Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-kryeministri u ndal në kohën kur u miratua ky ligj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në bindjen e tij.
BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka ardhur koha e duhur për të rrëzuar ligjin 7501 për ndarjen e tokës. Në një takim me fermerët e Belshit, Berisha tha se nuk mund të premtojë se do ta rrëzojë si ligj, pasi sipas tij, tani janë krijuar marrëdhënie të tjera posedimi 30-vjeçare. Ish-kryeministri u ndal në kohën kur u miratua ky ligj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në bindjen e tij. Berisha shton se bindja e tij ishte që toka është e të zotit.
Qytetari: Ligji 7501 e ka vrarë për së dyti bujkun shqiptarë. A është koha për të rrëzuar këtë ligj? Të jemi krah fqinjëve tanë.
Berisha: Mund të më pyesni shumë herë për atë ligj, edhe unë ju them ju, është votuar nga ne në kundërshtim me atë çka unë kisha në bindjen time. Bindja ime, veriu është konservator dhe atje toka është ndarë në mënyrë sipas kufijve të mëparshme pa asnjë lloj problemi. Vijmë tek Shqipëria e mesme. Unë kur isha kryetar partie, 3 muaj. Shkoja në Ndroq, kisha dalë me parrullën toka e të zotit. Nuk kisha ide se mund të bëhej ndryshe. Fshatarët më thonë se nëse do vazhdosh me këtë, ti nuk do votohesh kurrë nga ne. Zotërit e votës ishte fshati. Shkoja në Korçë dhe Lushnje, gjeja të njëjtin qëndrim. Më thoshin harroje, po të jetë se ti mban konceptin toka e të zotit, nuk ka vota.
Çfarë kishte aty? Regjimi e ktheu fshatin në një rezervat njerëzor, kur kishte 3 familje, u bënë 15 familje. Cila ishte rezerva valutore e shtetit atë vit, ishte 4 mln dollarë. Skishte asgjë. Çfarë mund të bëhet, mund të stimulohet tregu i tokës. Të them tani se do të zhbëj atë ligj, nuk mund ta marrë përsipër. Sepse janë krijuar marrëdhënie të tjera posedimi 30-vjeçare. Ajo që mund të bëjë qeveria për zmadhimin, të nxisë tregun dhe të kreditojë tregun e tokës. Mendoj se çdo gjë do gjykohet me kohën. Po marr një fshat në të cilin në vitet 90’ jetonin 300 banorë. Nëse prej tyre, 200 mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali nuk kishte shteti për t’i ndihmuar. Nuk u shpik, por ishte jo i drejtë. Toka e atij që punon dhe jeton aty. Bullgaria, përdori të njëjtin ligj. Ndryshoi më vonë ligjin, por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, sasia më e ulët tokë për frymë në Europë.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se rikthimi i protestave të opozitës kanë nevojë p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD....
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lidhur me protesën e 7 korrikut duke u shprehur se ajo ishte vetë...
Sali Berisha BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria e Ramës ka shpopulluar vendin. Në një takim fermerët e Belshi...
Sali Berisha BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se pasardhësi i tij Edi Rama ka hequr votën nga partia dhe shtoi seai po vepron nj&eum...
Sali Berisha BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria e Ramës vepron vetëm për interesat e veta dhe jo për interesat e qytet...
Sali Berisha BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ndwrtimin e njw aksi rrugur nga qeveri Rama. Nw njw takim me fermerwt e Belshit, ...
Sali Berisha BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente p&eu...
Ilir Beqaj TIRANË- Marrja në pyetje e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar pas më shumë se 8...
Sali Berisha TIRANË- Shkarkimi i drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj është kërkuar...