LIVE UPDATES
Politike

8 Dhjetori/ Berisha: Enver Hoxha, në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë, përdori urinë si armë për të shtypur qytetarët shqiptarë

Berisha theksoi se Hoxha në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë, përdori urinë si armë për të shtypur qytetarët shqiptarë.

8 Dhjetor 2024, 19:17 Nga I.A
8 Dhjetori/ Berisha: Enver Hoxha, në dallim nga diktatorët e
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se dikatura komuniste e Enver Hoxhës është ndër më të egrat në rajon dhe në botë. Në takimin me FRPD dhe grupimit ‘Dhjetor ‘90’, Berisha theksoi se Hoxha në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë, përdori urinë si armë për të shtypur qytetarët shqiptarë.

"Në këtë kuadër, e kam thënë dhe po e përsëris prap, si një dëshmitar ndër të parët e këtij revolucioni dhe më vonë edhe protagonist i tij, ata studente dhe studentë që bënë hapat e tyre jashtë ndërtesave, dolën në datën 8 Dhjetor 1990, të udhëhequr nga Azem Hajdari, ata ishin heronjtë e vërtetë. Disa prej tyre i kemi dhe në sallë. Sot këta janë baballarë, prindër, ndonjë mund të jetë dhe gjysh, gjyshe, por ato ditë, atë kohë këta ishin heronjtë e vërtetë të lirisë së shqiptarëve. Diktatura staliniste e Enver Hoxhës, dallonte nga çdo diktaturë tjetër në Europë. Nëqoftëse në diktaturat komuniste të sistemit, qytetarët lëviznin të lirë nga Vladivostoku gjer në Riga apo në Sofje, qytetarët shqiptarë edhe për të arritur afër kufijve të tyre duhej të merrnin leje nga Dega e Punëve të Brendshme, le për të dalë jashtë.

Pra ishte një diktaturë e një izolimi të tmerrshëm. Dhe ky izolim krijonte, ishte si një shtrat i ngrohtë, si një serë gjigante ku indoktrinoheshin mendjet e njerëzve. Krahas kësaj, Enver Hoxha në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë të Europës, përdori urinë si armë për të shtypur në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, për ti nënshtruar ata. Këtë uri ai e ushtroi nëpërmjet hiperkolektivizimit. Cila ishte Shqipëria e asaj kohe, ishte ju them unë ju, por po të lexoni për Korenë e Veriut, sot korenatë e Veriut ishin më mirë se shqiptarët para vitit ’89 në Shqipëri, sepse atyre diktatori i çmendur Kim Jon Un, u ka lejuar të kenë 4-500 metra tokë, në një kohë kur fshatarit shqiptar nuk i lejohej asgjë.

Këto ishin kushtet. Tentativa e parë e madhe që bëri rinia shqiptare, rinia punëtore të jemi realistë, kryesisht punëtore, me përmbysjen e murit të Berlinit në Tiranë, ata e përmbysën, ata hynë në ambasada si luanë.
Por shoqëria e topitur e Tiranës, kryeqytetit, nuk i mbështeti ata. Nuk mbushi rrugë e sheshe për të rrëzuar diktaturën, por qëndroi soditëste, e trembur dhe diktatori me shpejtësi të rrufeshme ringriti murin e Berlinit përsëri. Pati përpjekje në Kavajë, shumë serioze, në Shkodër, shumë serioze, por problemi ishte se pushteti ndodhej në Tiranë dhe pushteti Tiranën do ta mbronte me të gjitha mjetet.

Megjithë këtë, ata studente dhe studentë të atyre viteve, disa prej të cilëve janë sot këtu, pavarësisht në këto rrethana, dolën në betejë, në qytetin e tyre, takuan diktatorin, u soll i pabesë. Pasi i përcolli nga takimi, vendosi ti dërrmojë, ti rrafë kafshërisht në mënyrë që të mund të mos mendojnë më për kërkesat që i kishin paraqitur.
Por ata ishin heronj, ua them unë ju, se ata mezi pritën të zbardhet dita, për të mbushur sheshin e tyre dhe tani më shumë dhe për tu nisur drejt sheshit të pushtetit, Sheshi Skëndëbej. Ai ishte objektiv i tyre. U përballën me një egërsi nga forcat e rendit të papërshkruar dhe përsëri, pas 1-2 orësh, ata vetëm një vendim kishim, ti pushtonin, pushtetit sheshin Skënderbej. Pra jo vetëm që nuk u tërhoqën nga e gjithë dhuna e ushtruar ndaj tyre, por përkundrazi çdo minutë e çdo orë ata u bënë më të vendosur," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet