LIVE UPDATES
Politike

34-vjetori i themelimit të PD-së, Salianji mesazh nga burgu: E nesërmja për demokratët është sërish betejë në qëndresë

Salianji u shpreh më tej se Shqipëria po kalon ditë të këqija dhe sipas tij janë demokratet të cilët duhet të zgjidhjen dhe shpëtimin.

11 Dhjetor 2024, 20:11 Nga r.ll
34-vjetori i themelimit të PD-së, Salianji mesazh nga burgu: E
ervin salianji

TIRANË- Partia Demokratike përkujton ditën e sotme 34-vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Në eventin e këtij përvjetori është lexuar edhe një mesazh i ish-deputetit demokrat, Ervin Salianjit.  Ky i fundit shprehet në mesazhin e tij, se e nesërmja për demokratët është ditë beteje, pasi shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes. 

Salianji u shpreh më tej se Shqipëria po kalon ditë të këqija dhe sipas tij janë demokratet të cilët duhet të zgjidhjen dhe shpëtimin. Ish-deputeti tha se zgjedhjet po afrojnë dhe se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të arritur fitoren. 

MESAZH NGA BURGU DEPUTETI I PD, ERVIN SALIANJI NË 34-VJETORIN E PD

I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja. Jeni Ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.

Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua. E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protest pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes. Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por  bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.

Është kaq e qartë që goditjet presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve. Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion, sot përpëliten në frikë e në mjerim.

Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë nën ankthin që presin që në të veprojmë. Të jemi më shumë, më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë i kanë lënë. Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e ne boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!

Kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike  që ne gjimnaz me angazhimet që një i ri mund të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do  ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem i dënuar për shkak të një denoncimi të një conference për shtyp, të një dëshmie e faktuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë. Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin.

Dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë. Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët. Zoti i bekoftë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

ervin salianji 34-vjetori i themelimit te pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet