LIVE UPDATES
Politike

Miratohet vendimi/ Qeveria krijon Kadastrën Fiskale Kombëtare për taksën mbi ndërtesat

Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me AKSHI-n.

28 Janar 2026, 17:11 Nga E.d
Miratohet vendimi/ Qeveria krijon Kadastrën Fiskale Kombëtare për
Foto ilustruse

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e bazës shtetërore të të dhënave “Regjistri Qendror i Pasurive të Paluajtshme, Kadastra Fiskale”. Kjo me qëllim administrimin më të saktë dhe efikas të taksës mbi ndërtesën në të gjithë vendin.

Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me AKSHI-n. Ai do të përmbajë të dhëna të detajuara për ndërtesat, njësitë e tyre, pronarët, përdoruesit, vlerën e taksueshme, shkallët e taksës, detyrimet tatimore, gjobat dhe pagesat përkatëse. 

Bashkitë kanë detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale), duke filluar nga data 10 shkurt 2026.

Sistemi do të ndërveprojë me regjistra të tjerë shtetërorë, këtu duke përfshirë Kadastrën, Gjendjen Civile, Regjistrin e Biznesit, e-Leje, tatimet dhe energjia elektrike.

Vendimi i plotë:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Janar 2026: V E N D I M PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI QENDROR I BAZËS SË TË DHËNAVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME (KADASTRA FISKALE)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 4, të  ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: KREU I  DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti 

Objekti i këtij vendimi është:

a) krijimi i  bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)” dhe përcaktimi i autoritetit përgjegjës për administrimin e saj;

b) përcaktimi i të dhënave të nevojshme për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si dhe i rregullave për mbledhjen e menaxhimin e tyre.

KREU II

REGJISTRI QENDROR I BAZËS SË TË DHËNAVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME (KADASTRA FISKALE)

Neni 2 Krijimi dhe administrimi i Regjistrit Qendror i Bazës së të Dhënave të  Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)

1. Për qëllimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe miradministrimit të taksës mbi ndërtesën, krijohet baza e të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)”.

2. Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) krijohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë (në vijim DPTP), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit përkatës.

3. Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) administrohet nga DPTP-ja.

KREU III TË DHËNAT QË PËRMBAN REGJISTRI QENDROR I BAZËS SË TË DHËNAVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME (KADASTRA FISKALE)

Neni 3

Të dhënat që përmban Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)

1. Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) përmban të dhëna për:

a) ndërtesat dhe njësitë e ndërtesave;

b) pronarët, zhvilluesit dhe përdoruesit e njësive të ndërtesave, në funksion të përcaktimit të përgjegjësisë tatimore, detyrimeve tatimore dhe përjashtimeve nga taksa;

c) zonat e vlerave, duke përfshirë kufijtë gjeografikë, identifikuesit unikë dhe çmimet referuese për secilën prej tyre;

ç)  kufijtë gjeografikë dhe identifikuesit unikë (numrat) të parcelave;

d) kufijtë gjeografikë dhe identifikuesit unikë (numrat) të zonave dhe blloqeve kadastrale;

dh) kufijtë administrativë, emrat dhe numrat e bashkive dhe njësive administrative brenda tyre;

e) bazën e taksës (vlerën e taksueshme) për njësitë e ndërtesave;

ë)  shkallët e zbatueshme të taksës për:

i. njësitë e ndërtesave që përdoren/shfrytëzohen për banim;

ii. njësitë e ndërtesave që përdoren/shfrytëzohen për veprimtari  ekonomike;

iii. ndërtesat e papërfunduara.

f) kamatëvonesat dhe gjobat e zbatueshme;

g) detyrimet tatimore, afatet për pagesë dhe pagesat e bëra për përmbushjen e tyre;

gj)  rimbursimet e kryera për detyrime tatimore të paguara më tepër;

h) faktorët e prezumuar, që përdoren për përcaktimin e bazës së taksës dhe shkallës së taksës, në rastet kur mungojnë të dhënat e nevojshme;

i) të dhëna të tjera të nevojshme për administrimin e taksës për ndërtesën, si dhe informacionin për përdoruesit e sistemit informatik të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale).

Neni 4

Të dhënat për ndërtesën dhe njësinë e ndërtesës

1. Të dhënat për ndërtesën përfshijnë:

a) identifikuesin unik teknik që ka ndërtesa në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

b) emrin e bashkisë ku ndodhet ndërtesa;

c) emrin e qytetit dhe emrin/numrin e njësisë administrative ku ndodhet ndërtesa;

ç)  identifikuesin unik të zonës kadastrale ku ndodhet ndërtesa;

d) identifikuesin unik të zonës së vlerës ku ndodhet ndërtesa;

dh) identifikuesin unik të parcelës ku ndodhet ndërtesa;

e)  kufirin gjeografik të ndërtesës (poligoni i gjurmës) ose koordinatat GPS të ndërtesave, pa kufij të përcaktuar;

ë)  adresën e ndërtesës;

f) numrin e përgjithshëm të kateve të ndërtesës (ku specifikohen numri i kateve mbi dhe nën sipërfaqen e tokës);

g) llojin e ndërtesës (ndërtesë me një njësi ndërtese ose me shumë njësi ndërtese);

gj) të dhënat për lejen e ndërtimit dhe për pronën, të parashikuara në sistemin     elektronik të lejeve (e-Leje).

2. Të dhënat për njësinë e ndërtesës përfshijnë:

a) identifikuesin unik teknik që ka njësia e ndërtesës në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

b) numrin e pasurisë që ka njësia e ndërtesës në regjistrin kadastral;

c) adresën e njësisë së ndërtesës;

ç)  katin ku ndodhet njësia e ndërtesës (e zbatueshme për ndërtesat me shumë njësi);

d) sipërfaqen e njësisë së ndërtesës në metra katrorë;

dh) kategorinë e ndërtesës;

e) kategorinë e vlerës;

ë)  shfrytëzimin e njësisë së ndërtesës (informacion më i detajuar, kur është i  disponueshëm për mënyrën e përdorimit të njësive të ndërtesave, që janë pjesë e kategorive të gjera të vlerës, të tilla, si kategoria e vlerës, ndërtesa që shërbejnë për tregti dhe shërbime, siç janë hotelet, restorantet, dyqanet);

f) çmimin referues që ka zona e vlerës, ku ndodhet njësia e ndërtesës;

g) statusin e privatizimit, nëse njësia e ndërtesës është banesë (banesë e privatizuar ose banesë e paprivatizuar);

gj) statusin e ndërtimit (ndërtesë e përfunduar ose e ndërtesë e papërfunduar);

h) statusin e dëmtimit të njësisë së ndërtesës (e dëmtuar apo e padëmtuar nga forcë madhore);

i) vlerën e taksueshme (bazën e taksës) të njësisë së ndërtesës;

j) shkallën e zbatueshme të taksës;

k) taksën e llogaritur për njësinë e ndërtesës;

l) vitin tatimor;

ll) të dhëna për detyrime të tjera tatimore (taksa të papaguara nga vitet paraardhëse tatimore, gjoba dhe kamatëvonesa), të lidhura me njësinë e ndërtesës;

m) përjashtimin ose jo nga taksa të njësisë së ndërtesës dhe arsyen e përjashtimit, nëse njësia përjashtohet;

n) lehtësimin/përjashtimin e pjesshëm nga detyrimi për pagimin e taksës, si dhe kohëzgjatjen e tij, në rastet e zbatimit të pikës 5, të nenit 21, të                          ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Neni 5

Të dhënat për taksapaguesin

1. Të dhënat për taksapaguesin përfshijnë:

a) identifikuesin unik teknik që ka taksapaguesi në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

b) për individët dhe personat fizikë:

i. numrin personal të identifikimit (për individët);

ii. emrin, atësinë dhe mbiemrin (për individët);

iii. gjininë (për individët);

iv. numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS) dhe emrin e personit fizik (nëse për taksapaguesin individ nuk disponohen të dhënat e përcaktuara në nënndarjet “i” dhe “ii”, të kësaj shkronje).

c) për personat juridikë:

i. numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS);

ii. emrin e personit juridik.

ç)  adresën e taksapaguesit;

d) statusin juridik të taksapaguesit:

i. pronar;

ii. zhvillues;

iii. përdorues.

dh) pjesën takuese të taksapaguesit (pjesa takuese e njësisë së ndërtesës);

e) të dhënat për organizatat jofitimprurëse, të parashikuara në regjistrin elektronik të organizatave jofitimprurëse;

ë) të dhënat e aplikantit për leje ndërtimi, si subjekt tregtar, individ, institucion, të parashikuara në sistemin elektronik të lejeve (e-Leje);

 f) të dhënat për detyrimet tatimore të taksapaguesit;

           g) të dhënat mbi pagesat e bëra për përmbushjen e detyrimeve tatimore;

gj) të dhënat për rimbursimet që i janë bërë taksapaguesit për detyrimet tatimore të paguara më tepër.

Neni 6

Të dhënat parësore dhe të dhënat dytësore

1. Të dhënat parësore përfshijnë:

a) identifikuesin unik teknik që ka ndërtesa në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

b) identifikuesin unik teknik që ka njësia e ndërtesës në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

c) identifikuesin unik teknik që ka taksapaguesi në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

ç)  zonat e vlerave, duke përfshirë kufijtë gjeografikë, identifikuesit unikë dhe  çmimet referuese për secilën prej tyre;

d)  identifikuesin unik të zonës së vlerës ku ndodhet ndërtesa;

dh) bazën e taksës (vlerën e taksueshme) për njësitë e ndërtesave;

e) shkallët e zbatueshme të taksës për:

i. njësitë e ndërtesave që përdoren/shfrytëzohen për banim;

ii. njësitë e ndërtesave që përdoren/shfrytëzohen për veprimtari ekonomike;

iii. ndërtesat e papërfunduara.

ë) vitin tatimor;

f) përjashtimin ose jo nga taksa të njësisë së ndërtesës dhe arsyen e përjashtimit, nëse njësia përjashtohet;

g) lehtësimin/përjashtimin e pjesshëm nga detyrimi për pagimin e taksës, si dhe kohëzgjatjen e tij, në rastet e zbatimit të pikës 5, të nenit 21, të                          ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar;

gj) kamatëvonesat dhe gjobat e zbatueshme;

h) detyrimet tatimore, afatet për pagesë dhe pagesat e bëra për përmbushjen e tyre;

i) të dhëna për detyrime të tjera tatimore (taksa të papaguara nga vitet paraardhëse tatimore, gjoba dhe kamatëvonesa), të lidhura me njësinë e ndërtesës;

j) rimbursimet e kryera për detyrime tatimore të paguara më tepër;

k) faktorët e prezumuar, që përdoren për përcaktimin e bazës së taksës dhe shkallës së taksës, në rastet kur mungojnë të dhënat e nevojshme;

l)   të dhënat për detyrimet tatimore të taksapaguesit;

ll) të dhënat mbi pagesat e bëra për përmbushjen e detyrimeve tatimore;

m) të dhënat për rimbursimet që i janë bërë taksapaguesit për detyrimet tatimore të paguara më tepër;

 n) statusin e dëmtimit të njësisë së ndërtesës (e dëmtuar apo e padëmtuar nga forcë madhore).

2. Të dhënat dytësore janë të dhëna që merren nga një bazë tjetër të dhënash, ku ato janë parësore dhe me të cilat Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) ndërvepron dhe ato janë:

a) ndërtesat dhe njësitë e ndërtesave;

b) pronarët, zhvilluesit dhe përdoruesit e njësive të ndërtesave, në funksion të përcaktimit të përgjegjësisë tatimore, detyrimeve tatimore dhe përjashtimeve nga taksa;

c) kufijtë gjeografikë dhe identifikuesit unikë (numrat) të parcelave;

ç) kufijtë gjeografikë dhe identifikuesit unikë (numrat) të zonave dhe blloqeve kadastrale;

d) kufijtë administrativë, emrat dhe numrat e bashkive dhe njësive administrative brenda tyre;

dh) emrin e bashkisë ku ndodhet ndërtesa;

e) emrin e qytetit dhe emrin/numrin e njësisë administrative ku ndodhet ndërtesa;

ë)  kufirin gjeografik të ndërtesës (poligoni i gjurmës) ose koordinatat GPS të  ndërtesave, pa kufij të përcaktuar;

f) adresën e ndërtesës dhe të njësisë së ndërtesës;

g) numrin e përgjithshëm të kateve të ndërtesës (ku specifikohen numri i kateve mbi dhe nën sipërfaqen e tokës), si dhe të katit ku ndodhet njësia e ndërtesës (e zbatueshme për ndërtesat me shumë njësi);

gj) llojin e ndërtesës (ndërtesë me një njësi ndërtese ose me shumë njësi ndërtese);

h) numrin e pasurisë që ka njësia e ndërtesës në regjistrin kadastral;

i) sipërfaqen e njësisë së ndërtesës në metra katrorë;

j) kategorinë e ndërtesës;

k) statusin e privatizimit, nëse njësia e ndërtesës është banesë (banesë e privatizuar ose banesë e paprivatizuar);

l) statusin e ndërtimit (ndërtesë e përfunduar ose e ndërtesë e papërfunduar);

ll) të dhënat për lejen e ndërtimit dhe për pronën, të parashikuara në sistemin elektronik të lejeve (e-Leje);

m) për individët dhe personat fizikë:

i. numrin personal të identifikimit (për individët);

ii. emrin, atësinë  dhe mbiemrin (për individët);

iii. gjininë (për individët);

iv. numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS) dhe emrin e personit fizik (nëse për taksapaguesin individ nuk disponohen të dhënat e përcaktuara në nënndarjet “i” dhe “ii”, të kësaj shkronje).

n) për personat juridikë:

i. numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS);

ii. emrin e personit juridik.

nj)  adresën e taksapaguesit;

o) statusin juridik të taksapaguesit:

i. pronar;

ii. zhvillues;

iii. përdorues.

p) pjesën takuese të taksapaguesit (pjesa takuese e njësisë së ndërtesës);

q) të dhënat për organizatat jofitimprurëse, të parashikuara në regjistrin elektronik të organizatave jofitimprurëse;

r) të dhënat e aplikantit për leje ndërtimi, si subjekt tregtar, individ, institucion,  të parashikuara në sistemin elektronik të lejeve (e-Leje).

KREU IV

AUTORITETET PËRGJEGJËSE PËR MENAXHIMIN E TË DHËNAVE NË REGJISTRIN QENDROR TË BAZËS SË TË DHËNAVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME (KADASTRA FISKALE) DHE PËRGJEGJËSITË PËRKATËSE

Neni 7

Të drejtat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë për menaxhimin e të dhënave

1. Në ushtrim të detyrave të saj, në funksion të procesit të regjistrimit të të dhënave, DPTP-ja kryen veprimet e mëposhtme:

a) Regjistron dhe përditëson të dhënat për zonat e vlerave;

b) Regjistron dhe përditëson shkallët e zbatueshme të taksës për çdo bashki;

c) Regjistron dhe përditëson faktorët e prezumuar të përdorur për përcaktimin e bazës së taksës (vlerës së taksueshme) dhe shkallës së taksës, në funksion të llogaritjes së taksës mbi ndërtesën;

ç) Regjistron dhe përditëson të dhënat e përdoruesve të sistemit informatik të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

d) Regjistron dhe përditëson normat e zbatueshme të kamatëvonesës dhe gjobës;

dh) Regjistron dhe përditëson afatet për pagesën e taksës mbi ndërtesën.

2. Përveç sa është parashikuar në pikën 1, të këtij neni, DPTP-ja kryen edhe përgjegjësitë e mëposhtme:

a) Udhëheq, asiston e monitoron bashkitë në procesin e regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

b) Pajis përdoruesit e sistemit informatik të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vë në dispozicion kredencialet e përdoruesve (aksesit).

3. DTPT-ja është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale).

Neni 8

Të drejtat dhe përgjegjësitë e bashkisë për menaxhimin e të dhënave

Në ushtrim të detyrave të saj, në funksion të procesit të regjistrimit të të dhënave për administrimin e taksave mbi njësitë e ndërtesave brenda territorit të saj, bashkia:

a) regjistron të dhënat e  regjistruara në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

b) korrigjon, në përputhje me vendimet administrative ose vendimet gjyqësore të formës së prerë, të dhënat përkatëse në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale);

c)  korrigjon, në përputhje me rekomandimin e DPTP-së apo me iniciativën e saj, të dhënat përkatëse, pas konstatimit të pasaktësive.

KREU V

NDËRVEPRIMI ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE DHE BASHKËPUNIMI ME DHËNËSIT E  INFORMACIONIT

Neni 9

Ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave

1. Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) ndërvepron nëpërmjet platformës së ndërveprimit me bazat e mëposhtme të të dhënave:

a) Regjistrin e pasurive të paluajtshme, në administrim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;

b) Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile;

c) Regjistrin Kombëtar të Adresave, në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme e Gjendjes Civile;

ç)  Regjistrin Tregtar, në administrim të Qendrës Kombëtare të Biznesit;

d) Gjeoportalin Kombëtar, në administrim të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor;

dh) Regjistrin Elektronik Kombëtar të Ndihmës Ekonomike, në administrim të Shërbimit Social Shtetëror;

e)  Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore dhe Pensioneve, në administrim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

ë)  Regjistrin e klientëve, në administrimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike;

f) Sistemin elektronik të tatimeve (E-TAX), në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;

g) Sistemin elektronik të lejeve (e-Leje), në administrim të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit;

gj) Regjistrin elektronik të organizatave jofitimprurëse, në administrim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

KREU VI

NIVELI I AKSESIMIT TË REGJISTRIT QENDROR TË BAZËS SË TË DHËNAVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME (KADASTRA FISKALE)

Neni 10

Niveli i aksesimit të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë

1. DPTP-ja, në cilësinë e institucionit administrues, ka të drejtë leximi dhe kontrolli mbi të gjitha të dhënat e regjistruara në Regjistrin Qendror të Bazës së Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale), si dhe të drejta hedhjeje ose modifikimi mbi të dhënat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 7, të kreut IV, të këtij vendimi.

2. DPTP-ja ka të drejtën e hedhjes dhe modifikimit edhe mbi të dhënat e përcaktuara në nenin 11, të këtij kreu, me kusht që këto të drejta të ushtrohen në bazë të një kërkese dhe autorizimi paraprak nga bashkia përkatëse e të dokumentohen në mënyrë të rregullt. DPTP-ja ushtron të drejtën për të hedhur dhe për të modifikuar të dhënat e përcaktuara në nenin 11, të këtij kreu, në kuadër të rolit të saj mbështetës/asistues dhe vetëm në ato raste, kur bashkia, për arsye problemesh teknike, të dokumentuara saktësisht, nuk mund të bëjë hedhjen ose modifikimin e të dhënave të përcaktuara në nenin 11, të këtij kreu, në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale).

Neni 11

Niveli i aksesimit të Regjistrit Qendror të Bazës së Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) nga bashkia

Bashkia ka të drejta leximi, hedhjeje ose modifikimi vetëm mbi të dhënat e regjistruara në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) për pasuritë e paluajtshme që ndodhen në territorin e saj, taksapaguesit, detyrimet përkatëse tatimore dhe të dhëna të tjera të ndërlidhura, përveç atyre të përcaktuara në pikën 1, të nenit 7, të kreut IV, të këtij vendimi, për të cilat bashkia ushtron të drejtën e leximit dhe jo të drejtën e hedhjes ose modifikimit për të dhënat e veta.

Neni 12

Niveli i aksesimit të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) nga autoritetet publike

Autoritetet publike të përmendura në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, kanë të drejta leximi dhe përdorimi mbi të dhënat e regjistruara në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale), si përdoruese të këtij regjistri e të konsultojnë të dhënat e këtij regjistri, si dhe të printojnë ekstrakte.

Neni 13 

Gjurma e auditit për veprimet e përdoruesve në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)

Të gjitha veprimet e përdoruesve në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale) regjistrohen si gjurmë auditi për të siguruar se të dhënat lexohen vetëm për qëllime të përmbushjes së detyrave funksionale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

KREU VII

DISPOZITA TË FUNDIT DHE SHFUQIZIME

Neni 14

Dispozita të fundit

1. Bashkitë kanë detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale), duke filluar nga data 10 shkurt 2026.

2. Vendimi nr.273, datë 16.5.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave për Llogaritjen e Taksës Vendore të Pasurisë së Paluajtshme “ndërtesë” (Kadastra fiskale)”, shfuqizohet.

3. Ngarkohen Ministria  e Financave, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, bashkitë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Qendra Kombëtare e Biznesit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe institucionet e përcaktuara në shtojcën nr.1 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al

qeveria ndërtesa taksë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje