6 Qershor 2022, 14:15
Nga A.B

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për spitalet, përmes projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor. Manastirliu bëri me dije se do të investohen pesë spitale. Ministrja deklaroi se financimi shtesë në vlerën 25 milionë euro për projektin e përmirësimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri do të sigurojë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe përmirësim të mëtejshëm të ofrimit të shërbimit të kujdesit spitalor në vend.
“Kjo marrëveshje synon që të përmirësojë sistemin shëndetësor duke pasur fokus në reformën spitalore. Financimi shtesë është në vlerën 25 milionë euro dhe ndahet në tre komponentë. Në komponentin e përmirësimit të infrastrukturës; në komponentin e përmirësimit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe në komponentin e tretë monitorim, vlerësim, menaxhimin e projekteve dhe asistencës teknike. Do të përfundojë modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; nëpërmjet rehabilitimit të spitalit të Kardiokirurgjisë, spitalit të Djegie-Plastikës, Spitalit Psikotrik. Gjithashtu do të kemi mundësi që të përfundojmë edhe rehabilitimin e spitalit të Lezhës, të spitalit të Krujës. Ne tashmë kemi hyrë në një proces intensiv edhe të digjitalizimit në sistemin e kujdesit spitalor, ku një rëndësi dhe fokus të veçantë i është vendosur pikërisht sistemit të informacionit, i cili tashmë ka filluar zbatimin e tij në 4 spitale të para. Ndërkohë që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje dhe nëpërmjet financimit nga kjo marrëveshje, ne synojmë që të shtrijmë sistemin e informacionit spitalor edhe në 7 spitale të tjera, duke përfshirë këtu spitalin e Gjirokastrës, Beratit, Lezhës, Fierit, Korçës, Dibrës dhe Kukësit”, u shpreh Manastirliu.
Politike
6 Qershor 2022, 14:02
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar bllokimin që iu bë Sergey Lavrov në Serbi pasi...
Politike
6 Qershor 2022, 13:53
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët merren me fjalë dhe kritikojnë kur vjen puna tek menaxhimi i zjarreve n...
Politike
6 Qershor 2022, 12:59
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e një oficeri i cili tregon se si &eu...
Politike
6 Qershor 2022, 12:09
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka uruar suksese në detyrën e re, Bajram...
Politike
6 Qershor 2022, 10:02
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputeti Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë për projektin e rrugës Kardhiq Delvinë. Sipas Tabakut projekti i ...
Politike
6 Qershor 2022, 09:45
A.B
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka bërë një analiz&eu...
Politike
6 Qershor 2022, 07:55
Lulzim Basha, Edi Rama
TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për vendosjen e konteiner&...
Politike
5 Qershor 2022, 19:28
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shkruan se nënshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronikat orëelliane t...
Politike
5 Qershor 2022, 19:24
F.M
Edi Rama dhe Zaho
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta kalojë këtë të dielë në Nivicë, në një ...
Politike
5 Qershor 2022, 18:45
F.M
Barjam dhe Armanda Begaj
TIRANË- Familja Presidenciale në Shqipëri ka katër anëtarë. Dosja.al ju prezanton sot me Zonjë...