Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Politike
37 deputetë mbështesin kandidaturën e Bajram Begajt si president, Rama i pari
Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet që të votohet në Parlament pasditen e sotme në orën 18:00.
4 Qershor 2022, 11:52Nga k.m
Edi Rama
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës së Shqipërisë. Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet që të votohet në Parlament pasditen e sotme në orën 18:00.
Janë zbardhur emrat që kanë firmosur kandidaturën e Bajram Begaj për prezent të ri të vendit. Në krye të listës është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe figura të tjera të Partisë Socialiste.
Lista e firmëtarëve:
Edi Rama Taulant Balla Lindita Nikolla Arben Ahmetaj Xhemal Qefalija Antoneta Dhimaj Ilirjan Pendavinji Rrahman Rraja Niko Peleshi Desantil Tahiraj Kotiana Piro Pandeli Majko Petro Koçi Bardhyl Kollçaku Luan Duzha Fadil Nasufi Ismet Beqiraj Tatjana Piro Hatixhe Konomi Elisa Spiropali Ilir Ndraxhi Klevis Xhoxhi Eduard Ndreca Denis Deliu Klodjana Spahiu Florenc Spaho Edona Bilali Etjen Xhafaj Pranvera Resulaj Arben Pellumbi Ornaldo Rakipi Jurgis Çyrbja Niko Kuri Vullnet Sina Eduard Shalsi Besjan Ajazi
Kryeministri Edi Rama prezantoi dje kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet sot, në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.