LIVE UPDATES
Politike

Veliaj thotë se vila në Qerret është e vjehrrit, bisedat e Xoxës në dosjen e SPAK nxjerrin të kundërtën: Ajo aty në fund është shtëpia jonë

Në dosjen e SPAK, siguruar nga Dosja.al thuhet se nga këqyrja e pjesshme e të dhënave të ekspertimit të celularit të Driant Zeneli, në përmbledhje të komunikimeve rezulton se vila në fjalë zotërohet faktikisht nga bashkëshortët Veliaj- Xoxa.

18 Shkurt 2025, 14:47 Nga r.ll
Veliaj thotë se vila në Qerret është e vjehrrit, bisedat e
ajola xoxa, erion veliaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme në dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj thotë se vila në Qerret është në pronësi të tij. Në reagimet e tij nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj ka pretenduar se kjo nuk është e vërtetë dhe se kjo banesë është e vjehrrit të tij, Arben Xoxës. 

Ndërkohë siç shihet më poshtë në dosjen e SPAK, siguruar nga Dosja.al thuhet se nga këqyrja e pjesshme e të dhënave të ekspertimit të celularit të Driant Zeneli, në përmbledhje të komunikimeve rezulton se vila në fjalë zotërohet faktikisht nga bashkëshortët Veliaj- Xoxa.

Në bisedën e mëposhtme mes Ajola Xoxës dhe Driant Zeneli, bashkëshortja e kryebashkiakut i referohet banesës si "shtëpia e tyre" dhe rezulton se Veliaj dhe ajo zotërojnë çelësa të kësaj shtëpie. 

PJESË NGA DOSJA: 

44. Gjithashtu, referuar procesverbalit të këqyrjes së pjesshme të të dhënave të ekspertimit të aparatit celular të shtetasit Driant Zeneli, në përmbledhje të komunikimeve rezulton se vila në fjalë zotërohet faktikisht nga bashkëshortët Veliaj- Xoxa. Ky konkluzion arrihet nisur edhe nga komunikimet e shtetasit Driant Zeneli me Ajola Xoxa, nga ku evidentohet qartë frekuenca e shpeshtë e kësaj të fundit, por edhe bashkëshortit të saj në këtë pronë. Konkretisht: Më datë 01.08.2021 ora 7:52 pm, shtetasi Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës: -A të ka marrë malli për Qerretin? -Ne erdhem sot. (fage 6766). Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë. (faqe 6766). Ndërkohë dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer një foto nga ku rezulton se Ajola Xoxa i referohet banesës së saj duke thënë "ajo aty në fund është shtëpia jonë". Nga foto, në pjesën ballore të saj në fund, duket qartë që bëhet fjalë për vilën objekt hetimi.

44.1. Më tej, në faqen 8515, që i korrespondon datës 22.06.2024, rezulton një fakt me mjaft interes për hetimin dhe për provueshmërinë e pronësisë faktike të vilës nga bashkëshortët Veliaj- Xoxa. Konkretisht: Më datë 22.06.2024, ora 12:51 pm, Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës: -Të hënën herët në mëngjes nisemi. Ajola Xoxa përgjigjet: E lëmë kur të vish më mirë takohemi. Se më duhet të mbyll disa punë tani dhe ndërkohë Eri ka shkuar në Qerret dhe s'ka marrë celësin. Pra, nga përmbajtja e këtij komunikimi çelsat e vilës 4 disponoheen nga çifti Veliaj - Xoxa.

45. Deklarimet e shtetases Ajola Xoxa në lidhje me vilën e ndodhur në Qerret, Kavajë, sipas organit procedues bien në kundërshtim të plotë me rrethanat e faktit si edhe deklarimet e shtetasve të tjerë, të cilët kanë dijeni për këtë vilë. Ajola Xoxa bën deklarime të pa mbështetur në provat e tjera kur shprehet se me shpenzimet e mirëmbajtjes së vilës merret vetëm nëna e saj, kur në fakt, nga kontrolli i ushtruar më vendim të Gjykatës së Posaçme, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, blloqe me shënime që dyshohet të jenë të shtetases Ajola Xoxa, në lidhje me elementë të veçantë të vilës.

Gjithashtu, në këtë banesë janë gjetur shënime që dyshohet të jenë të shtetases Valbona Xoxa, e cila shkruan se sipas porosisë së Ajolës ka bërë një sërë pagesash që lidhen me mirëmbajtjen e vilës, Po ashtu, në vilë janë gjetur tabela pagesash si psh ato që lidhen me mirëmbajtjen e pishinës, në krye të të cilave është vendosur emri "Ajola". Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderobën e këtij të fundit së bashku me lojrat. Në vile, gjithashtu, janë gjetur veshje të cilat duket se më shumë se me shtetasen Valbona Xoxa, kanë lidhje me vajzën e kësaj te fundit. Këtu duhet theksuar edhe sa ka rezultuar nga deklarimet e administratorit të kompleksit, i cili ka shpjeguar se ka parë vazhdimisht të frekuentojë vilën, shtetasen Ajola Xoxa.

Nga ana tjetër, këto deklarime duken të pabesueshme kur konstatohet se, edhe në këtë rast ashtu si edhe në rastet e tjera, kontrata e shkëmbimit e pretenduar nga Ajola Xoxa, mes prindërve të saj dhe AGIKONS shpk, e vitit 2017, është jo e përpiluar para noterit, edhe pse ka patur objekt shkëmbimin e pasurive. Theksohet këtu se, një kontratë shkëmbimi pasurish të paluajtshme krijon efekte të njëjta me një kontratë shitblerje apo dhurimi, përsa i përket kalimit të pronësisë, pra, si e tillë ajo regjistrohet në ASHK, por vetëm nëse përpilohet dhe nënshkruhet para një noteri. Këto deklarime të kësaj shtetase, bien në kundërshtim edhe me sa është deklaruar nga shtetasi Olsi Efthimi. Ky i fundit referon fakte të vërteta kur pranon se për herë të parë në vilën e ndodhur në Qerret (kompleksi Marca Resort) ka shkuar në vitin 2020 dhe se personi që i ka kërkuar të shkojë atje është shtetësja Ajola.

Veliaj thotë se vila në Qerret është e vjehrrit, bisedat e

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi në seancën e fundit gjyqësore, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj