LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia rrugore në aksion, 15 të arrestuar, 40 leje drejtimi të pezulluara dhe 3151 persona të ndëshkuar me masë administr

2 Shtator 2021, 15:26 Nga DOSJA
Policia rrugore në aksion, 15 të arrestuar, 40 leje drejtimi të

TIRANË- 15 persona të arrestuar, 40 leje qarkullimi të pezulluara dhe 3151 drejtues mjetesh të ndëshkuar me masë administrative. Ky është bilanci i operacionit të krijuar nga policia rrugore gjatë 24 ditën së sotme në vend. Bëhet me dije nga 15 personat e arrestuar, 12 ishin të dehur në timon, ndërsa 3 të tjerë ishin pa leje drejtimi. Ndërsa nga 40 lejet e drejtimit të pezulluara, 20 ishin për shpejtësi mbi normat e lejuara, 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt. Ndërkohë që nga 3151 drejtuesit e mjeteve të ndëshkuar me masë administrative, 288 janë ndëshkuar me vlerë nga 5.000 deri në 22.000 lekë të rinj ndërsa 101 janë ndëshkuar me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/ Kontrolle intensive me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore. Edhe përgjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo me alkoolin në timon.

Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar shpejtësi deri në 175 km/h në kulmin e trafikut, ndërsa në Bypass-in e Fierit, Policia Rrugore e Fierit ka konstatuar shpejtësi deri në 196 km/h.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 288 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 22.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor. Gjithashtu janë vendosur 101 masa administrative, me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 3151 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, radarë, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore policia e shtetit policia rrugore kontrolle nga policia rrugore policia e shtetit policia rrugore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet