LIVE UPDATES
Editorial

I vështirë fiskalizimi por më i vështirë qenka çfiskalizimi

9 Shtator 2021, 07:45 Nga DOSJA

Nga Meri Lika

Në datën 1 shtator, fiskalizimi ka filluar plotësisht si proces. Problematikat që janë duke hasur bizneset por edhe operatorët e aplikacioneve, janë të shumta. Mund të përmendim që nga mosfunksionimi si duhet i portalit të fiskalizimit e deri tek daljet e faturave nga dy –tre herë në sistem.

Por sot nuk do të flas për këto probleme, sot do të flas për kalvarin e çfiskalizimit. Për çfarë e kam fjalën? Bizneset, të cilat hynë në procesin e fiskalizimit në datën 01 shtator 2021, kanë pasur në pronësi dhe përdorim të tyre, kasat fiskale. Shumë prej këtyre kasave nuk janë të përdorshme në procesin e ri të fiskalizimit dhe bizneset në bazë të ligjit janë të detyruara t’i çrregjistrojnë.

Në një vend normal, ku shteti punon për individin dhe biznesin, kjo procedurë do të ishte përfshirë në legjislacionin e ri të fiskalizimit duke i çfiskalizuar ato në mënyrë automatike nga administrata tatimore. Por jo, duke qenë se ne nuk jemi një vend normal ku shteti nuk i shërben qytetarit, atëherë është qytetari i cili duhet të shkojë poshtë e lartë, të bëj letra e letra pa fund dhe madje të përballet me punonjësit e paaftë dhe arrogantë të administratës.

Një rast i tillë më ndodhi këto ditë. Njëri prej klientëve të mi duhet të çfiskalizonte kasën që nuk i përshtatej procesit të ri të fiskalizimit. Pasi kryejmë procedurën e nisim me postë, ndërkohë e ngarkojmë kërkesën edhe në sistemin tatimor (në sistem subjekti ka 2 vjet që nuk i përpunohet asnjë kërkesë) dhe po prisnim që të mernim konfirmim për procesin, vjen një e-mail (iu drejtohej rreth pesëdhjetë biznesve), nga një punonjës i administratës tatimore, me tekstin:

Pershendetje,

Ne lidhje me kerkesen tuaj me me lende kerkese per cfiskalizim te paisjes fiskale , ju beje me dije se kerkesa juaj nuk mund te aprovohet per shkak te mungeses se dokumentacionve bashkangjitur,

Ju lutemi  ribeni  kerkesen duke bashkangjitur te gjitha dokumentacionet e nevojshme qe duhen per c’fiskalizimin e paisjeve fiskale te cilat jane:

-Formualr 03

-Konfirmimi i certifikates elektronike (fotokopje)

-Fatura e tvsh-s qe verteton qe keni kryer pagesen per softin e ri.

Te gjitha keto dorezojnini prane kutis tone postare ne Drejtorin Rajonale Tatimore Tirane , adresa ish fusha aviacionit,rruga ”Andrea Kushi ”.

Faleminderit,

Në pamje të parë ky e-mail nuk ka asgjë të keqe madje për ata që nuk e njohin ligjin kjo do ishte një arritje. Por për ne profesionistët, përveç pikës së parë ajo e Formularit 03, asnjë nga dy pikat e tjera nuk janë në procedurat që përcakton ligji.
Por problematika nuk qëndron vetëm tek mosekzistenca e këtyre dy pikave në legjislacion por sepse kërkesa e dy pikave të tjera është krejt një absurditet.
Po i analizoj.
Konfirmimi i certifikates elektronike (fotokopje). Certifikata elektronike nuk është një dokument i cili mund të printohet dhe të fotokopjet, ajo është një aplikacion. Si fotokopjohet aplikacioni? Po konfirmimi si bëhet? Për ta kuptuar më mirë procedurën dhe funksionimin e saj (për ata që nuk janë biznes) po sqaroj se certifikata elektronike është një aplikacion i cili vjen me email, biznesi pastaj e bën të vlefshme duke e ngarkuar në faqen e tij tek portali i fiskalizimit. Pra sipas kësaj procedure, nëse subjekti e ka marrë apo jo certifikatën e fiskalizimit është shumë thjesht e verifikueshme nga punonjësit e administratës tatimore. Por jo, organi tatimor nuk e bën këtë dhe për një diçka që e ka krijuar vetë dhe që e administron po vetë nëpërmjet sistemeve që ka krijuar, dokumentacionin duhet ta bëj biznesi.

Fatura e tvsh-s qe verteton qe keni kryer pagesen per softin e ri. Në lidhje me këtë kërkesë po e filloj më atë, se sa pa kuptim është formuluar fjalia nga një punonjës i administratës tatimore i cili ende nuk e di se fatura nuk vërteton pagesën e saj por, është dokumenti bankar që e vërteton pagesën. Nejse, ecim pak më tutje. Nëse subjekti e ka apo jo aplikacionin e ri të fiskalizimit, është shumë thjesht e verifikueshme, sërish në sistemin tatimor sepse në menunë e tij, portali një nga informacionet që jep është pikërisht ky për aplikacionin.

Dhe qershia mbi tortë është tek misioni që kanë marrë organet tatimore për të mbrojtur shlyerjen e detyrimeve në favor të operatorëve që ofrojnë aplikacionet e fiskalizimit. Pra, nqse unë si biznes lidh marëveshje me shitësin e aplikacionit që pagesën do ta kryej pasi ta testoj për një muaj (kam të drejtë ta bëj këtë sepse është një marrëdhënie e lirë tregëtare) organet tatimore nuk më çfiskalizojnë pajisjen e vjetër nëse unë nuk e paguaj?!?!?!?! Ku ndryshon ofruesi i aplikacionit nga një subjekt tjetër tatimpagues të cilit klientët nuk ia kanë shlyer ende detyrimet?????

Nisur nga sa më sipër por edhe nisur nga legjislacioni i drejtohemi punonjësit të administratës tatimore me e-mailin më poshtë:

Përshëndetje i nderuar z. X

Në lidhje me emailin tuaj, përveç pjesës së formularit 03, do të doja të informohesha se në cilin Ligj, VKM, udhëzim apo rregullore është kjo procedurë e cila përmban:

-Konfirmimi i certifikatës elektronike (fotokopje)
-Fatura e tvsh-së që vërteton që keni kryer pagesën për softin e ri.
Faleminderit

Unë nuk isha e vetmja që kisha problem me procedurën, njëri prej pesëdhjetë bizneset e lidhura në e-mailin e punonjësit të administratës tatimore i shkruan: Certifikata elektronike nuk printohet ca doni kopje te emailit?! Ju e keni ne sistem qe subjektit i eshte gjeneruar certifikate ca jane kto burokracira keshtu?!
Krijoni vetem vonesa e komplikime dhe pastaj nuk hecen procesi… kam 1 muaj qe kam instaluar sistemin dhe rri e pres ju per cregjistrimin e kases

Në këto rreshta, pa aspak vështirësi, lexohet, lodhja, mërzia, mundimi dhe nervozizmi që biznesi është duke kaluar. Por përgjigja “epike” që punonjësi tatimor i kthen e-mailit tim, është pasqyra më e mirë e kësaj administrate: Pershendetje,

Ju bejeme me dije se keto jan dokumentacionet qe duhen per te cfiskalizuar paisjen fiskale per efekt te fiskalizimit

dhe nuk ndodhe ndonjher te citohet ne nje vkm ,ligj apo udhezim , te shkruhet per dokumentat plotesuese.

Gjithsesi une jam ekonomist dhe jo jurist , thjesht bej detyren sic ma parashtrojn.
Faleminderit,


Edhe unë ekonomiste jam por, i njoh të gjitha ligjet që lidhen me punën time, por ky jo, ky punonjësi i administratës tatimore nuk i njeh ligjet me të cilat punon përditë dhe jo vetëm kaq por e thotë me krenari këtë dhe e përdor si mjet mbrojtës. Sa për të qeshur dhe për të qarë që është e gjitha kjo.

Korrenspondenca vazhdon:

Përshëndetje z. X
Ju jeni përfaqësues i institucionit të tatimeve dhe edhe pse ekonomist e dini se Ligji I Procedurave Tatimore si dhe Udhezimet e tij përcaktojnë çdo lloj procedure që zhvillohet me dhe në organet tatimore.
Procedurën për të cilën flasim e ka përcaktuar ky ligj dhe legjislacioni për pajisjet fiskale.
Në asnjë prej tyre nuk flitet që organet tatimore marrin në mbrojtje operatorët ofrues të programeve të fiskalizimit duke u interesuar për kryerjen e pagesave të tyre.
Si përfundim më nevojitet mbështetja ligjore në lidhje me kërkesën e dokumentacionit plotësues.
Faleminderit

Komunikimi i fundit i punonjësit është një foto:

Pershendetje

Në këtë njoftim, kërkohet vetëm të dokumentohet që subjekti ka zgjedhur një aplikacion për fiskalizimin por në asnjë rresht të tij nuk kërkohet fotokopje e certifikatës së fiskalizimit dhe aq më shumë të kërkohet konfirmimi i pagesës për operatorin e aplikacionit që biznesi ka përzgjedhur.
Njoftimi, gjithashtu, thekson se procedura mund të ngarkohet në sistemin tatimor, ndërkohëqë punonjësi i administratës tatimore na e mohon këtë rrugë e na përcakton se biznesi jo vetëm që duhet të bëj letra e letra pa fund por, duhet edhe të shkojë tek kutia postare e pranë zyrave të drejtorive tatimore. Procesi i fiskalizimit ishte një proces i nisur dhe i kërkuar nga qeveria, dhe ky proces për biznesin është një kosto e shtuar jo e vogël por, përveç parave që biznesi do të harxhojë çdo vit ai duhet të vazhdojë të sorollatet zyrave dhe të bëj male me letra që tashmë janë të panevojshme. Nëse qeveria do të donte t’ia lehtësonte barrën biznesit, ajo me një udhëzim apo VKM, në mënyrë automatike, nga data 1 shtator, duhet të kishte çrregjistruar kasat që nuk i përshtaten procesit. Pas e-mailit të fundit të punonjësit të administratës, ti kupton se korrenspondenca e mëtejshme është e kotë, se në administratën shtetërore paaftësia është ulur këmbëkryq, se biznesit, atij që paguan taksat dhe mban në këmbë shtetin, nuk do ti hiqen kurrë nga kurrizi barrat burokratike./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial fiskalizimi ne shqiperi meri lika fiskalizimi ne shqiperi meri lika


Sondazh

Poll
Editorial 8 Shtator 2021, 08:04

I gjithë pushteti në duart e talebanëve

AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...

Editorial 2 Shtator 2021, 14:27

Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...

Editorial 2 Shtator 2021, 10:15

Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...

Editorial 1 Shtator 2021, 07:29

Të vegjlit e mëdhenjë

Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...

Editorial 30 Gusht 2021, 05:25

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi