LIVE UPDATES
Politike

"8 vite pas krijimit, SPAK nuk i arriti pritshmëritë"/ PD: Niveli i korrupsionit është rritur

Sipas saj, këtë gjë e dëshmojnë edhe të gjitha raportet ndërkombëtare, përfshirë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

21 Shtator 2024, 11:44 Nga I.A
"8 vite pas krijimit, SPAK nuk i arriti pritshmëritë"/ PD:
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se sot tetë vite pas krijimit, Prokuroria e Posaçme nuk i ka arritur pritshmëritë. Në një konferencë për shtyp, Vangjeli tha se niveli i korrupsionit në vend është rritur. Sipas saj, këtë gjë e dëshmojnë edhe të gjitha raportet ndërkombëtare, përfshirë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deklarata e Plotë:

Tetë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”. Pavarësisht vërejtjeve të opozitës dhe të një pjese të analistëve politikë për “dorëzimin e drejtësisë në duart e pushtetit”, publiku pati pritshmëri që lidheshin me dhjetëra probleme të gjyqësorit. Pjesë e reformës, ndër të tjera, ishte edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Sot pas tetë vitesh, publiku që pati ato pritshmëri legjitime duhet të informohet mbi ecurinë, rezultatet dhe pasojat e sistemit të ri të drejtësisë. Duhet ta dinë se sot pas 8 vitesh, reforma në fjalë, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, niveli i korrupsionit është rritur, duke u shtrirë në formë kapilare në të gjitha nivelet, përfshirë dhe më të lartat.

Sipas Spending Data, për vitet 2019-2024 shqiptarët kanë shpenzuar 100 milion euro vetëm për paga për të gjitha prokurorët e vendit. Në këtë shifër luksi nuk përfshihet sistemi gjyqësor.

1. Hetim i mangët i dosjes së sterilizimit – kallëzuar nga PD;

2. Hetim i mangët i dosjeve për të tre inceneratorët – kallëzuar nga PD. Rezultati ka qenë dhe mbetet arresti i disa punëmarrësve, të gradës “F” në shkallën e vjedhjeve dhe të implikimit. Çka publikut vërtetë duhet ta dijë: asnjë para e gjetur, asnjë para e kthyer në arkën e shtetit, në xhepat e tyre, në rrugë, shkolla, ndihmë sociale apo parqe. Mbi të gjitha, Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë të jenë të lirë, vijojnë të shesin mend, vijojnë të marrin dhe të fshehin 80 mijë euro në ditë vetëm për Tiranën, e cila nuk ka incinerator, por është mbytur në plehra.

3. Sa i takon vjedhjes tjetër të madhe, mamuthit të korrupsionit, dosjes 5D, kallëzuar nga PD, rezultati është i njëjtë: Veliaj vazhdon të jetë i lirë, të vjedhë i pashqetësuar, ndërsa paratë shkojnë në ‘drejtim të paditur’. Edhe ky krim, ashtu si inceneratorët, është klasifikuar nga Altin Dumani si ‘krim intelektual’ i vështirë për t’u zbuluar.

4. Nëse kërkoni rezultat për hetimin e “çështjes McGonigal”, kallëzuar nga PD, lodheni kot: Edi Rama as nuk është pyetur! Pavarësisht se ka korruptuar një kryeagjent të partnerit më të madh të Shqipërisë, ai vazhdon të luajë liderin global.

5. Tuneli i Llogarasë, kallëzim i PD, dhe vepër kriminale mbetet e pahetuar, e pangacmuar, ndërsa autorët rrisin pushtetin dhe oreksin me shpenzimet e shqiptarëve.

6. Rezultati për vjedhjen e pronës publike nga “investitori strategjik” Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres strategjike Olta Xhaçka, e ka një rezultat: arrestimin e Jorgo Goros, ‘kokës së turkut’ për të shpëtuar ministren e Ramës. Investimi strategjik vazhdon, kështu edhe shpërgfillja që qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë i bëjnë Gjykatës Kushtetuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

7. Manipulimi me pronën publike dhe vjedhja ashiqare e saj me VKM nga Edi Rama, në përfitim të ‘botuesit të oborrit’ dhe përfituesit të paligjshëm, Carlo Bolino, gjithashtu është i patrajtuar nga SPAK. Carlo vazhdon të përfitojë para duke ushtruar aktivitet privat mbi pronën private të familjes Begeja, dhuruar prej tyre si vakëf për ndërtimin e gjimnazi publik për fëmijët e komunitetit.

8. Rama ndërkohë zhvendoset në jug ku hedh në emër të familjarëve të tij 34 mijë metra tokë bregdetare, me qëllim gllabërimin e Gjirit të Gjipesë, një nga më të bukurit dhe i vetmi ende i pashfrytëzuar në vijën Dhërmi-Himarë.

Të nderuar qytetarë, kjo është punëzeza e Prokurorisë Speciale dhe të reformuar vetëm në emër, ndërkohë që shpërblimi nga taksat tuaja nuk i ka munguar. Mos harroni këtu faturën edhe më të kripur, që paguhet ‘nën dorë’, që këto dosje as të mos hapen dhe as të mos mbyllen. Apo pagesat që merren që të mos hetohen dosjet që sjell opozita, por e kundërta të ndodhë, ata që sjellin dosjet kundër qeverisë të hetohen dhe të burgosen. Janë pra 100 milion të deklaruara e disa fish të padeklaruara, që ‘drejtësia e re’ të mbyllë të gjitha kallëzimet e PD dhe të hapë hetime kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe familjes së tij, deri te nipërit e mbesat, ende të palindur në kohën kur ai ishte kryeministër.

Siç e keni parë në dosjen e SPAK, ‘krimet’ e familjes Berisha dhe Malltezi janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa e faturave të spitalit të zonjës Liri Berisha. Çdo bir dhe bijë në Shqipëri, që paguan për kurimin e prindërve të vet, siç shqiptari e ka zakon të vjetër e të shenjtë, me siguri i vjen ndot nga ky standard çnjerëzor që kërkon të vendosë SPAK. Këta prokurorë, këto mendje të mbrapshta, po shndërrohen në monstra të fëmijëve tanë. Kjo Prokurori Speciale po rezulton thjesht një garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin dhe ushqyer SPAK. Sot janë 100 milionë, por kostot e monstrave rriten me kalimin e kohës.

genta vangjeli spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet