"Katastrofë mjedisore në Elbasan!" Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit, deputeti Sula: Nuk mjaftojnë komp...
Politike
6 dhjetori, Meta e konfirmon: Do jemi në shesh! Dhjetori është muaji i Europës, manifestimi do i japë fund kapjes së shtetit
Nga Varrezat e Dëshmorëve, ku bëri homazhe për 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, Meta theksoi se më 6 dhjetor të do të jenë para kryeministrisë për të protestuar, ndërsa sipas tij do të jetë thjeshtë një tubim paqësor.
29 Nëntor 2022, 11:49Nga k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi homazhe tek 'Varrezat e Dëshmorëve'. Pas homazheve, Meta ndaloi për pyetjet e gazetarëve dhe sqaroi se do të merrte pjesë edhe vetë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor. Nga Varrezat e Dëshmorëve, ku bëri homazhe për 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, Meta theksoi se më 6 dhjetor të do të jenë para kryeministrisë për të protestuar, ndërsa sipas tij do të jetë thjeshtë një tubim paqësor.
Por nga ana tjetër, nuk dha asnjë koment për përgjimet e Taulant Ballës në Prokurorinë e Elbasnit, edhe theksuar se fokusi duhet të jetë tek protesta.
Pyetje: Ku do të bëni protestën pasi bulevardi është brenda perimetrit të sigurisë? Pse keni shmangur thirrjet për të ftuar qytetarët në protestë? Keni qenë i heshtur?
Ilir Meta:Siguria në Shqipëri është gjithmonë nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe jo qytetarëve të lirë të saj. Nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë një mesazh mirënjohjeje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitike të BE-së për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera të ecin në rrugën e integrimit europian dhe procesit të Berlinit që lehtëson këtë rrugë. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk duhet të ketë asgjë mbi Kushtetutën.
Përgjimet e Taulant Ballës, Meta:Këtu jemi për të dhënë mesazhet më të rëndësishme, ato u dhanë. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.