Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.
Kompensimi do të bëhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë, sipas tabelës shoqëruese të vendimit. Edhe lista e pronarëve përfitues zgjerohet me pasuri shtesë të identifikuara gjatë zbatimit të projektit
Vendimi i plotë:
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.19, DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PPT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.19, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “vreshtë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh.”.
2. Në pikën 4, togfjalëshi “… prej 280 445 392.25 (dyqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy pikë njëzet e pesë) lekësh …” zëvendësohet me “… prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh …”.
3. Në tabelën bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Vlerat e shpronësimit të pasurive të paraqitura në nënndarjet me numrat rendorë 9, 11, 12, 15, 17, 18, 40, 41, 42, 43, 55, 57, 65, 73 dhe 74 zëvendësohen me vlerat e shpronësimit në nënndarjet përkatëse, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Pas nënndarjes me numër rendor 84 shtohen pasuritë që shpronësohen, të paraqitura në nënndarjet me numra rendorë nga 85 në 115, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a.
III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a., drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamzë Vorë, Tiranë Rurale 2 dhe Krujë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al
OSBE TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. Me anë të një dekl...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e bazës shtetërore të të dh&eum...
Këshilli i Ministrave TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndërtimin e një centrali gjenerues ...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës s&e...
foto ilustruese TIRAANË- Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar, pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kod...
Foto ilustruse Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët ...
Edi Rama IZRAEL- Kryeministri shqiptar Edi Rama e mbrojti Izraelin nga përgjegjësia gjatë fjalit në Knesset, duke ia hedhur fajin p&eum...
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar ditën e sotme se eksporti nuk është thjesht shi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për eksportet deklaroi se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeverisa synon të ul kostot e transportit. Gjatë fjalës s&eum...