LIVE UPDATES
Politike

"Do bëjmë revolucion fiskal"/ Berisha: Nga ky sistem i ri, rrogat do rriten vetvetiu me 13 përqind, çmimet e banesave do ulen ndjeshëm

Ndër të tjera ai thaeksoi se tre muajt e parë të qeverisjes së PD, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën, do rriten 13 përqind.

17 Prill 2025, 12:58 Nga E. D
"Do bëjmë revolucion fiskal"/ Berisha: Nga ky sistem i ri,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp premtoi revolucion fiskal. Lideri i opozitës u shpreh se nga ky sistem i ri, rrogat do rriten vetvetiu me 13 përqind dhe çmimet e banesave do ulen ndjeshëm. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se tatimet mbi të ardhurat jo nga pagat, nga 15 përqind që është në sistemin e plaçkitjes dhe kufizimit të lirisë ekonomike, do të zbresë në 10 përqind. Ndër të tjera ai thaeksoi se tre muajt e parë të qeverisjes së PD, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën, do rriten 13 përqind.

"Dy filozofi përballen në këtë fushatë. Filozofia e lirisë ekonomike me filozofinë e kufizimit të kësaj lirie.
Më shumë se në çdo fushë tjetër, kjo shprehet në qëndrimin e barrës fiskale që rëndon nbi qytetarët,
Filozofia e lirisë ekonomike është e taksës së sheshtë mbi tatim fitimin 10 përqind, Filozofia e zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, dhe kufizimit të kësaj lirie, tatim fitimin e ka 15 përqind. Tatimi mbi pagat për ne do jetë 10 përqind. Aktualisht është 23 përqind.

Të dashur qytetarë, tre muajt e parë të qeverisjes së PD, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën, do rriten 13 përqind. Pra, rrogëtarët do kenë një rrogë reale 13 përqind më shumë se sot.
Dhe kjo është një rritje e paparë në 12 vite. Tatimet mbi të ardhurat jo nga pagat, nga 15 përqind që është në sistemin e plaçkitjes dhe kufizimit të lirisë ekonomike, zbret në 10 përqind. Biznesi i vogël pa TVSH, do të jetë gjer në 180 mijë euro xhiro vjetore. Pra, sot mbi 100 mijë euro xhiro vjetore, aplikohet TVSH-ja. Ky tavan rritet në 180 mijë euro.

Biznesi i vogël pa tatim fitim, do të jetë biznesi me xhiro vjetore gjer në 180 mijë euro, nga 140 mijë euro që është sot. Taksa e transferimit të pronës nga 15 përqind në sistemin e plaçkitjes, do të zbresë në 2 përqind në sistemin e lirisë ekonomike. Taksa e ndikimit të infrastrukturës nga 8 përqind do të zbresë në 2 përqind.
Në qoftë se e para është 8 përqind të çmimit të referencës, taksa jonë do të jetë 2 përqind të preventivit, pra i bie një ulje shumë, shumë e madhe. Një ulje mbi 10-15 herë, çka do ketë ndikim direkt në çmimin e apartamenteve dhe sipërfaqen e ndërtimit.

Taksa e strehimit social është 3 përqind, shfuqizohet tërësisht. Taksat lokale do të jenë maksimumi 1 përqind e xhiros. Sot janë pa tavan, arrijnë në 8 dhe 10 përqind të xhiros. Dhe së fundmi, taksa tabu që e paguan çdo shqiptar në çdo kafshatë që merr, në çdo gjë blen, për gjithçka, nga 20 përqind, zbret në 15 përqind dhe ky është një rekord. Bëhet taksa më e ulët në Europë dhe ndër më të ulëtat në botë. Me këtë revolucion fiskal ne synojmë të krijojmë klimën më miqësore për biznesin.

Të krijojmë mundësi kursimesh dhe investimesh për bizneset. Të krijojmë mundësi për rritje rrogash dhe nxitje të prodhimit. Por vetvetiu ky sistem fiskal rrit 13 përqind të rrogave të shqiptarëve, pavarësisht nga premtimi ynë për rrogën mesatare 1200 euro që kemi bërë. Mendoj se dallimi është si nata me ditën, ndaj ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Është në interesin më të mirë që ata kanë, të rrogave dhe pensioneve të tyre," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet