LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia në këmbë! Kruja, Tirana, Elbasani, Korça e Berati nën sundimin e shtetit, atentati dhe vrasjet mbushin rrugët me e

17 Shtator 2020, 19:13 Nga DOSJA
Policia në këmbë! Kruja, Tirana, Elbasani, Korça e Berati

SHQIPËRI– Kruja, Tirana, Elbasani, Korça dhe Berati janë pesë qytetet që janë blinduar nga efektivë të forcave Shqiponja, RENEA dhe të Policisë Kriminale, kanë shtrirë tentakulat duke pasur një fokus të qartë: arrestimin e të rrezikshmëve, të të shumëkërkuarve, pikasjen e të armatosurve dhe të atyre që lëvizin duke shpërndarë lëndë narkotike.

Gjithçka nisi në drekë, në Krujë, e cila u blindua nga forca të shumta policie. Kontrollet vijojnë ende në këtë zonë edhe pse nuk është bërë me dije të ketë pasur të shoqëruar. Aty ndodhi edhe një shkëmbim me armë zjarri në zonën e Herrit në Malësinë e Krujës. Shkëmbimi ka ndodhur mes efektivëve të Anti-drogës dhe kultivuesve të kanabisit në këtë zonë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ishin në terren duke kontrolluar për drogë në kufirin ndarës Krujë-Tiranë.

Pasditen e sotme RENEA zbarkoi në Elbasan, ku gjashtë persona nga dy familje, banues në qytetin e Elbasanit janë shoqëruar për në komisariatin e qytetit, disa orë pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujari. Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë, Përparim dhe Mëngël. Identetet e të shoqëruarve nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekzekutimin dhe autorët e vrasjes së Çelës.

Gjithashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në hyrje e dalje të qytetit ku mjete të shumta po i nënshtrohen kontrollit të efektivëve. Për momentin RENEA është vënë në ndjekje të një mjeti që nuk i është bindur urdhërit të ndalimit nga policia.

Forcat të shumta policie kanë mbërritur edhe në qytetin juglindor të Shqipërisë, në Korçë. Mësohet se uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore në Korçë dhe kanë vijuar me kontrollet në shumë banesa. Në fokus të këtij operacioni janë gjetja e personave të shpallur në kërkim, asgjësimi i armëve pa leje dhe asgjësimi i lëndëve narkotike.

Nisur nga ngjarjet e fundit të kronikës së zezë, vrasjes së Bujar Celës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela; atentati ndaj Preng Gjinit dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, ky shtetrrethim mund të sjellë arrestime. Provat e mbledhura në vendet e ngjarjes nga grupet hetimore, mund t’i kenë orientuar efektivët drejt Korçës, por nuk ka ende të dhëna.

Edhe policia e Beratit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion “blic” duke blinduar të gjitha rrugët e qytetit, ndërkohë që janë ngritur postblloqet edhe në katër bashkitë e qarkut. Tek të gjitha mjetet e ndaluara, janë kryer kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që me detaje janë inspektuar edhe identitetet e të ndaluarve.  Kontrolleve nuk u ka shpëtuar as Tirana. Në akse kryesore si Zogu i Zi, Bulavardi i Ri dhe Rruga e Burgut janë pikasur patrulal të shumta policie.

Këto kontrolle vijnë pikërisht pas disa ditëve të mbingarkuara nga kronika e zezë. Sot u shkatërrua karteli i parë shqiptar i drogës që vuri në pranga Eldi Dizdarin e njohur ndryshe si Denis Matoshi, i cili ishte arratisur në Dubai.

Mëngjesin e sotëm ndodhi dhe një vrasje. Bujar Çela u ekzekutua para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.  3 autorët të veshur si policë vranë me armë zjarri 50-vjeçarin dhe pas krimit të rëndë ata dogjën mjetin që përdorën gjatë atentatit. Viktima ishte vëllai i Talo Çelës, të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Para dy ditësh ndodhi dhe një atentat në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë pasi iu vendos tritol në Tiranë. Kjo ngjarje dyshohet të ketë fillesën tek hakmarrja dhe zinxhiri i vrasjeve në Mirditë që kanë nisur në vitin 2016 mes dy fiseve Gjini-Reçi.

Pak ditë më parë u vra edhe Klevis Kapllani në Rrogozhinë. I riu me një background të erret në të shkuarën u vra 100 metra larg banesës së tij. raportimet paraprake kanë bërë me dije se viktima ishte përfshirë në vrasje dhe ngjarje kriminale të ndodhura në Peqin dhe Elbasan. Ai rezultoi edhe miku i Nuredin Dumanit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat elbasan kontrolle blic ne shqiperi korce kruje tirane berat elbasan kontrolle blic ne shqiperi korce kruje tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet