All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Shpërndarje droge, dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 15 persona në Tiranë, procedohen 3 të tjerë

3 Qershor 2020, 14:06 Nga DOSJA
Shpërndarje droge, dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 15
All - Paragraf - 1

TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga 15 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar edhe tre persona të tjerë. Këta shtetas akuzohen për vepra të ndryshme penale, si shpërndarja e lëndëve narkotike, kundërshtim i punonjësit të policisë, dhunim i faturuesit të OSHEE, dhunë në familje dhe vjedhje.

Njoftimi i policisë

Tiranë Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 15 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. G., 42 vjeç, i cili është kapur në flagrancë duke i dhënë një sasi lënde narkotike të dyshuar heroinë, shtetasit J. Gj. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G. u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi J. Gj. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, i shtetasit E. C., 30 vjeç, si edhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 23 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, për arsye verifikimi. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Gj., si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur R. Gj., 17 vjeç, pasi në zonën e Institutit Bujqësor, kanë goditur për shkak të detyrës faturuesin e OSHEE-së dhe i kanë thyer atij aparatin matës. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 39 vjeç, pasi, për motive të dobëta dhe në prezencë të dy fëmijëve të mitur, ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 37 vjeç, sepse në rrugën ”Ramazan Gaxherri”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. mSpecialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: m-F. L., 22 vjeç, A. D., 33 vjeç, A. K., 21 vjeç dhe V. C., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; m-D. D., 33 vjeç, E. M., 26 vjeç, R. I., 65 vjeç, P. K., 58 vjeç dhe T. T., 32 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi E. O., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë“. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje policia e tiranes shpërndarje narkotikësh dhune ne familje policia e tiranes shpërndarje narkotikësh

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Qershor 2020, 12:11

MAT– Gërryerja e lumenjeve vazhdon çdo ditë dhe më shumë, ndërsa institucionet heshtin përballë këtij fenomeni abuziv me masakrën që po i bëhet lumit të ...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd