24 Nëntor 2023, 15:58
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të bëj reformën Zgjedhore me Lulzim Bashën, duke qenë se nuk e njeh Sali Berishën si krytar të PD-së. Rama ka ironizuar duke thënë se ka shumë kohë që nuk e ka parë Bashën se ku ndodhet. Po ashtu ka theksuar se Komisioni do të zhvillojë Reformën dhe nëse do të marrë 84 vota në sallë, atëherë do të kaloj.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: A do e bëni Reformën Zgjedhore me Bashën.
Rama: Këtu jemi që ju të bëni pyetje. Unë kam nevojë t’iu bëj një pyetje. Ku është ky. Se ka kohë që nuk e di. Ku është ky?
Pyetje: Në zyrën e tij duhet të jetë.
Rama: Do të pyes ku e ka zyrën dhe pastaj do ngatërrohemi me keq.
Pyetje: Regjistri politik njeh Bashën. Çuçi ka deklaruar si kryetar të PD njohim Bashën dhe vetëm me të do ta bëjmë reformën. Do ta bëni me deputet e Bashës që janë pakicë?
Rama: Pyetja ime është, ku është ky? Mbase ishte edhe si një impuls i brendshëm nga një kujtesë që më sjell gjithmonë buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër. Të thuash a do ta bësh këtë gjë me Bashën dhe të kërkosh, në rastin tim unë, se Çuçi mbase se njeh sa unë, i bie të marrë një angazhim që edhe mund të mos e mbajë dhe tjetri mund të mos shfaqet fare. Kjo është një shaka më shumë se gjysma e të vërtetës. Thelbi është ky. PD e bekuar si një e jashtëzakonshme për Shqipërinë kur lindi është katandisur në diçka që nuk e di. Është një histori unikale edhe ka emra që po e dimë që kanë një lidhje me emrin e PD. Pastaj s’dimë ca lidhje ka PD me këtë emër me atë emër. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e vet. Janë disa aspekte të saj që duhen prekur. Është një element që buron nga vendimi i GJK. Në këtë rast kemi një komision, se zgjedhim ne kush është ky kush është ai. Ai komision do bëjë reformën. Se kush është kush aty, mbase ndonjë ditë do e gjejnë vetë ata. Komisioni ka gjithë mundësinë që të na japë një propozim për draftin, pastaj do shohim sa vullnet do ketë në sallë. Nëse do ketë 84 vota do kalojë.
edi rama lulzim basha
Politike
24 Nëntor 2023, 15:39
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. ...
Politike
24 Nëntor 2023, 15:20
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhënia me qira me 1 euro metri katror për 57 mijë metra në Portin...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:46
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama është pyetur lidhur me "kërcënimin" e Greqisë për bllokim negociatash pa...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:40
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sa...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:25
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin e projektbuxhetit pak ditë parë në mes të kaosit nga opozita, duke t...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:21
r.ll
edi rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës se thjeshtra dhe kunati...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:21
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së opozitës për të ngritur komision he...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:14
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kaosin në Parlament pak ditë më parë nga opozita, duke u shprehur se ata ...
Politike
24 Nëntor 2023, 14:12
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve të '21 Janarit'. Në një konferencë me gazetarët, ...
Politike
24 Nëntor 2023, 13:59
r.ll
gazment bardhi, lindita nikolla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas ftesës që kryetarja e Ku...