Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“120 rroga, 0 përgjegjësi"/ Protestë para Kuvendit të Kosovës, vendosen karrige me pankarta: Ky nuk është serial, është shteti ynë! (FOTO)
Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur karrige që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to u vendosën pankarta me mesazhe kritike ndaj deputetëve, të cilat sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjshmërinë dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve.
27 Maj 2025, 11:52Nga N.F
Para Kuvendit të Kosoves
KOSOVË- Organizata të ndryshme të shoqërisë civile zhvilluan një protestë simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të vazhdueshëm të procesit të konstituimit të këtij institucioni. Ky aksion u organizua pak para nisjes së përpjekjes së 22-të e cila dwshtoi swrish edhe sot.
Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur karrige që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to u vendosën pankarta me mesazhe kritike ndaj deputetëve, të cilat sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjshmërinë dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve.
Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë” ,“Për çka ju kemi zgjedhur?”. Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, pasi partia fituese e zgjedhjeve LVV, nuk po arrin të sigurojë votat e mjaftueshme për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.