LIVE UPDATES
Politike

‘Policia në “shërbim” të gjobave’/ Kryemadhi: Me rëndësi angazhimi i grave në politikë, çfarë bëri Rama 8 vite

24 Shkurt 2021, 07:59 Nga DOSJA
‘Policia në “shërbim” të gjobave’/

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me gratë në njësinë nr.5 në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit Kryemadhi tha se pa gratë krijimi i LSI-së është i pamundur, ndërsa theksoi se prioritetet e LSI-së janë të panegociueshme. Kryetarja e LSI-së u shpreh se policia është vënë në funksion të gjobave dhe se sipas saj kryeministri Edi Rama nuk di të mbajë premtimet.


DEKLARATA E PLOTË:

Të rinjtë dhe të rejat janë një pjesë tepër e rëndësishme e gjithë jetës politike dhe asaj shoqërore të vendit, por ato që i japin ngjyrë dhe sharm janë gratë. Jo se unë jam grua vetë dhe mendoj se punoj më mirë se një burrë, por mendoj se përgjegjësia dhe angazhimi i gruas është i drejtpërdrejtë, sepse ka të bëjë me sub-koshiencën e saj, kujdesin që ajo ka për familjen, për fëmijët, për ambientin ku jetojnë dhe rriten fëmijët e saj. Kjo është arsyeja se përse angazhimi i grave në jetën politike do të ishte një nga gjërat kryesore që do të krijonte hapësira pa fund për shoqërinë shqiptare.
Një grua në politikë, një grua në vendimmarrje është shumë e rëndësishme për gjithë shoqërinë, për shkak se vetë paqja dhe mirësia e gruas, që Zoti e ka bërë nënë, i jep edhe shumë instinkte të tjera për të përcjellë atë atmosferë pozitive për të cilën shoqëria ka nevojë. Unë ju falënderoj të gjithave ju që jeni sot këtu në këtë takim, edhe pse keni angazhimet tuaja, pasi për ne si LSI angazhimi i gruas është shumë i rëndësishëm. Për ne gruaja është guri i themelit të shoqërisë, guri i themelit të shtetit dhe mbi të gjitha është vazhdimësia. Pa gratë dhe vajzat tona të mrekullueshme ne do ta kishim të pamundur për të krijuar këtë LSI që ne kemi sot.Kështu që ne jemi shumë të fokusuar në programin tonë me pesë prioritetet tona që janë shumë të thjeshta dhe shumë të mundshme për tu realizuar. Nuk na ndajnë më shumë se 60 ditë tashmë nga zgjedhjet e 25 prillit, që është një datë shumë e rëndësishme për të përfshirë të gjithë qytetarët shqiptarë që të shkojnë të votojnë. Klajda që do të jetë në Qarkun e Tiranës, jo vetëm që ka eksperiencën, por ka edhe maturinë, edhe sharmin politik për të punuar më shumë me gratë, me vajzat. Ndaj mendoj që angazhimi i saj dhe i shumë grave e vajzave të tjera që ne kemi në LSI është i jashtëzakonshëm dhe kjo na bën ne që të ndihemi më pranë familjeve shqiptare. Edhe në këto kushte pandemie, në këto kushte shtetrrethimi gratë janë ato që depërtojnë aty ku nuk depërton as dielli.

Formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është i domosdoshëm, sepse ne hyjmë tek vendet, që këtë informalitet ekonomik e kemi para, të cilën shqiptarët e paguajnë të tërë. E paguan ai që merr ndihmë ekonomike, e paguan hallexhiu, e paguan ai që të lustron këpucët, e paguan çdokush, por nuk e paguan vetëm ai oligarku, i cili e grabit dhe nuk e dorëzon TVSH-në në shitje. E paguan në hyrje me mallrat e importit dhe nuk e paguan pastaj në TVSH, që janë me miliona e me miliarda.

Sipas statistikave të raportit të CIA-s, është shumë e thjeshtë, 5 miliard është i gjithë GDP-ja e Shqipërisë, 50 për qind e të cilës është informalitet, që do të thotë që gati 1.5 miliard euro i vidhen buxhetit të shtetit nga oligarkët, të cilët i fusin në xhepat e tyre dhe ne krijojmë polici pas policie për të gjobitur kë? Për të gjobitur atë dyqanin e lagjes, për të gjobitur atë kafen e lagjes, atë që shet speca e domate në rrugë e kështu me radhë dhe asnjë nuk e vret mendjen për ta formalizuar ekonominë shqiptare, sepse një ekonomi e formalizuar jep shanse për të rritur pagat e shqiptarëve, për të investuar, për të rritur pensionet. Pasi sot është e tmerrshme që piramida e pensioneve është kthyer kokëposhtë, për shkak të mungesës së vendeve të punës, për shkak të mungesës së punës së mirë paguar, për shkak të mungesës së kontributeve dhe sot një pensionist me pensionin që merr nuk arrin dot të paguajë jo vetëm dritat dhe ujin, apo të ushqehet, por as ilaçet me të cilat duhet të jetojë. Aq më tepër pastaj po të hyjë COVID-i, nuk bëhet më fjalë për të parë nipër e mbesa, nuk bëhet fjalë për të lëvizur, nuk bëhet më fjalë për të pushuar dhe për të jetuar të lumtur ato ditë që ia ka falur Zoti.

Kemi gjithashtu edhe programin ‘Nga bebja në bebe’, ku të gjitha ne jemi nëna dhe kemi hallin se ç’do bëhet me fëmijët tanë, të cilët duan të ikin. Pse duan të ikin? Duan të ikin sepse këtu nuk ndihen të sigurt, sepse thotë që nuk ka një punë të mirë paguar dhe mendon se si do të ndërtojë ai një familje këtu, ku nuk ka ndonjë mundësi për të jetuar.
Por, nëse ne u themi të rinjve që me programin tonë ‘Nga bebja në bebe’, në qoftë se ai do të lindë një fëmijë dhe kur ai të krijojë familje do të ketë 25 mijë dollarë nga bashkëshortja dhe 25 mijë të tjera do ti ketë të vetat, ai ka një buxhet me të cilin mund të fillojë jetën nga fillimi. Kjo është një ndihmë për rritjen e numrit të lindjeve në Shqipëri, sepse për herë të parë këtë vit ne kemi më shumë vdekje sesa lindje, gjë që nuk ka ndodhur që pas Luftës së Dytë Botërore. Pra, ne po fillojmë po plakemi me ritme shumë të shpejta dhe dëgjojmë edhe pafytyrësinë e Kryeministrit që thotë: Le të ikin shqiptarët, le të punojnë jashtë shtetit. Po pse të punojnë jashtë shtetit me paga minimale dhe të mos punojnë me paga maksimale në Shqipëri? Në këtë vend të mrekullueshëm me det, me liqen, me mal, me laguna, me histori, me trashëgimi kulturore. Pse të mos jetojnë këtu pranë familjeve të tyre? Pse? Sepse do një kryeministër të përfitojë për veten e vet, dhe do të gënjejë dhe të mashtrojë. Një njeri që nuk ka mbajtur premtimet e tij për tetë vjet, pse duhet ti mbajë tani premtimet? Një njeri i paaftë për të garantuar sigurinë, një njeri i paaftë ti japë garanci njerëzve për pronën, pse qenka i aftë tani, kur në tetë vjet s’ka bërë asgjë?

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet