All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Kush do popcorn se filloi seriali!" Arrestimi i Veliajt/ Gazetari: Lapsuse dhe tymnaja, si të humbasim faktet mes komedisë

Gazetari shton në analizën e tij dhe diskutimet e bëra brenda në seancë mes Veliajt dhe prokurorit. Ai ironizon dhe deklarat e Veliajt për hetimin e bërë ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

18 Shkurt 2025, 11:43 Nga M.B
"Kush do popcorn se filloi seriali!" Arrestimi i Veliajt/ Gazetari:
Erion Veliaj dhe Olsi Dado
All - Paragraf - 1

TIRANA- Gazetari Falmur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet sërish çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Vezaj shkruan se elementet e kësaj ngjarjeje apo dhe reagimet i ngjasojnë ngatërrimit si në një telenovelë turke.

Në postimin e tij, Vezaj përmend rastin përcaktimit si "i dënuar" të Veliajt në dosjen e SPAK dhe reagimet përkatëse për këtë. Gazetari shton në analizën e tij dhe diskutimet e bëra brenda në seancë mes Veliajt dhe prokurorit. Ai ironizon dhe deklarat e Veliajt për hetimin e bërë ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

"Biznesmenë, ndërtues dhe të tjerë që rastësisht merrnin leje ndërtimi, tenderë dhe fonde publike nga bashkëshorti i saj, kryetari i bashkisë. (Sa e bukur është jeta kur di të zgjedhësh bashkëshortin e duhur!) Si Konkluzioni? Mos devijoni vëmendjen! Qeveria, që mburrej me punët e kryetarit të bashkisë, tani duhet të mburret edhe me faktin se ai është i zhytur në korrupsion deri në palcë. Dhe sa për gabimet teknike, këto ndodhin në gjithë botën, e bëhen edhe filma, por çuditërisht, gjithmonë në favor të të fortëve", shkruan Vezaj.

POSTIMI:

Lapsuse dhe tymnaja: Si të Humbasim Faktet mes Komedisë!

Më falni, por kush e shkroi këtë skenar komedie? Sepse me gjithë respektin, ka më shumë ngatërrim se një telenovelë turke. Hajde ta shohim me radhë, që mos mbesim të hutuar:

Mediat pranë qeverisë (të cilat, siç dihet, janë krejtësisht të paanshme dhe nuk kanë kurrë ndonjë interes) vazhdojnë të analizojnë me lupa shkresat gjyqësore. Dilema madhore: A ishte një lapsus “i pafajshëm” fakti që në vendimin e gjykatës Veliaj figuronte si “i dënuar”? Apo dikush e bëri qëllimisht për ta denigruar?

Versioni 1: Veliaj qan hallin dhe thotë: “E bënë me qëllim që të më baltosin!”
Versioni 2: Gjykata shfajësohet: “Na e solli ashtu prokuroria e SPAK-ut, ne vetëm e lexuam.”
Versioni 3: SPAK fërkon kokën: “Ishte thjesht një gabim teknik, më falni që ju morëm kohën.”
Versioni 4: Drejtoria e Burgjeve bën të habiturin: “Ne ia çuam të saktë SPAK-ut, Veliaj s’ka qenë i dënuar! Gabim teknik? Cili gabim?”

Në këtë moment, një zë misterioz nga errësira shton: “Gjykata thjesht bëri copy-paste vendimin nga dikush tjetër dhe harroi të fshinte pjesën ‘i dënuar’. U deshën 17 ditë për të studiuar provat!” (Epo, nuk janë dhe aq shumë, shqiptarët kanë pritur dhe më gjatë për të kuptuar gjëra më të thjeshta.)

Pastaj, në skenë del një tjetër teori konspirative:
Një burim anonim (ose ndoshta një komshi i prokurorit) thotë: “Prokurori Ols Dado e ka për inat Veliajn sepse ky i fundit i dha vetëm një leje ndërtimi, jo dy!”

Ndërkohë, Veliaj trondit me një tjetër rrëfim epik:
“Prokurori më shkruante mesazhe duke më kërkuar lejen e ndërtimit me numrin e prokurorisë së SPAK-ut!” (Hajde SPAK-u hajde, ç’qetësi e ç’drejtësi.)

Dikush tjetër, që duket se di shumë, pyet me habi:
“Si ka mundësi që prokurori Dado, i cili është nga Durrësi, u bë pronar toke në rrugën e Bogdanëve në Tiranë?”
Një tjetër përgjigjet: “Sepse ka shfrytëzuar vendin e punës dhe u ka premtuar pronarëve leje ndërtimi kundrejt përqindjes!” (Se s’kemi parë ndonjëherë gjëra të tilla në Shqipëri, apo jo?)

Dhe tani, për të ndërtuar kulmin e dramës:
Veliaj deklaron solemnisht: “Prokurori përndoqi gruan time, ashtu siç kishte përndjekur të tijën!”
Por, hopa, një detaj i vogël, që e prish gjithë fabulën: Prokurori ka vite që është i divorcuar! (Ups…)

Dhe mes gjithë kësaj rrëmuje, dikush bërtet:
“O njerëz, merruni me faktet!”
Si për shembull, Gruaja e kryetarit të bashkisë, Ajola Xoxa, (e cila, siç duket, e paska gjetur formulën magjike të suksesit financiar), ka përfituar shuma të mëdha parash nga sponsorizime, donacione, konsulenca ligjore dhe shitja e veprave të artit. Dhe kush e bënte gjithë këtë bamirësi? Biznesmenë, ndërtues dhe të tjerë që rastësisht merrnin leje ndërtimi, tenderë dhe fonde publike nga bashkëshorti i saj, kryetari i bashkisë. (Sa e bukur është jeta kur di të zgjedhësh bashkëshortin e duhur!)
Si Konkluzioni? Mos devijoni vëmendjen! Qeveria, që mburrej me punët e kryetarit të bashkisë, tani duhet të mburret edhe me faktin se ai është i zhytur në korrupsion deri në palcë. Dhe sa për gabimet teknike, këto ndodhin në gjithë botën, e bëhen edhe filma, por çuditërisht, gjithmonë në favor të të fortëve.
Në fund fare, kush do popcorn se filloi seriali!

erion veliaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen