Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Policia e Kosovës shpall në kërkim 5 persona të tjerë, shkon në 10 numri total
13 Tetor 2021, 13:43Nga DOSJA
KOSOVË– Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe pesë persona tjerë, lidhur me operacionin e realizuar në Prishtinë, Pejë, në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut duke e çuar kështu numrin e personave të kërkuar nga policia për kontrabandë në 10.
“Edhe pas arrestimit të tetë personave të dyshuar, kanë vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave. Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim”, njofton policia.
Ajo gjithashtu bën thirrje për këdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të informojë policinë dhe informon se po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kontrabandë.
Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e personave të kërkuar më lartë, policia apelon të lajmërohen në numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, “të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Më poshtë mund t’i shihni edhe pesë personat e parë të shpallur në kërkim nga policia.
SERBI– Një shtetas serb i identifikuar si Srecko Sofronijevic, i cili u qëllua gjatë inkursionit të mëngjesit të sotëm nga njësitë speciale të Policisë së...
KOSOVË– Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas incidenteve të sotme në pjesën veriore të Kosovës pas goditjes së polici...
Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të përqindjeve brenda n...
KOSOVË– Efektivë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë janë lënduar gjatë aksionit kundër mallrave kontrabandë që po zhvillohet në disa qytete të vendi...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me tensionet që Veri të Mitrovicës mes serbëve dhe Policisë. Me anë të një reagimi zyrt...
KOSOVË– Qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte efektivët e Policisë së Kosovës teksa këta të fundit po kontrollonin bizneset e tyre për mallra kontr...
KOSOVË– Tashmë nuk ka më dyshime! Deri më tani kishte pamje ku dëgjoheshin të shtënat në ajër ndaj Policisë së Kosovës, por tani ka foto. Mediat vend...
KORE E VERIUT- Një video ku shihen ushtarë të Koresë së Veriut të shtrirë në një stol, mbi të cilët vendosen blloqe të rënda vetëm për ty thyer më pas më &ccedi...
KOSOVË – Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka drejtuar një kërkesë ditën e sotme Ministres së Shëndetësisë së Kosovës ku i kërkon heqjen e kufizimi...