LIVE UPDATES
Politike

Berisha thirrje emigrantëve: Regjistrohuni në platformën PER, vota juaj ka peshë të jashtëzakonshme për ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë

Berisha u shpreh se programi i PD-së është programi më transformues që Shqipëria ka njohur në historinë e saj dhe synon ta ngjisë vendin në majat e teknologjisë së kohës.

18 Shkurt 2025, 12:33 Nga r.ll
Berisha thirrje emigrantëve: Regjistrohuni në platformën PER,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku iu bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen sa më shpejt në platformën PER. Berisha tha se vota e diasporës ka peshë më të jashtëzakonshme në zgjedhjet e 11 majit dhe ndryshimin e Shqipërisë. 

Lideri i opozitës kishte gjithashtu një thirrje për të gjithë mbështetësit demokratë, ku iu tha se duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishojnë votën e tyre.

Berisha u shpreh se programi i PD-së është programi më transformues që Shqipëria ka njohur në historinë e saj dhe synon ta ngjisë vendin në majat e teknologjisë së kohës.

"Mirëdita, sot jam këtu për t’u drejtuar me një thirrje më miqësore të gjithë emigranteve dhe emigrantëve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në diasporë dhe emigracion. 4 marsi është nesër në kuptimin e asaj që koha po ikën me shpejtësi. Ndaj dhe konsiderojeni 4 marsin si një ditë të nesërme në mënyrë që të regjistroheni vetë, të regjistroni familjarët tuaj, të regjistroni dhe bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.

Vota juaj në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme.
Ndaj dhe iu drejtohem ju sot, kudo që jeni, bëni gjithçka dhe regjistrohuni në portalin e KQZ, platformën PER në mënyrë që të firmosni me 11 maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë. Unë gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare, shfrytëzoni këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishoni votën tuaj. Është një rast unik në jetë, është një rast që ju shumëfishoni kontributin në ndryshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve.

Ndaj dhe ndani një pjesë të vogël nga koha juaj për t’u lidhur me familjarët tuaj, me miqtë tuaj, kudo që ndodhen në botë, për t’u kërkuar atyre njerëzisht që të regjistrohen, për të ndihmuar ata që të regjistrohen. Unë garantoj shqiptarët jashtë vendit se projekti i PD do të jetë projekti më madhështor, projekti më transformues, projekti më i bukur që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Ndër të tjera ky projekt parashikon një kuadër ligjor, kuadër fiskal, një kuadër stimujsh për zbarkimin e butë të shqiptarëve jashtë vendit, për kthimin e tyre të butë në Shqipëri, për integrimin e tyre në të gjitha fushat, atë ekonomike, akademike, kulturore, administrative, etj.

Por mbi të gjitha, programi i PD synon të ngjisë Shqipërinë në majat e teknologjisë së kohës. Ta shndërrojë atë në vendin e blackchain, bitcoin, internetit 3, data center, pra projekte të mëdha presin votën e shqiptarëve. Të jeni të sigurt se pas 11 majit, Shqipëria do ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe. Ndaj dhe njëherë ftoj të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo që janë, i bëj thirrje patriotizmit të tyre, iu bëj thirrje idealeve të tyre demokratike, idealeve të tyre të lirisë, të regjistrohen në mënyrë që me votë të largojmë nga pushteti një regjim kukull, regjimin e republikës së Xhorxh Sorosit. Një narko-regjim që është i vetëm në Europë dhe që çdo ditë bëhet më i papranueshëm nga shqiptarët.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet