Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait politik, tregoi se vendimet i merr përtej bindjeve të tij, se presioni apo dëshira për pushtet prevalon ndaj qëndrimeve mbi atë që beson.
Nëse Basha do të besonte se largimi i Berishës është domosdoshmëri për vendin, se ndarja e liderit historik me partinë duhet të ndodhë sot, se mandati politik ka një fund dhe përgjegjësia e një politikani përcaktohet nga vota dhe kredoja morale, më parë se nga proceset gjyqësore, largimi i Berishës do të shënonte një epokë të re, një ndryshim të madh në Partinë Demokratike.
Një betejë mes të resë dhe të vjetrës, mes të shkuarës dhe të ardhmes, sicc po mundohen ta thonë njëzëri, Edi Rama dhe ambasada amerikane.
Por jo Basha. Ai e mendon se Berisha është edhe e tashmja, është e kundërta e gogolit që vizaton Rama dhe SHBA, është krenaria e PD-së që po spostohet sa të sqarohemi më amerikanët.
Kjo mënyrë e largimit ndryshon vetëm marrëdhëniet mes Bashës dhe SHBA, asgjë tjetër. Sepse ato për të cilat ka qëndruar Berisha dhe ka miratuar, pa qëndrim të fortë Partia Demokratike, mbeten aty.
Reforma në Drejtësi, që SHBA e ka prioritetin kryesor, për Partinë Demokratike ka dështuar. A ndryshon ky qëndrim me largimin e Berishës?
Iniciativa e Novi Sadit është një akt kundër interesave shqiptare për Berishën dhe PD. A ndryshon ky qëndrim pas largimit të Berishës? Zgjedhjet e 25 prillit ishin masakër elektorale dhe nuk mund të njihen. A ndryshon ky qëndrim tani?
Mbi këto qëndrime, mbi këto parime dhe bindje ka premtuar se do të ngrejë një Platformë opozitare Partia Demokratike. Këto qëndrime janë edhe arsyet e përplasjes me SHBA, Sali Berisha ishte aktori i vjetëruar që nuk mund të luante më rolin e përsëritur. Me shitjen e Berishës, a do t’i ndryshojë edhe qëndrimet? Këtë duhet të sqaronte Basha dje, pasi ta sqarojë me veten, rrugën që ka vendosur të ndjekë.
Që kur u tërhoq nga bllokimi i zgjedhjeve lokale dhe pastaj nga protestat, që të ulej me PS për reformën zgjedhore dhe të ulte kokën kur Rama prishte marrëveshjen e 5 qershorit, u kuptua që Basha kishte peshuar më shumë marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët se sa mbështetjen e shoqërisë, për votën e lirë dhe clirimin e pushteteve dhe ekonomisë, si parime ku bashkoheshin. I la me besimin se i duhej vetëm miratimi ndërkombëtar për tu bërë kryeministër.
Pas 25 prillit, kur u pa që kishte ecur qorrazi në një marrëdhënie që nuk do të ishte në favor të tij, kishte mundësinë e fundit që t’i kthehej aleancës me publikun, mbi të njëjtat parime. Të shfrytëzonte dëshpërimin e publikut përballë instalimit të një pushteti absolut, për të rifituar aleancën e vetme që mund ta sjellë në pushtet.
Në vend të kësaj, zgjodhi të bëjë dhe një hap tjetër distancues, jo sepse besonte se i duhet vendit, por sepse beson që i duhet atij për tu bërë Kryeministër.
Dhe mbështetja e SHBA erdhi menjëherë pas përjashtimit të Berishës, me premtimin që do punojnë më ngushtë me PD. Tani rrugën e ka të hapur për të ardhur në pushtet, i duhen vetëm votat.
I duhen vetëm që votuesit e PD të mos i shkojnë mbrapa Berishës, që votuesit opozitarë jashtë PD-së ta besojnë se nuk del kundër bindjeve të tij për interesin e momentit, që të lëkundurit të besojnë se ai është i palëkundur në atë që premton.
I duhet një elektorat që të besojë se Basha është i kundërti i atij që u shfaq dje, kur pasi tregoi se është i bindur për pafajësinë politike të Berishës, e përjashtoi për konjukturë.
Nëse këtë elektorat nuk e gjen dot, është gjithmonë një mundësi tjetër, që Edi Rama dhe ndërkombëtarët e pushtetshëm të bien dakord që ta bëjnë Kryeministër pa zgjedhje. Pa patur nevojë për besimin popullor. Në fund të fundit shoqëria ka katër vjet kohë për të gjetur një opozitë./Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shumica e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen...
Nga Meri LikaNë datën 1 shtator, fiskalizimi ka filluar plotësisht si proces. Problematikat që janë duke hasur bizneset por edhe operatorët e aplikacioneve, jan...
Debati për zgjedhjet e 25 prillit u shua që në fillim të majit. Vendimi i Bashës për të shpallur zgjedhjet për Kryetar dhe më pas shpallja non grata e Berishës ...
AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...
Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...
TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...
Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...
Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...
Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...
Nga Svetlana Tikhanovskaya, The New York TimesMë shumë se 1 vit më parë, në 9 gusht 2020, unë garova në zgjedhjet presidenciale kundër Aleksandër Lukashenko. Di...