqanin dhe se në fund të 2019-s kur, si përditë, shkoi për të shitur fruta perime, pa që tenda ishte në formën e një vrime e djegur. “Hapa kamerën e sigurisë dhe aty vërejta një person të paidentifikuar që djeg tendën sa për të futur dorën dhe nga stiva e fruta-perimeve rrëmbeu një hurmë dhe u largua”, tregon shitësi. Ndonëse qytetari i vendosi në dispozicion filmimet e kamerës së sigurisë dhe megjithëse një kokërr hurmë nuk është ndonjë dëm i konsiderueshëm, oficerët kanë kryer një sërë veprimesh dhe ping pongu që po ndodh mes policisë dhe prokurorisë merr më pas formën e një historie për të qeshur. Madje për t’u gajasur! Oficeri shkruan në dosjen që gazeta “Si” disponon: “Nxora procesverbalin për këqyrjen e kamerave të sigurisë në Rrugën e Dibrës, por të dhënat që u administruan janë pa interes për hetimin”. Ky rezultat i delegohet më pas prokurorit të çështjes Valentin Preci, të cilit i tregohet se u mor procesverbali për këqyrjen e kamerave. Oficeri justifikon veprimet që kreu më pas për një kokërr hurmë ku ka përfshirë edhe një oficer tjetër. “Nga kontaktet e vazhdueshme të mbajtura me oficerin e policisë gjyqësore, me gjithë veprimet e kryera nga ky i fundit në terren dhe në rrugë operative nuk është arritur që të mblidhen të dhëna të vlefshme për identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje”.

Sapo prokurorit i ka mbërritur ky rezultat, ai nga ana e tij urdhëron pezullimin e hetimeve që nuk është pushim hetimesh dhe ka kthyer dosjen për veprime të mëtejshme pranë policisë së Tiranës.

A po vidhet për t’u ushqyer në Tiranë?

Kur Amine Amine përfundoi në burg, gjykata ngriti zërin dhe kërkoi llogari se si mund të përfundonte një qytetar që pretendon se vodhi nga uria në qeli. Por prokurori shtoi nga ana e tij se emigranti kishte vjedhur edhe “produkte luksi”, pasi sipas tij i pandehuri shfaqet në kamerat e sigurisë duke hapur një frigorifer e duke marrë prej andej kanoçe birre. Por ky debat që po diskutohet rëndom në gjykatë, pas shumë rasteve kryesisht në zonën e Kamzës për qytetarë që marrin ushqime nga dyqanet apo siç është edhe rasti i një 73-vjeçari që u referua duke futur një pako djathë në rroba, merr përgjigje me njoftimin më të fundit të policisë.

Një 26-vjeçar u ndalua me iniciativë, pasi shfaqet duke vjedhur në rrugën “Artan Lenja” disa produkte ushqimore. Në njoftimin zyrtar shtohet:

“Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera. Konkretisht më datën 19 korrik në rrugën “Sulejman Delvina” në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore në vlerën 20 mijë lekë dhe në datë 20 korrik ka vjedhur në një market produkte të ndryshme ushqimore me vlerë 12 mijë lekë”.

Por policia shpjegon se kodi është i qartë, në rastet kur vetë denoncuesit i kapin hajdutët në flagrancë dhe madje kryejnë edhe denoncime, dalja para përgjegjësisë është e pashmangshme.

Me armë në supermarket?

Një referim i policisë tregon pikërisht këtë gjë. Ngjarja ndodhi pak përpara se të mbyllej kasa në një supermarket në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Shitësja shpjegon për policinë “ishte ora 21.07, isha në punë. Në supermarket u fut një person, i cili nxori një armë nga brezi dhe e mbushi. Vajti te kasa, e provoi për ta hapur por kasa ishte e mbyllur. Bërtiti “shpejt lekët!”. Pastaj u largua pa kryer asnjë veprim tjetër”.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hetimi per nje hurme policia tirane hetimi per nje hurme policia tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet