LIVE UPDATES
Editorial

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

15 Shtator 2021, 10:04 Nga DOSJA
DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për Bashkimin Europian. “Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë gjithmonë parasysh, se ‘ka një interes absolutisht strategjik’ për ne, që këto vende të pranohen në BE’, tha Merkel në Beograd. […]Me këtë pa e përmendur me emër Merkel u pozicionua mbi rritjen e influencës ekonomike dhe politike të Kinës në rajon.” FAZ i kushton vëmendje edhe gati paralizimit të procesit të anëtarësimeve në BE pas anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013. “Bëhet fjalë për gatishmërinë e BE për pranimin e anëtarëve të rinj.” Merkel foli për “një shqetësim për aftësinë institucionale funksionuese”. Kësaj i shtohet në rastin e Beogradit edhe konflikti i pazgjidhur për statusin e Kosovës, shkruan FAZ. “E pyetur për këtë, nëse Serbia duhet të njohë Kosovën, nëse do të bëhet anëtare e BE, Merkel tha, se ‘disa çështje zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë që Kosova nuk është njohur nga disa vende të BE. Dhe nuk ka kuptim të flasësh për problemin e fundit, pa zgjidhur më parë probleme të tjera.” FAZ nënvizon, se Merkel mori si shembull Gjermaninë, se sa kohë zgjati, derisa me marrëveshjen Dy plus Katër në vitin 199 “u krijua qartësi.

Kurse gazeta “Rheinische Post” nën titullin “Bilanc zhgënjyes në Ballkan” shkruan, se që në vitin 2005 për herë të parë si kancelare gjatë udhëtimit në Ballkan Merkel bëri të ditur, se sa të nevojshmë janë për rajonin perspektivat e reja pas luftërave të përgjakshme. Por ende sot perspektiva e anëtarësimit është e ngadaltë dhe aktorë të tjerë të fuqishëm duan të zënë vend në këtë krah të hapur të Europës. “Kjo e dobëson Europën. por në fund të kohës së saj si kancelare, Merkel vetëm mund të apelojë tek BE dhe të sigurojë, se Ballkani edhe për pasuesin e saj do të jetë një çështje zemre. Kjo është shumë pak dhe kështu vizita e saj, megjithë vlerësimin e madh të partnerëve në bisedime për angazhimin e saj, të sjell parandjenjën, se pas epokës së Merkelit problemet dhe konfliktet mund të ashpërsohen.”

Gazeta Neue Zürcher Zeitung në artikullin e saj “Pak vëmendje për Ballkanin”, shkruan se Ballkani Perëndimor, siç quhen të gjashtë vendet aspirante për anëtarësim në BE nuk ka qenë asnjëherë prioritet i politikës së jashtme të kancelares. “Por as e painteresuar Merkel nuk ka qenë. Madje edhe në pikun e krizës greke të borxheve në vitin 2015, Merkel gjeti kohë të shkojë në Beograd, Sarajevë, dhe Tiranë.” Zyrtarisht Berlini e mbështet qëllimin e largët të zgjerimit të BE, shkruan NZZ, por jetësimi i tij për një kohë të pacaktuar do të mbetet një iluzion. Për Merkelin ka qenë i rëndësishëm stabiliteti, pas luftërave të përgjakshme në rajon, dhe kjo është arritur në masë të madhe. “Por çështjet e mëdha mbetën të pazgjidhura. Bisedimet e drejtuara nga BE mes Kosovës dhe Serbisë lëvizin ngadalë pa asnjë rezultat. Diku tjetër vihet re regres. Në Bosnje së fundmi dhe në Malin e Zi dallimet etnike përdoren për lojëra të mëdha politike.” NZZ vëren se Merkel u fokusua tek kontaktet private. “Për shkak të kontradiktës shqiptaro-serbe u respektuan Rama dhe Vuçiqi, pavarësisht tendencave autoritare të të dy politikanëve.” Artikulli i kushton vëmendje edhe kritikave që ka pasur ndaj kancelares në Ballkan, sidomos nga opozita serbe. “Politika e Merkelit në Ballkan qëndron për një koncept që në rajon me përçmim përcaktohet si ‘stabilokraci.’”

Kurse gazeta gjermane tageszeitung nën titullin “Një lamtumirë melankolike drejt së panjohurës” pyet, nëse perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas largimit të Merkelit do të hiqet nga vëmendja. Me ndjenja të përziera e shohin qytetarët në vendet e Ballkanit fundin e epokës së Merkelit, sepse ajo u pa në këto vite si një spirancë e shpresës dhe stabilitetit. “Se çfarë do të vijë pas saj është e paqartë, prandaj kjo e rrit pasigurinë. taz shkruan, se atmosfera në popullsinë e këtyre vendeve është e përcaktuar nga simpatia dhe respekti për Merkelin, megjithë kritikat. “Imazhi i saj pozitiv lidhet edhe me atë që Merkel nuk hoqi dorë asnjëherë nga perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, edhe pse nuk ia doli që në këtë pikë të arrinte suksese.” taz shkruan se “në kujtesë do të mbetet se Merkel me Jo-në e saj të politikës së presidentit Trump që propozoi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2019 e përcaktoi qartë paprekshmërinë e kufijve në Ballkan. Ky pozicion tanimë është pranuar në BE.”

Marre nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial angela merkel ne tirane turi i angela merkel angela merkel ne tirane turi i angela merkel

Sondazh

Poll
Editorial 13 Shtator 2021, 13:01

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjtën në mbrëmje...

Editorial 10 Shtator 2021, 11:14

Berisha ka aleat gjysmën e Lulzim Bashës

Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait po...

Editorial 8 Shtator 2021, 08:04

I gjithë pushteti në duart e talebanëve

AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...

Editorial 2 Shtator 2021, 14:27

Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...

Editorial 2 Shtator 2021, 10:15

Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet