LIVE UPDATES
Editorial

VIDEO/ Policia gjermane i dhuron 14 automjete dhe 3 sete Smartdec homologëve shqiptarë, ambasadori Zingraf: Lufta kundër krim

22 Shtator 2021, 11:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia gjermane i dhuron 14 automjete dhe 3 sete Smartdec

TIRANË- Policia gjermane i ka dhuruar policisë shqiptare  14 automjete si dhe 3 Smartdec. Dhurimet janë bërë me prani të ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ambasadori Zingraf në fjalën e tij është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar është një nga pikat më të forta të bashkëpunimit mes dy vendeve.


“Lufta kundër krimit të organizuar është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit mes vendeve tona. Dhurimi i këtyre pajisjeve për Policinë Kufitare të shtetit shqiptar, gjithashtu dhe për Policinë Kriminale është një shenjë e fortë bashkëpunimi për të luftuar mbi të gjitha migracionin e paligjshëm, por dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këto automjete që po dhurohen do të ndihmojnë më tej për të përballuar sfidat që ka Policia Kufitare dhe gjithashtu për të përforcuar akoma më tej flotën e automjeteve të Policisë së Shtetit,” tha ai.

Ndërkohë që në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është shprehur se mbështetja e policisë gjermane ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës së policisë shqiptare.

Fjala e plotë e Ardi Veliut:

I nderuar zoti ambasador Zingraf, Të nderuar pjesëmarrës, Është e disata herë që zhvillojmë ceremoni për donacione, ndaj me lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që qeveria gjermane, nëpërmjet ambasadës në Tiranë, Policisë Federale dhe agjencive ligjzbatuese gjermane, i ka dhënë dhe po i japin Policisë së Shtetit.

Donacionet e dhëna më parë dhe ky i sotmi janë shumë të rëndësishëm për ne, janë vlerë e shtuar në punën tonë, pasi shërbejnë në rritjen e efikasitetit të punës dhe rezultateve të Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare. 14 automjete dhe tre sete Smartdec, me vlerë totale 305 mijë euro janë një ndihmë e konsiderueshme për punonjësit e Policisë Kufitare, pasi shërbejnë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

Rinovimi i flotës së Policisë së Shtetit, me automjete të reja dhe cilësore, siguron një lëvizshmëri të shpejtë, efikase dhe njëherazi përmirëson kushtet e punës dhe të shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese gjermane është shtrirë në fusha të ndryshme si trajnime, asistencë teknike, mjete transporti, pajisje e materiale të ndryshme për Policinë Kriminale dhe forcat speciale etj.

Me këtë rast vlen të rendis disa fakte:

Për periudhën 2017-2021 janë bërë donacione të ndryshme që e kalojnë vlerën e 350 milionë lekëve të reja, të destinuara në:

-Dhurimin e 102 automjeteve, nga të cilat 21 mjete për strukturat e Drejtorisë Qendrore Hetimore dhe 81 automjete për strukturat e Policisë Kufitare;

-Kompletimin e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore dhe strukturave të Policisë Kufitare, me pajisje për kryerjen e operacioneve speciale dhe kontrollin e kufirit;

-Pajisje për Njësinë e Antieksplozivit,

-Njësinë e Snajperëve

-Njësinë e Vëzhgimit

dhe për Repartin Special “RENEA”;

-Dhurimin e një mini-laboratori modern, Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

-Trajnime të ndryshme me tematikë taktike dhe operacionale si: zgjidhje situatash pengmarrje, ndjekjen/survejimin e alternuar dhe arrestimin në zona rurale dhe interurbane të personave në kërkim etj.

-Policia Federale gjermane është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në Operacionin Western Balkanas 2019-2020, të FRONTEX në vendin tonë;

Aktualisht, ekspertë gjermanë, të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me ekspertet e Policisë shqiptare dhe janë në fazën e fillimit të trajnimit të forcave speciale.

Bashkëpunimi me Policinë Federale gjermane ka qenë shumë i suksesshëm edhe në shkëmbimin e informacionit për verifikimet e identitetit të shtetasve të ndryshëm dhe ripranimin e menjëhershëm të shtetasve shqiptarë, që kapen nga autoritetet gjermane, duke përdorur dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Kontributi dhe angazhimi i Oficerit Ndërlidhës të Policisë Federale gjermane për forcimin e marrëdhënieve mes dy policive dhe në sigurimin e mbështetjes logjistike që i është ofruar Policisë Kufitare, ka qenë mjaft i madh.

Të gjitha këto që përmenda më lart tregojnë më së miri për mbështetjen e madhe që Policia e Shtetit ka nga partnerët strategjik, siç është Policia gjermane.

Mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin e fituar nga partnerët, Policia e Shtetit e ka shfrytëzuar dhe përdorur në interes të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe të rezultateve në luftën kundër paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Duke përfunduar, siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është më profesionale, qartësisht e orientuar, e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për ta, si dhe të garantoj partnerët tanë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për vendosmërinë tonë në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ju faleminderit!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial ardi veliu gjermania i dhuron shqiperise 14 automjete policie peter zingraf ardi veliu gjermania i dhuron shqiperise 14 automjete policie peter zingraf


Sondazh

Poll
Editorial 17 Shtator 2021, 12:16

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Be...

Editorial 15 Shtator 2021, 10:04

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për B...

Editorial 13 Shtator 2021, 13:01

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjtën në mbrëmje...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj