LIVE UPDATES
Politike

"A është Komisioni i Venecias Perëndim?" Meta: Kryeministri del kundër Drejtësisë që e ka kapur vetë në mënyrë brutale! 11 maji duhet t’i japë fund kësaj maskarade

Meta shkruan se jemi vendi më i shpopulluar në rajon dhe me pensionet më mizerabël. Ai shtoi se jemi vendi i vetëm ku Kryeministri del kundër Drejtësisë që e ka kapur vetë në mënyrë brutale dhe me ndihmën e “perëndimorëve”.

18 Shkurt 2025, 15:06 Nga N.F
"A është Komisioni i Venecias Perëndim?" Meta:
Meta

TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta ka bërë një reagim të gjatë në "Facebook". Ai sjell në vëmendje një histori nga periudha komuniste, duke e krahasuar atë me zhvillimet aktuale në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, shkelja e Kushtetutës dhe manipulimi i institucioneve nga qeveria janë të mbështetura nga disa diplomatë të huaj, të cilët ai i cilëson si "perëndimorë" që kanë ndihmuar në deformimin e reformës në drejtësi.

Meta shkruan se  jemi vendi më i shpopulluar në rajon dhe me pensionet më mizerabël. Ai shtoi se jemi vendi i vetëm ku Kryeministri del kundër Drejtësisë që e ka kapur vetë në mënyrë brutale dhe me ndihmën e “perëndimorëve”. Meta shtoi se me 11 Maji shqiptarët duhet t’i japin fund kësaj maskarade dhe bashkë me Komisionin e Venecias të bëhet vettingu i zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ai theksoi se kjo do të evidentojë të gjitha ato paralajmërime që bëri Komisioni i Venecias që do vinin nga kapja e sistemit nga një palë, pasoja të cilat së pari i vuajnë qytetarët me mbi 150 mijë dosje të bllokuara për gjykim, me 3–4 fishimin e kohës së gjykimit të një çështje, me largimin e Gjykatave dhe Prokurorive nga qytetarët, me pagesat për të ndjekur një çështje dhe shumë kosto të tjera raskapitëse për ta.

Reagimi i plotë i Metës:

A është Komisioni i Venecias Perëndim? Këtu në qelinë Nr.5 vërshojnë librat nga të gjitha drejtimet dhe nuk është e lehtë t’i lexosh të gjithë librat. Po kështu përpiqem që atyre që më dërgojnë libra të veçantë dhe me dedikime të caktuara, t’u kthej edhe përgjigje. Një mik i imi, që është edhe vëllai i gazetarit të njohur Roland Qafoku, më dërgoi librin e tij të dytë kohët e fundit “11 Presidentët”, të cilit i hodha një sy të shpejtë dhe më habiti një “fakt”, që unë kisha qenë kundër SHBA dhe Perëndimit dhe ky titull ishte nënvizuar prej tij.


Por, para se të kaloj te kjo çështje, që mendoj se ka interes të lartë publik për shkak të krizës së jashtëzakonshme të sistemit të drejtësisë, dua të them dy fjalë për librin e parë të tij “100 personalitetet e Skraparit”, që në tërësi përfaqësonte një punë të madhe, voluminoze dhe aspak të lehtë. Por ajo që më bëri përshtypje, ishte mungesa e emrit të Dilaver Radeshit, njërit prej heronjve të gjallë të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i cili në Çlirimin e Tiranës u plagos për herë të katërt në moshën 20 vjeç dhe ishte komandant batalioni i Brigadës së Parë Sulmuese.


I shkolluar në akademitë më të mira të Bashkimit Sovjetik dhe drejtues i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, ai ishte i vetmi që në vitin 1968 i drejtoi letër të hapur Enver Hoxhës, duke i argumentuar se iniciativa e tij për heqjen e gradave sipas përvojës kineze, ishte shkatërruese për ushtrinë dhe duke i paraqitur të gjithë argumentet e tij shkencorë dhe bazuar mbi traditat tona që s’kishin lidhje me ato aziatike. I tërbuar nga kjo sfidë, Enveri thirri krerët më të lartë të Mbrojtjes, Beqir Ballukun, Petrit Dumën, Hito Çakon dhe u kërkoi që të nisnin procesin kundër veprimtarisë armiqësore të heroit të dikurshëm, Dilaver Radeshi.


Edhe pse ata mendonin njësoj si Dilaveri, u detyruan të zbatonin porosinë e udhëheqësit të madh, pa e ditur se vetëm 6 vite më vonë ata do përfundonin në burg si Dilaveri. Në këtë kohë për të “provuar” veprimtarinë armiqësore të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos të cilët ishin me emër, udhëheqësi u kujtua për të përdorur Dilaverin si dëshmitar. I thoni Dilos, u tha, që t’i thërrasë kujtesës se atë letrën se shpiku nga mendja e tij ai, por do ia kenë shkruar këta armiqtë e mëdhenj që i zbuluam tani. Kështu që edhe Dilo lirohet nga burgu edhe veprimtaria e vjetër armiqësore e këtyre “vërtetohet” (pra grupi i strukturuar kriminal) para Partisë dhe popullit.
Kujtohu, i thonë Dilaverit në qeli, se atë letrën ti se ke bërë vetë, por të kanë mësuar këta armiqtë që s’dilnin dot hapur kundër Partisë atëherë.

Do kujtohem, u thotë Dilaveri. Kur e thërrasin në gjyq Dilaverin dhe e pyesin se ç’dinte ai për veprimtarinë armiqësore të Ballukut, Dumes e Çakos, ai u përgjigj se unë këta shokë i njoh si Komandantë të Luftës dhe të ushtrisë. Por ndoshta edhe këta mund të jenë “armiq” si puna ime.
Por meqënëse erdha këtu, tha Dilo, së pari më vjen keq që ju shoh këtu, u drejtohet “armiqve”, por ajo politika e heqjes së gradave, këtu do ju sillte edhe juve. Dhe Dilo e bëri burgun deri në 1990 plot dinjitet, ndërsa ata që përdori Enveri kundër tij, u pushkatuan. Siç e ka traditë Partia e Mugoshës.


Por ndoshta Roland Qafoku ka në plan të bëjë një libër a roman vetëm për këtë rast, se vërtet e meriton, po të kemi parasysh edhe fatin e vajzës së tij, Tefta, që në moshën 18-vjeçare u hodh nga kati i katërt për t’u vetëvrarë se i bënin presion për të dëshmuar kundër shokëve të babait dhe që Zoti (dhe Dr. Pëllumb Karagjozi) e shpëtoi për të qenë sot një zonjë shumë krenare për babain e saj. Apo fatin e djalit të tij të super talentuar, Kastriot Sulçe, kampion e rekordmen absolut në atletikë për garat e shpejtësisë që trajnerët i ndërronin mbiemrin për ta futur në gara kombëtare.


Tani t’i lemë gjyqet e asaj kohe kur drejtonte në thelb e njëjta Parti e Mugoshës në kohë të “reja” të internacionales sorosiste. Do të ishte pa interes të hynim në debate se çfarë quajmë Perëndim se kjo është temë e gjerë port ë shkojmë te thelbi i çështjes që ka të bëjë jo vetëm me ato arsye që e kanë shtyrë gazetarin e njohur të nxjerrë një përfundim të tillë por që prekin edhe thelbin e krizës ku ndodhemi si shtet, si shoqëri dhe si komb (shpopullimi. Ndaj pyetja ime për të gjithë është: Po Komisioni i Venecias a është Perëndim?


Pikëtakimi i palëve, në veçanti edhe qëndrimi im si Kryetar Parlamenti dhe i LSI, për Reformën në Drejtësi ishte vetëm një: Komisioni i Venecias. Kjo u dakordua dhe nga SHBA dhe BE (që është financues kryesor i këtij Komisioni). Dihen vërejtjet dhe shqetësimet që shprehu Komisioni i Venecias, që solli rekomandime kyçe dhe parimore që të mos abuzohej me një reformë të tillë, që ajo të mos kapej nga pala që kishte shumicën. Në veçanti formulimi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, që deri në shtator 2017 të zgjidhej me 2/3 e votave në Kuvend dhe më pas me Parlamentin e ri me 84 vota. Ky përcaktim evitonte mundësinë që shumica PS+LSI që kishte mbi 84 vota të kapte Prokurorin e Përgjithshëm përpara zgjedhjeve të përgjithshme.


Ne e dimë se si u shkel Kushtetuta kur Prokurori i Përgjithshëm u zgjodh me 69 vota e kështu u kap nga PS edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe SPAK-u. Komisioni i Venecias për të evituar kapjen e Gjykatës Kushtetuese rekomandoi me detaje që u vendosën në Kushtetutë dhe mënyra e zgjedhjes së çdo anëtari të Gjykatës Kushtetuese me një radhë të qartë dhe të balancuar midis Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë. Ishte pikërisht Kryetari i KED, Ardian Dvorani i cili shkeli Kushtetutën dhe radhën për t’ia rrëmbyer Presidentit të Republikës, një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe për t’ia falur Edi Ramës edhe pse ishte i paralajmëruar zyrtarisht nga Presidenti i Republikës dhe kjo u ushte bërë e ditur shkresërisht edhe ambasadave të Perëndimit.


Përveç kësaj një para se Kuvendi të vendoste, 5 ambasadorët kryesorë të Perëndimit u thirrën nga Presidenti i Republikës në zyrë dhe ju bë e qartë se nëse Kuvendi do të shkelte Kushtetutën, kjo nuk do të pranohej nga Presidenti. Ata “perëndimorët” ata natë bënë sikur e nuk e kishin idenë se si ishte Kushtetuta edhe pse letrën zyrtare dhe me detaje e kishin marrë me kohë siç e kishte marrë edhe Dvorani. Ditën tjetër, të hënën në mëngjes, kur sapo kishim arritur në Paris, një prej tyre i çoi një mesazh Drejtorit tim të Kabinetit për mua. Pra e konsultuam me specialistët tanë dhe ata thonë se situata nuk është kaq e qartë sa ç’thotë Presidenti. Ndaj ne do të flasim me Ramën që kur të vijë radha tjetër, Presidenti të ketë mirëkuptim. Por nëse Presidenti del kundër vendimit të Parlamentit ne do të dalim “Perëndimi” kundër Presidentit.


Pra me pak fjalë “perëndimorët” thanë: Z. President, mbyll sytë tani që Rama po të vjedh një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, se herës tjetër do i lutemi të mos të ta vjedhë. Kuptohet që “perëndimorët” e morën mesazhin menjëherë: Që ky është dhunim i papranueshëm i Kushtetutës dhe ju po bëheni palë për kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama dhe po dilni hapur në krah të tij, por se edhe unë do dal hapur në mbrojtje të Kushtetutës. E kështu një përplasje e paparë ndodhi, sidomos pas “betimit te Lana” me bekimin e “perëndimorëve “, gjë që çoi te Manifestimi historik i 2 Marsit 2020, për mbrojtjen e Kushtetutës dhe prapësimin e e ligjit për “betimet te Lana” . Siç ju e dini mirë edhe këtë përplasje të hapur (që unë bëra çdo përpjekje institucionale dhe në mënyrë diskrete për ta evituar) për Gjykatën Kushtetuese edhe përplasjet e tjera midis Presidentit të Republikës dhe Parlamentit monist (120 karrike), u gjykuan nga Komisioni i Venecias në favor të Presidentit që u mbajt 2 vjet në hetim për shkarkim, që të heshtte për shndërrimin e Reformës në Ramaformë.


Në të gjitha rastet, Komisioni i Venecias (edhe pse nën presion të lartë) i dha të drejtë Presidentit të Republikës. “Qershia mbi torte” e “perëndimorëve” pas kësaj, ishte dekorimi nga Antony Blinken i Dvoranit (një hetues i regjimit komunist), të cilin Komisioni i Venecias e kishte shpallur përgjegjës për konfliktin President – Kuvend, si “Hero botëror kundër korrupsionit”. Një akt i turpshëm i bërë në prag të zgjedhjeve të Prillit 2021, për t’i dhënë mesazhin SPAK-ut dhe drejtësisë që t’i nënshtroheshin Edi Ramës dhe jo ligjit (mos-hetimi i krimeve zgjedhore).


Por ja që vjen një ditë që Antony Blinkenit i ndalohet të hyjë në çdo zyrë federale të SHBA dhe ky vendim është marrë nga një sherif i mbivotuar nga populli amerikan. Kjo nuk më gëzon aspak edhe pse po ky Blinken pas shkarkimit të tij në 5 Nëntor 2024 dha edhe një dekoratë tjetër për një “hero” që deklaron publikisht se gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, Prokuroria. (Besoj se ky duhet të jetë parimi më i avancuar i “perëndimorëve”) . Akoma më keq, shefi i tij përpara se të linte Shtëpinë e Bardhë, përveç dekorimit të Sorosit, bëri edhe faljen e djalit dhe të gjithë të afërmve të tij. Ndërsa ky halldupi i Ramaformës e fshin Aleksin nga rrjetet sociale me urgjencë dhe gjithë sorosifikimin e 20 viteve kërkon t’ia faturojë tani Lali Erit.


Deri kur do vazhdojmë ne më këta “perëndimorët”? Po Kushtetutë kemi ne? Po Kushtetutën a nuk e kemi bërë me këta? Po Reformën e “plepave” a nuk e bëmë me këta? Po Reformën pas 1997 a nuk e bëmë me këta? Pse sa herë ndërrohen ambasadorët e tyre do ndryshojmë Kushtetutën ne?
Meqë ra fjala e ndryshojnë ata Kushtetutën e tyre ne ndërrojmë ambasadorët tanë atje?
Se çmenden disa prej tyre prej korrupsionit të Edi Ramës do bëjmë ligje mbi Kushtetutën dhe vendime mbi ligjet? Po McGonigali a nuk ishte “perëndimor” meqënëse ra fjala? Po ata ambasadorët e BE që mashtruan se pas zgjedhjeve lokale pa opozitën do çeleshin negociatat në tetor 2019 a nuk ishin “perëndimorë”?


Kjo lojë me “perëndimorë” ka krijuar këtë pasiguri të rëndë dhe kronike juridike ku shpopullimi është një kërcënim ekzistencial për ne, ndërsa korrupsioni skizofrenik, si çmimi i shishes së verës.
Ndaj është koha t’i japim fund lojës me “perëndimorët”. Se jemi vendi më i shpopulluar në rajon, jemi vendi me pensionet më mizerabël, vendi i fundit në botë për kreativitetin e fëmijëve dhe vendi i vetëm ku Kryeministri del kundër Drejtësisë që e ka kapur vetë në mënyrë brutale dhe me ndihmën e “perëndimorëve”. 11 Maji duhet t’i japë fund kësaj maskarade dhe bashkë me Komisionin e Venecias të bëjmë vettingun e zbatimit të Reformës në Drejtësi që do të evidentojë të gjitha ato paralajmërime që bëri Komisioni i Venecias që do vinin nga kapja e sistemit nga një palë, pasoja të cilat së pari i vuajnë qytetarët me mbi 150 mijë dosje të bllokuara për gjykim, me 3–4 fishimin e kohës së gjykimit të një çështje, me largimin e Gjykatave dhe Prokurorive nga qytetarët, me pagesat për të ndjekur një çështje dhe shumë kosto të tjera raskapitëse për ta.


Ndërsa për mikun tim Roland Qafoku mund të shkruaj me përgjegjësi të plotë se që nga Janar – Shkurt 2017 e deri ditën e fundit si President i Republikës, i kam paralajmëruar me shkrim SHBA, Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën këtu për pasojat që do të sillte kapja e drejtësisë nga Edi Rama e toleruar prej përfaqësuesve të tyre që gjithmonë “keqkuptoheshin”. Në arkivin tim kam plot letra prej tyre ku shprehnin keqardhjen për dezinformimet që kishin patur nga PS dhe “keqkuptimet” kronike, si edhe vlerësimet për rolin tim për Reformën në Drejtësi që nga realizimi i konsensusit me 140 vota e vazhdimisht.


Sidoqoftë ata ikën, pasojat mbetën dhe tani SPAK-u na doli që qenka i Ramës, siç unë e kam thënë që në krye të herës. Ky sistem kontrolli është edhe në Bjellorusi. Ndërsa ndëshkimet në nivelet më të larta kanë qenë në kohën e Enverit, siç e përmenda në fillim. Po ç’taksirat kishin qytetarët amerikanë që të harxhoheshin dhjetëra milion dollarë të tyre për të kapur Rama me OJQ-të e tij sistemin e drejtësisë?

meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj