Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa SHBA dhe aleatët e saj përkujtojnë me dhimbje 20-vjetorin e 11 shtatorit, atentatit më të madh në histori, me 2,977 të vrarë dhe rreth 6000 mijë të plagosur, brenda dhe jashtë Uashingtonit, prej ditësh reflektohet për kërcënimin terrorist sot. Me një bilanc tjetër tragjik, 4,096 amerikanë, ushtarakë dhe civilë të vrarë në 20 vitet e pushtimit të Afganistanit dhe rreth 20 mijë të plagosur, talebanët janë përsëri në pushtet, më të fortë, më të armatosur por edhe më të moderuar. Pas marrëveshjes së marsit 2020, janë më pak antiamerikanë, por nuk mund të thuhet se janë ndarë nga Al Qaeda.
ISIS – DAESH e përdor territorin e Afganistanit për të siguruar ekzistencën, ministër i Brendshëm Sirajuddin Haqqani, është në listën e më të kërkuarve nga FBI për përfshirjen në sulmet vetëvrasëse dhe për lidhjet me Al Qaedën.
Tërheqja amerikane nga Afganistani, pa vetëm Biden dhe administratën e tij të thërrsnin “fituam”. Nëse lufta nuk kishte qëllim ndërtimin e një shteti modern me qendër në Kabul, nuk mund të thuhet se neutralizoi terrorizmin. Mungojnë Mullah Omar dhe Osama Bin Laden, por janë të gjithëpushtetshëm pasuesit dhe organizatat e tyre.
Jo vetëm për Afganistanin, edhe për Irakun, Magrebin, Sirinë, Iranin, Kinën, Rusinë, etj. politika e jashtme e SHBA është në qendër të diskutimeve brenda dhe jashtë vendit. Kjo për shkakun se ende mbetet poli më i rëndësishëm ekonomik, politik dhe ushtarak, ende mbete i pazëvendësueshëm për Rendin Botëror.
“Nëse duhet të përdorim forcën, është sepse jemi Amerika, jemi komb i domosdoshëm. Ne rrimë lart dhe shohim më larg në të ardhmen se vendet e tjera dhe, sigurisht që shohim rrezikun për të gjithë ne”, thoshte Medlin Ollbrajt, ish – Sekretarja e Shtetit, aq e njohur dhe e dashur për Shqiptarët, për rolin e fortë në çlirimin e Kosovës.
Kosova është padyshim një nga aksionet e SHBA, për të cilat shqiptarët do tu jenë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve, pavarësisht se pas çlirimit ka patur edhe probleme në marrëdhëniet dypalëshe. E fundit ishte kriza e 2020, kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell, ushtroi presion të hapur deri në rrëzimin e qeverisë Kurti dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pazgjedhur, që u drejtua nga Avdullah Hoti dhe iu bind ekzigjencave të administratës Trump për ta përdorur Ballkanin si trofe elektoral.
Në Shqipëri sot është kulmi i debateve për rolin e SHBA, veçanërisht pasi Lulzim Basha përjashtoi liderin historik të PD-së nga grupi parlamentar. Basha la të kuptohet se e vetmja arsye është shpallja “non grata” e Berishës nga SHBA dhe presioni që i bëhej nga diplomatët e të gjtiha niveleve për distancimin prej tij. Ky ishte akti final i një qëndrimi amerikan që, jo vetëm nuk ka marrë miratimin, por ka shkaktuar edhe zemërim tek ndjekësit e partive të opozitës, liderët e saj, por edhe tek përfaqëues të shoqërisë civile.
Heshtja për prishjen e Teatrit Kombëtar, inkurajimi që i bënë Ramës për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe pastaj njohja e menjëhershme e zgjedhjeve të 25 prillit.
Shoqërimi i njohjes me shpalljen “non grata” të Berishës vetëm 3 javë pas zgjedhjeve dhe pastaj presioni i hapur mbi Partinë Demokratike për të përjashtuar themeluesin dhe liderin historik. Të gjitha këto, në sfondin e takimeve të ngrohta dhe deklarimeve miqësore në favor të Ramës, Veliajt dhe ministrave, kanë krijuar një ndjesi negative që ndahet mes ambasadores Kim dhe SHBA-ve. Ata që mendojnë se ambasadorja po bën politikë personale, ia drejtojnë asaj, të tjerët politikës së jashme, madje një pjesë e shndërrojnë pakënaqësinë ndaj qëndrimeve konkrete të diplomacisë amerikane, në një antiamerikanizëm total.
Theksimi i sovranitetit po shtohet nga politikanët që nuk e kanë më mbështetjen ndërkombëtare, si Berisha dhe Meta, nga mbështetësit e tyre, por edhe nga një pjesë e zhgënjyer e shoqërisë civile, që e sheh tek SHBA dhe jo tek apatia e shoqërisë fajin e instalimit të një qeverisjeje hajdute dhe autoritare.
Përmendin se si SHBA kanë mbështetur diktatorë si Pinoceti në Kili, Franco në Spanjë, Papadopulos në Greqi. Lista është e gjatë, me Musharafin në Pakistan, Marcosin në Filipinë, Caetanon në Portugali, Videla në Argjentinë, etj. Madje Chavez në Venezuelë, kur vodhi për herë të parë zgjedhjet, pati mbështetjen e SHBA dhe BE. Ashraf Ghani, Presidenti i arratisur i Afganistanit, Karzai përpara tij, janë dy shembuj të freskët se si SHBA mbështet të korruptuarit, hajdutë të zgjedhjeve dhe të pasurive, vetëm sepse sillen politikisht korrektë.
Argumenti i diplomatëve dhe studiuesve të huaj është se SHBA është e detyruar të mbështesë qeveri proamerikane, për shkak të rrezikut që kanë forcat e tjera. Popujt antiamerikanë duan qeverisje antiamerikane, si rrjedhim, proamerikanët kanë mbështetje edhe kur vjedhin zgjedhjet, edhe kur vjedhin popujt. Për hir të Rendit Botëror, apo thjesht të sigurisë amerikane dhe perëndimore, duhet mbyllur një sy, ose edhe të dy.
Në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka pse të jetë kështu. Nuk ka pse të kërkohen shqiptarët janë në shumicën dërrmuese pro-amerikane. Politikanët shqiptarë janë të detyruar të nxjerrin flamurin e SHBA dhe BE për të patur mbështetje popullore. Kushdo që të fitojë nuk mund të shprehet kundër SHBA, megjithëse janë kundër këkresave që SHBA bëjnë, kur presionit që u bëhet për zgjedhje të lira, për shanse të barabarta në biznes, për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Sillen politikisht korrektë, bëhen flamurtarë të SHBA, vetëm për të marrë apo për të ruajtur pushtetin dhe sovranistë, anti – SHBA, anti-BE, kur u kërcënohet pushteti. Edi Rama që shihet si i përkëdheluri i SHBA, disa herë i ka kërkuar ambasadores Kim të mbyllë gojën, akuzonte ambasadorin Arvizu se po i shërben Berishës, ngriti një valë antiamerikane pas 21 janarit 2011, i ka kërkuar Kancelares Merkel të mos përfshihet në ceshtjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, se nuk bëhet fjalë për atdheun e saj.
Dje ishte Ilir Meta, sot është Sali Berisha, që theksojnë sovranitetin, flasin për ndërhyrje të papërshtatshme, për diplomacy të korruptuar apo të lobuar, që bën konspiracione kundër tyre. Berisha dhe Meta, më shumë se Edi Rama, janë politikanë të sponsorizuar politikisht nga SHBA. Investimi amerikan ka dhënë efektin e kundërt tek politikanët. Nëse do të ishte bërë tek shoqëria, tek interest e saj, do të kishim politikanë më të dobët, shoqëri më të fortë dhe, sigurisht, më pak të pakënaqur ndaj qëndrimeve të Uashingtonit.
(Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Profesioni i auditit ligjor (dikur i quajtur Ekspertë Kontabël), në vendin tonë ka filluar në vitin 1997 me krijimin e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Auto...
Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait po...
Shumica e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen...
Nga Meri LikaNë datën 1 shtator, fiskalizimi ka filluar plotësisht si proces. Problematikat që janë duke hasur bizneset por edhe operatorët e aplikacioneve, jan...
Debati për zgjedhjet e 25 prillit u shua që në fillim të majit. Vendimi i Bashës për të shpallur zgjedhjet për Kryetar dhe më pas shpallja non grata e Berishës ...
AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...
Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...
TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...
Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...
Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...