Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Policia Kufitare ka njoftuar të gjithë qytetarët se dogana me Kosovën do të mbyllet për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19. Duke nisur nga sot, asnjë automjet nuk do të lejohet që të hyjë në Shqipëri dhe anasjelltas. Të vetmit që përjashtohen nga shtetasit nga Kosova, që aktualisht ndodhen në Shqipëri dhe duan të kthehen në banesën e tyre. Po ashtu edhe shqiptarët që ndodhen në Kosovë.
Po ashtu lejohet që të kalojnë edhe ambulancat, lëvizja e mallrave apo edhe makinat qeveritare. Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës dhe jo vetëm për kufirin me Shqipërinë pasi ditën e djeshme atje u identifikuan dy të infektuarit e parë me koronavirus.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia Kufitare
Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.
Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.
Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.
Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.
Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mjeku, Pëllumb Pipero thotë se për gjendjen e 33 personave të infektuar një përgjigje më e saktë mund të jepet 9 ditë pas mbajtjes në vëzhgim. I pyetur se sa mu...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vijuar me monitorimin e rrugëve dhe akseve kryesore në vend pas urdhërit të lëshuar për “shtetrrethim” për shkak të koronaviru...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Shumica prej tyre kanë lajm kryesor izolimin e Shqipërisë e për ...
BULQIZË– Pas njoftimit të dhjetra rasteve me virusin Covid-19, qeveria njoftoi përshkallëzimin e masave për të ndaluar përhapjen e virusit. Kryeministri Ed...
TIRANË– E gjithë Europa dhe SHBA-ja kanë vendosur të rrisin numrin e testimeve për të evidentuar në kohë të gjitha rastet me koronavirus. Kryeministri brit...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, në vend priten reshje t...
TIRANË– Për vetëm 6 ditë, numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 38, ndërsa një 73-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë. Ministri...
TIRANË– Policia Rrugore ka vënë në dispozicion dy numra, me anë të të cilëve autoritetet mund të kontaktohen nga të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë p...
MAQEDONIA E VERIUT– Pacientja zero në komunën e Dibrës në Maqedoninë e Veriut mund të intubohet, duke e çuar kështu zonën drejt krizës. Ministri i ...