LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Gara për bashkinë e Beratit rrotullohet rreth turizmit, të gjithë besojnë në fitore, PD: Do Zoti e përmbysim rezultatin këtë herë!

Ismaili garon përballë kandidatit socialist, Ervin Demo, një pedagog i ekonomisë dhe ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, i cili kandidon në zgjedhjet e 14 majit për një mandat të dytë si kryetar bashkie në Berat. Por ndryshe nga turisti që u tërhoq prej muzikës, banorët janë më pak entuziastë ndaj mitingjeve elektorale dhe më të vëmendshëm ndaj grupeve me turistë.

9 Maj 2023, 23:27 Nga k.m.
BIRN: Gara për bashkinë e Beratit rrotullohet rreth turizmit, të
Foto ilustruese

Rruga pranë urës së varur që ndan lagjet “Mangalem” dhe “Goricë” ishte e mbingarkuar me makina të dielën e 7 majit në qytetin muze të Beratit.  Tre oficerë policie të sektorit të qarkullimit rrugor, dy mesoburra dhe një vajzë e re, mundohen të vënë rregull mes morisë së mjeteve dhe këmbësorëve që përshkojnë qytetin.

“Prisni, prisni të kalojnë këmbësorët,” përsërit si refren oficerja e re, duke u drejtuar tabelën mjeteve në rrugë, ndërsa kalimtarët kalojnë rrugën grupe-grupe.

“Ja, këtë ditë presim. Gjatë javës ka turistë, por më pak, e shtuna dhe e diela është plot,”- tha Valentina Këmbaci, e cila shet fruta në pedonalen e qytetit.

Pak më tutje në bulevardin përpara Qendrës së Kulturës, ‘Margarita Tutulani”, turistët ndalojnë të dëgjojnë tingujt e muzikës rrok që vjen prej fonive. Një prej tyre, Michael Carr, një 18-vjeçar nga Skocia, nis të kërcejë me ritmin.

“Është kaq bukur. Diell, aromë lulesh, qytet me shumë dritare. Tani ka dhe muzikë,”- tha 18 vjeçari, që kishte menduar se rastësisht ishte bërë pjesë e një feste.

Vetëm kur i shpjegojmë se në fakt gjendet në një miting elektoral të kandidatit Zija Ismaili, një mjek ligjor që garon për koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë në zgjedhjet lokale, ai reagon i habitur: Ah, do të ketë zgjedhje?! Mendova se kishte ndonjë festë në qytet.

Ismaili garon përballë kandidatit socialist, Ervin Demo, një pedagog i ekonomisë dhe ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, i cili kandidon në zgjedhjet e 14 majit për një mandat të dytë si kryetar bashkie në Berat. Por ndryshe nga turisti që u tërhoq prej muzikës, banorët janë më pak entuziastë ndaj mitingjeve elektorale dhe më të vëmendshëm ndaj grupeve me turistë.

“Ata do të bëjnë punën e tyre. Atë punë kanë, çdo katër vjet. Ne të shpresojmë që të kemi sa më shumë turistë, se këtë vit e kemi nisur mbarë shumë,’ i tha BIRN Përparim Nonaj. Pensionisti ka një banesë në lagjen “Mangalem” që familja e ka kthyer në bujtinë dhe është shumë i kënaqur me sezonin, që këtë vit ka nisur shumë më herët.

“E kemi nisur që përpara marsit këtë vit. Urojmë që të shkojë kështu, aty i kemi sytë. Aty i ka sytë Berati, po këta, këtë punë kanë,”-tha Nonaj duke treguar me dorë nga regjia lëvizëse ku disa djem punojnë për çmontimin dhe largimin e saj.

Turizmi si kryefjalë e fushatës

Hera e fundit që Partia Demokatike ka pasur drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të qytetit ka qenë para vitit 2000. Nga viti 1995 deri në vitin 2000, bashkia u drejtua nga Milika Jaho, një grua që u përball gjatë drejtimit të qytetit edhe me trazirat e vitit 1997. Më pas votat kanë shkuar vetëm majtas.

Rezultatet e zgjedhjeve në Berat që prej vitit 2000 tregojnë një avantazh në rritje të socialistëve në qytet dhe në zonat për rreth tij. Në vitin 2007, rezultati i votave mes kandidatëve të majtë dhe të djathtë ishte 47 me 43%. Në vitin 2021, rezultati ishte 53 me 39%.

Duke mos besuar se mund të ketë ndonjë ndryshim në zgjedhjet e 14 majit, qytetarët në përgjithësi duken të painteresuar për fushatën, përveçse atyre të angazhuar në struktura partiake.

Madje, ata që e kanë një punë në turizëm e shohin me bezdi fushatën.

“Sot u bë shumë rrëmujë nga takimi që kishte Saliu, ikën dhe disa që donin të blinin,” ankohet Valentina Këmbaci, ndërsa i shet kumbulla të freskëta disa vizitorëve nga Kosova.

Dreka i gjen të gjitha restorantet e qytetit plot. Pasditja është e tejmbushur në pedonale me vizitorë dhe banorë, të rinj dhe të reja, që rikthehen në qytet gjatë fundjavave.

Kandidatët për kryebashkiakë e kanë kuptuar lidhjen e fortë të qytetit me turizmin dhe të dy këmbëngulin se do ta përmirësojnë atë.

“Këta që shihni ju sot në Berat, janë vizitorë, jo turistë. Vijnë, shikojnë dhe ikin. Unë i kam idetë e qarta se si do ta transforjnë këtë sektor jetik për qytetin,”-thotë Zija Ismaili. Ai premton restaurim dhe rindërtim të të gjithë objekteve në lagjet muzeale dhe në zonën e mbrojtur dhe infrastrukturë moderne për pjesën tjetër të qytetit. Ismaili këmbëngul se ai mund t’i bëjë më të gjata qëndrimet e turistëve dhe më të gjallë ekonominë e qytetit.

Edhe kryebashkiaku aktual, Ervin Demo është i fokusuar te turizmi. Demo thotë se në katër vjet bashkia ia ka dalë të ketë turizëm gjatë gjithë vitit dhe se numri i turistëve është dyfishuar nga viti 2019, kur ai ka marrë drejtimin e bashkisë në zgjedhjet pa opozitë. 

“Në vitin 2019, 210 mijë turistë e vizituan Beratin. Ky ishte viti që mbahej si rekord dhe matja e vizitueshmërisë bëhej duke mbajtur si referim këtë vit, si viti më i mirë. Por, gjatë vitit 2022 Beratin e kanë vizituar 400 mijë vizitorë”, tha Demo.  Sipas tij aktivitetet e organizuara nga bashkia, kanë ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve.

Demo flet me superlativa për rritjen e turizmit në qytet, ndërsa përmend se aty po ndërtohen 30 hotele të reja dhe se mbi gjysma e kredive bankare merren për të investuar në turizëm.

Të gjithë besojnë në fitore

Në zyrat e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” diskutohej për impaktin e pjesëmarrjes në takimin elektoral të së dielës.  Pjesë e grupit të punës janë antarë, drejtues strukturash lokale të PD dhe ish-LSI-së, sot Partia e Lirisë. Aktivistët aty besojnë se koalicioni u jep më shumë mundësi për fitore, por shumica janë të vetëdijshëm që përballja nuk është e lehtë.

“Do Zoti e përmbysim rezultatin këtë herë”, tha Desantina Arizaj, një prej drejtuesve të PD-së në nivel lokal.

Vetë kandidati i sheh shpresat e tij te zemërimi me keqqeverisjen prej socialistëve. “Kam parë zemërim gjatë kësaj fushate. Për mënyrën se si qyteti është transformuar në beton këto katër vite. Sot qyteti ka një bashki, ku qytetari nuk e gjen më veten, ndaj unë kam bindje se në këto zgjedhje qytetarët do të zgjedhin individin pa u ndikuar nga partia,”  i tha BIRN Zija Ismaili.

Mjeku thotë se synon që me drejtimin e bashkisë të rikthejë në qytet të larguarit me shpresën se do të sjellin zhvillim si potenciale njerëzore.

“Do të bëjë gjithçka që të ikurit të shohin sërish të ardhmen këtu, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë Beratin qytetin e vizitueshëm çdo ditë të vitit,” thotë Ismaili.

Por edhe në krahun tjetër ka jo më pak optimizëm. Madje, Demo thotë se po shpreson ta thellojë diferencën, edhe aq të madhe, mes socialistëve dhe të tjerëve në bashkinë që drejton.

“Besoj se këtë vit rezultati do të jetë më i thellë në favor të Partisë Socialiste. Do të jetë më i thellë sepse besoj që dhe elektorati gri do votojë për kandidaturën time, pasi besojnë fort tek puna dhe transformimi i qytetit që është bërë në këto 4 vite”, tha Demo.

Kryebashkiaku pretendon se investimet dhe puna e tij në promovimin që i është bërë qytetit kanë sjellë rritje të turistëve dhe kanë përmirësuar ndjeshëm gjendjen e biznesit në qytet.

“E kam nisur punën me promovimin. Qyteti është promovuar me sete videosh, 20 të tilla të transmetuara kudo nëpër botë”, thotë ai./BIRN

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet