Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama shkruan se ndihet krenar që Partia Socialiste dha sipas tij kontribut në shembjen e pallatit të vjetër të drejtësisë përmes reformës në këtë sektor.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit se hetimet e dosjes së "21 janarit" do t'i kalojnë Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një postimi në "X", Rama thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë ditën e sotme ka rikthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shqiptare.
Rama shkruan se ndihet krenar që Partia Socialiste dha sipas tij kontribut në shembjen e pallatit të vjetër të drejtësisë përmes reformës në këtë sektor.
REAGIMI I PLOTË:
Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!
Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë ndaj abuzimit ekstrem me forcën e pushtetit ekzekutiv.
Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash, për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Sistemit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin e pakicës sonë të mbetur vendosmërisht me shpresë tek drejtësia, në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm një drejtësi e re dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë.
Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që e humbën shpresën në këto vite të gjata varrosjeje të asaj dosjeje dhe nuk i kursyen fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët.
Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!
— Edi Rama (@ediramaal) March 12, 2024
Ky vendim i ka…
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj në një konferencë...
gazment bardhi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar për deputetë se për çfarë u r...
PD TIRANA- Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka këmbëngulur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike q&e...
foto ilustruese TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë...
ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialist...
Agron Gjekmarkaj TIRANA- Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencën e Kryetarëve se bashkëjetesa n&e...
genc gjokutaj TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e dhënë herët k...
sali berisha dhe jamarber malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha dhe dhë...
Igli Hasani dhe Peter Szijjarto HUNGARIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Budapest, ësht&...
TIRANË- Me bujë të madhe nisi lajmi për negociatat mes grupit socialist dhe opozitës për të normalizuar jetën parlamen...