LIVE UPDATES
Politike

"Betoni i Vangjush Dakos bën kërdinë!" PD: Vidhet rëra dhe shkatërrohet bregdeti në Durrës, bashkia mbyll sytë dhe veshët      

Kuçana tha se Bashkia e Durrësit prej kohësh ka mbyllur sytë dhe veshët përballë asaj që po ndodh me bregdetin e këtij qyteti.

18 Shkurt 2025, 12:36 Nga M.B
"Betoni i Vangjush Dakos bën kërdinë!" PD: Vidhet
Ilirjana Kuçana

TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilirjana Kuçana ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku tha se çdo ditë, bregdeti i Durrësit po shkatërrohet nga ndërtimet pa kriter dhe pa leje. Kuçana tha se Bashkia e Durrësit prej kohësh ka mbyllur sytë dhe veshët përballë asaj që po ndodh me bregdetin e këtij qyteti.

Ajo shtoi se kjo që po ndodh me bregun në Durrës, nga Ura Dajlanit deri te Shkëmbi i Kavajës, nuk mund të kalojë vetëm me denoncime publike. Sipas sa duhen dhe do të bëhen menjëherë kallëzime penale në Prokurori, ndaj subjekteve private që pa asnjë kriter po shkatërrojnë të gjithë zonën, por edhe për Bashkinë e cila jep viston, por nuk jep asnjë informacion për atë që ndodh në bregdet.

"Sigurisht, ajo që ndodh në Durrës, gjithmonë e ka një shkaktar dhe një frymëzues. Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, dhe pse nuk e ushtron më detyrën, duket se vazhdon të jetë vendimmarrësi kryesor në qytetin bregdetar, pasi betoni i kompanive të tij po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën nga plazhi. Mbushja e hapësirës bregdetare me betonin e Vangjus Dakos dhe largimi i rërës përpara Hotel ‘Royal’, ku sipas qytetarëve të Durrësit është bashkëpronar pikërisht “betonierja Dako”, po dëmton edhe biznese të tjera të kësaj zone", tha Kuçana.

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARJA E KËSHILLIT KOMBËTAR, ILIRJANA KUÇANA:

Bashkia e Durrësit prej kohësh ka mbyllur sytë dhe veshët përballë asaj që po ndodh me bregdetin e këtij qyteti.
Çdo ditë, bregu po shkatërrohet nga ndërtimet pa kriter dhe më skandalozja, pa leje ndërtimore, mjedisore e zhvillimore.
Ajo që po ndodh me bregun në Durrës, nga Ura Dajlanit deri te Shkëmbi i Kavajës, nuk mund të kalojë vetëm me denoncime publike. Duhen dhe do të bëhen menjëherë kallëzime penale në Prokurori, ndaj subjekteve private që pa asnjë kriter po shkatërrojnë të gjithë zonën, por edhe për Bashkinë e cila jep viston, por nuk jep asnjë informacion për atë që ndodh në bregdet.

Sigurisht, ajo që ndodh në Durrës, gjithmonë e ka një shkaktar dhe një frymëzues. Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, dhe pse nuk e ushtron më detyrën, duket se vazhdon të jetë vendimmarrësi kryesor në qytetin bregdetar, pasi betoni i kompanive të tij po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën nga plazhi. Mbushja e hapësirës bregdetare me betonin e Vangjus Dakos dhe largimi i rërës përpara Hotel ‘Royal’, ku sipas qytetarëve të Durrësit është bashkëpronar pikërisht “betonierja Dako”, po dëmton edhe biznese të tjera të kësaj zone.

Disa pyetje publike për “turistët” në krye të Bashkisë: A ka ndonjë leje ndërtimi nga bashkia Durrës, apo thjesht u janë marrë paratë e caktuara subjekteve, dhe më pas u është ‘dhuruar’ hapësira bregdetare?! A ka studime për sedimentologjinë e kësaj zone, dhe sa dëme të pariparueshme shkakton derdhja e kësaj sasie betoni? Nëse jo, atëherë vendimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis është nul! Pa këtë vendim të vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të merret një leje mjedisore dhe pa leje mjedisore nuk mund të jepet leje ndërtimi.

Problemi kryesor është masakra mjedisore që po ndodh në Durrës, qoftë me betonizimet e bregut edhe me pontilet e çmendura në zonën e Qerretit dhe Malit të Robit që kanë ndaluar transportin e lirë të rërës. Betonizuesit e Durrësit janë duke luftuar me natyrën, duke ndërprerë proceset mijëravjeçare të sedimentologjisë për interes të xhepit të pak hajdutëve, dhe vjedhjes së milionave nga taksat e qytetareve për interesa të disa hajduteve të tjerë. Më 11 maj durrsakët, të cilëve po u vidhet rëra dhe u këmbehet me beton, e kanë në dorë përgjigjen për kriminelët e mjedisit dhe të taksave të tyre.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit