LIVE UPDATES
Politike

Dita Kombëtare e Drejtësisë/ Kim: Askush s'është mbi ligjin! Hohmann: S’ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi

"Pa një reformë të suksesshme në drejtësi, nuk ka integrim në BE"

10 Maj 2023, 10:35 Nga m.s
Dita Kombëtare e Drejtësisë/ Kim: Askush s'është
foto nga konferenca

TIRANË- Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës Kombëtare të Drejtësisë, është mbajtur konferenca me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”. Fjalën e mori Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj dhe Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, pohoi se rezultatet dëshmojnë se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj. Yuri Kim ka nënvizuar ndër të tjera se qëndrimi i SHBA-së për Reformën në Drejtësi nuk ndryshon, ndonëse ndryshojnë ambasadorët dhe se askush nuk është mbi ligjin. Kim deklaroi se kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë, për shkak se duan të fshehin veprimet e tyre korruptive.

“Sfidat e sotme janë të ndryshme në krahasim me ato që janë përballur paraardhësit tuaj.Kanë kaluar 3 vite tashmë që jam këtu, dhe kam takuar shqiptarë nga të gjithë fushat e jetës që më kanë thënë se duan drejtësi, një arsye për të bërë vendin të jetueshëm. Ju mund të ndjeni se dyshimi fillestar i shqiptarëve në reformën në drejtësi po zëvendësohet me optimizëm të matur. Ata kanë qënë dëshmitarë të përparimit. Gjykata e Lartë ka shumë gjëra për të qenë krenare. Nga 19 anëtarë, kjo kishte 1 gjyqtarë vite më parë, sot ajo ka 16 anëtarë dhe 3 vakancat e mbetura duhet që të plotësohen sa më parë me anëtarë të denjë. Por, ka më shumë për të bërë, se populli shqiptar meriton drejtësi. Duhet të jemi më të kujdesshëm për rreziqet që shfaqen para reformës në drejtësi, kundërshtarët duan që ajo të dështojë. Duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri. Ky është shembull sesa e rëndësishme është që të gjithë së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA BE dhe vendet e tjera partnere të qëndrojnë të përkushtuara dhe në fund i përket Shqipërisë dhe do të vazhdojmë që t’ju mbështesim.

Ruajtja e integritetit dhe eliminimi i ndërhyrjeve reale janë thelbësore për suksesin pasi kemi parë shumë shembuj të incidenteve, pasi një integritet i tillë do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët do të rrisë besueshmërinë për investime të huaja. Zyrtarët publik duhet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar legjislacionin, në mënyrë që të ndjekin me kujdes çdo parim për të dhënë drejtësi. Puna që ju të gjithë po bëni është thelbësore për këtë"

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann e bëri të qartë se nuk ka anëtarësim në familjen europiane, pa një reformë të suksesshme në drejtësi. Ajo tha se rrugëtimi ka qenë i gjatë, por ende nuk ka përfunduar dhe se Reforma në Drejtësi duhet të krijojë rrënjë të thella, ku kërkohet transparencë dhe integritet i lartë. 

“Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik, sepse institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vettingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, këshillat duhet të ruajnë frymën e Vettingut që të ruajnë standardet e larta të Vettingut. Tashmë, anëtarët e këshillave pritet që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre, sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Një drejtësi me cilësi më të mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë.  Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës, tregon se duhet bërë më shumë. Integrimi në BE kërkon angazhim për ato vlera, dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj deklaroi se askush nuk është mbi ligjin, as gjyqtarët dhe as qeveria.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as vetë gjyqtarët dhe as qeveria, të gjithë janë të barabartë përpara tij”

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi vuri theksin te pandëshkueshmëria e “të fortëve”. Ai foli për rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, duke e cilësuar si një tjetër sfidë.

“Numri në rritje i çështjeve gjyqësore kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim, mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë, praktikat e ndryshme për çështje të ngjashme, niveli profesional, etik dhe moral i magjistratëve, por edhe pandëshkueshmëria kërkojnë zgjidhje tërësore dhe strategjike. Të gjitha këto sfida, të vjetra a të reja kanë të përbashkët nevojën për t’i përballuar me masa të përshtatshme dhe efektive, që janë vendimtare për suksesin ose dështimin. Rritja e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë mbetet një tjetër sfidë”

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, vuri në dukje se drejtësia nuk duhet të lërë individë të pandëshkueshëm. Teksa bëri një bilanc të situatës, Presidenti u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, pasi sfidat e saj kanë sjellë vonesa. Begaj kërkoi që Reforma në Drejtësi të sjellë një sistem drejtësie të besueshëm, të pavarur, ku ligji sundon dhe ku nuk ka të pandëshkueshëm. 

"Reforma në Drejtësi synoi të sjellë një sistem drejtësie të besueshëm, të pavarur, ku ligji sundon dhe ku nuk ka të pandëshkueshëm. Reforma nuk ka qenë e lehtë, pasi sfidat e saj kanë sjellë vonesa. Si president e si qytetar kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi. Të punohet mbi implementimin e hartës së re gjyqësore”. /Dosja.al

yuri kim bajram begaj reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj