Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Politika ka kurthe”/ Salianji-Bashës: S’mund të jemi qaramanë, pi proteina, stërvitu!
15 Mars 2022, 22:14Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit në arenën politike se zgjidhjet e 6 marsit ishin një kurth për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. I ftuar në Debat në A2 CNN, Salianji ka shpjeguar konceptin e të bërit politikë dhe të ashtuquajtura “bërryla”.
Sipas Salianjit, politika është e mbushur me kurthe dhe Lulzim Basha nuk duhet të justifikohet me to, por duhet të ishte i përgatitur. Ai shtoi se u ndje i fyer nga kreu i PD kur tha se nuk kishte humbur asnjë palë zgjedhje.
“I dhamë mbështetjen absolute deri në datën 6 mars, që ishte një test. Kam dëgjuar që 6 marsi ishte një kurth. Ia kam thënë në mbledhje që kryetari i PD duhet të kalojë çdo sfidë, çdo kurth. Ne nuk mund të jemi qaramanë që pas çdo ndeshje të zhvilluar dhe hyjmë në ring themi ai na rrahu. Këto deklarata me kurthe janë të kota. Politika ka gjithnjë kurthe, gara të padrejta. Këto nuk janë justifikime. Po stërvitu pra, përgatitu, merr proteina. Nuk mund të dalë në publik dhe të them nuk e kishte mendjen këtë herë. Jam fyer nga deklarata e Bashës se nuk jam mundur asnjëherë. Në ditën që demokratët ishin në traumë, tha unë kam fituar çdo garë,”- tha Salianji.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ishte një nga zërat që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, u shpre...
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se nuk e ka pasur të lehtë për tu bashkuar me grupin e Rithemelimit pasi është bombarduar me lajme...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket i vendosur për të vazhduar koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.Në fjalën e tij, gjatë emision...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka bërë hapa pas në marrëdhënien e tij me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me disa vrasje që sipas tij janë porositur në vend. I ftuar në emision...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka tentuar të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të manipulojë opinionin publik, por kësaj here ka dështuar. Ose më saktë ...