LIVE UPDATES
Politike

Betohen 7 deputetët e rinj në Kuvend, FRPD në protestë, Basha në Dibër (FOTO)

13 Mars 2019, 08:22 Nga DOSJA
Betohen 7 deputetët e rinj në Kuvend, FRPD në protestë,

TIRANË- U zhvillua në Kuvend seanca plenare e 13 marsit 2019, ku janë betuar 7 deputetët e rinj që vijnë nga radhët e PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë që në Kuvend betoheshin deputetë që do të përfaqësojnë opozitës, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, protestonin kundër tyre. Sot ka bërë betimin sapo mori fjalën edhe deputeti më i ri i parlamentit, Lefter Maliqi. Maliqi tha se e mori mandatin e tij sepse u gënjye nga kryedemokrati Lulzim Basha. Kryeministri Edi Rama erdhi me vonesë në seancë pasi priti në një vizitë zyrtare homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Rama u fotografua teksa bëri për të qeshur gratë socialiste. As kreu i opozitës nuk ndodhej në Tiranë, pasi ka nisur takimet me banorë në qytete të ndryshme në Shqipëri, ku sot ishte në Peshkopi. Protesta para parlamentit ka qenë e qetë, megjithëse ka patur forca të shumta policore që kanë monitoruar situatën.

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta para Kuvendit dhe seanca plenare:

Ora 14:06- Balluku bëhet “lëmsh” duke lexuar shifrat: 11 milionë e 35 mijë ëëë, 11 e 35 mijë…. (VD)

Ministrja e Industrisë dhe Energjitikës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka treguar se punën me shifrat nuk i ka mirë.Teksa lexonte disa shifra të investimeve për konviktet, Balluku u ngatërrua disa herë, ku në fund nga monedha Lekë i ktheu në Euro për ta patur më të lehtë leximin e tyre.

Ora 12: 52- S’dogji mandatin/ Koka: Jam pjesë e Partisë, përfaqësoj veten. LSI: E kemi përjashtuar!

Deputeti i përjashtuar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, i ka kthyer përgjigjie për herë të parë, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas deklaratës së saj se deputetët që nuk pranojnë të japin mandatet rrezikojnë të përfundojnë në kazanin e plehrave si në Ukrainë. I pyetur sot nga gazetarët, Koka tha jashtë Kuvendit se deputetët nuk duhet t’ju binden kryetarëve të Partive.

Ora 12:25 Të rinjtë e PD ngrenë dronin në oborrin e Kuvendit

Partia Demokratike ka vijuar protestën para Kuvendit. Pas ndalimit të hedhjes së kapsollave dhe largimit të simpatizantëve me ujë, të rinjtë e PD kanë gritur një dronë me banderolë në oborrin e Kuvendit.

Ora 12: 19 Zeneli u betua në kuvend, Paloka: Aventurë për interesa personale

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka  në një takim me stukturat e kësaj partie në Kukës për pranimin e mandatit të Alban Zenelit u shpreh se kjo është një aventurë për interesa personale.

Ora 11:19- Ahmetaj u jep zemër: Mos u ndjeni keq, bëtë detyrën ndaj atdheut

Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave ka mbajtur fjalën e tij në Parlament dhe ka vlerësuar deputetët e rinj që pranuan mandatin. Ahmetaj u shpreh se ata kanë bërë detyrën ndaj Atdheut dhe se nuk duhet të ndihen keq për këtë gjë.

Ora 11:00- Alban Zeneli: S’më kontaktoi njeri nga PS, mandati përfaqëson interesin e qytetarëve

Deputeti më i ri i Kuvendit vjen nga radhët e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Alban Zenelin, që vjen nga listat e PD në qarkun e Kukësit. Pak para se të bënte betimin, Zeneli foli për gazetarët dhe mohoi që të jetë kontaktuar nga mazhoranca për të marrë mandatin. Ai tha se e gjitha lidhet me interesin e qytetarëve.

Ora 11:00- Demokratët hedhin kapsolla në oborrin e Parlamentit

Aktivistët e opozitës kanë hedhur në oborrin e Parlamentit disa kapsolla, ndërkohë që në seancë po betoheshin deputetët e rinj. Mësohet se për të larguar aktivistët e PD-së që ishin grumbulluar pranë selisë blu, Policia ka përdorur makinën ujë hedhese.

Ora 10: 30- Maliqi flet si deputet: E mora mandatin se më gënjeu Basha

Deputeti i sapo betuar, Lefter Maliqi, mbajti fjalën e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë ku sulmoi kreun e PD, Lulzim Bashën.

Ora 10:05- Betohen në kuvend 7 deputetët e rinj, shkon në 11 numri i “Opozitës së Re”

Janë betuar në parlament 7 deputetët e rinj të cilët pranuan mandatin duke dalë kundër vendimit të partive të tyre. Tashmë ka shkuar në 11 nurmi i deputetëve të opozitës së re.

Ora 09:50-  Opozita premtoi për protesta sa herë ka Kuvend por kreu i PD-së sot jashtë Tirane

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim basha ndodhet në në Peshkopi. Zyra e shtypit pranë PD-së, ka njoftuar se kryedemokrati Basha në orën 10:00 do të zhvillojë një ecje në qytetin e Peshkopisë, ku do të realizojë bashkëbisedime me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël.

Ora 09:15- Të rinjtë e FRPD-së në protestë para Kuvendit 

Para Kuvendit të vetmit që po protestojnë sot janë të rinjtë e FRPD-së. Të rinjte e PD-së kanë ironizuar deputetët që pranuan mandatin e deputetit. Në fletushkat që kanë vënë në hyrjen e parlamentit ata  kanë deformuar emra e deputetë të rinj. Deputeti Ligoraq Karamelo eshte quajtur Langaraq, Majlinda Halilaj quhet Rilindja, Lefter Maliqin e kanë quajtur Lefteri, si emër gruaje.

Ora 09:00-Rrethimi i Kuvendit me tela me gjemba, ja masat e policisë

Edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar nga opozita, Policia ka marrë masa dhe ka rrethuar Kuvendin me rrjetë hekuri dhe shihet prezencë e shtuar e uniformave blu.
Nuk mungojnë as telat me gjemba dhe autobotët e ujit në terren. Theksojmë se opozita ka deklaruar se sa herë që do të ketë seancë plenare do të ketë edhe protestë nga opozita.(Lexo këtu) Dosja.al ka siguruar disa foto nga Parlamenti, i cili shihet se është rrethuar me rrjetë hekuri, për të penguar futjen brenda të personave të tjerë. Po ashtu është bllokuar kalimi dhe në Pedonale, rrugë e cila përdoret nga deputetët për të hyrë në Kuvend. Kujtojmë që në seancat e fundit opozita ka protestuar para Kuvendit, duke e quajtur atë ilegjitim. Po ashtu deputetët e opozitës kanë djegur mandatet dhe kërojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër.

(A.B/J.V/F.G Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betimi i deputeteve te rinj djegia e mandateve te opozites policia rrethon kuvendin protesta e opozites seanca 13 mars 2019 betimi i deputeteve te rinj djegia e mandateve te opozites policia rrethon kuvendin protesta e opozites seanca 13 mars 2019


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion