16 Tetor 2025, 13:19
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do të marrë pafajësinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare, duke thënë se “Rama ka duart e veta të zeza”.
Berisha kujtoi se PD ka qenë organizatore e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës që në vitin 1991 dhe ka mbështetur fuqishëm si presidentin Ibrahim Rugova, ashtu edhe UÇK-në.
"Tani, vetëm dy fjalë do them lidhur me shpifjet e ulëta, amorale që bëri njeriu që di vetëm të shpifë. Kjo sallë ka memorie. Kjo parti është organizatore e rezolutës për njohjen e republikës së Kosovës në atë kohë kur ju dridheshit, në vitin 1991. Qeveria e saj u dha strehë dhe të gjitha mundësitë Adem Jasharit dhe komandantëve të tjerë të stërviten dhe të aftësohen. Qeveria e saj ia doli të kalojë në vitin 1994, rezolutën e miratuar nga 137 vende. Qytetarëve të Kosovës u njihej në OKB e drejta e vetëvendosjes, rezolutë që ishte bazë e dokumentit të parë të Rambujesë.
Kjo parti mbështeti fuqishëm si presidentin Rugova, ashtu edhe UÇK-në dhe ajo i konsideron ata luftëtarë të lirisë. Kjo parti ishte promotore kryesore e njohjeve ndërkombëtare dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Tiranë. Por, rreshtimi juaj me Aleksandër Vuçiçin, shndërrimi i kreut tuaj në argat të Vuçiçit ishte tradhtia më e madh që iu bë shqiptarëve dhe Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës. Kështu që ajo që bëni ju është një karnaval me të cilën dëmtoni palcërisht statusin e udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës, e cila për ne ka qenë dhe është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve që nga luftërat e Skënderbeut gjer sot. PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Se akuzat e rënda të bëra ndaj tyre nuk u faktuan asnjë prej tyre gjer sot. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
16 Tetor 2025, 13:08
I.A
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lëshoi akuza ndaj qeverisë, duke e cilës...
Politike
16 Tetor 2025, 12:40
I.A
KOSOVË- Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama n&e...
Politike
16 Tetor 2025, 12:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në seancën e sotme në Kuvend edhe për mitingun e paralajmëruar ...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
M.L
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dë...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës s...
Politike
16 Tetor 2025, 12:07
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda kësaj jave do të kërkojnë komision hetimo...
Politike
16 Tetor 2025, 11:58
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar ditën e sotme mocionin me debat nga Opozita për fondet e IPARD. Në seancën e ...
Politike
16 Tetor 2025, 11:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një replike në seancën e sotme të kuvendit i ka dhënë një...
Politike
16 Tetor 2025, 11:41
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Taulant Balla është ndërprerë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka,...
Politike
16 Tetor 2025, 11:34
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si të vetmen qeveri shqiptare që ka vendosur s...