LIVE UPDATES
Politike

A u zbulua me të vërtetë naftë në Shpirag? "Mallkimi" i burimeve natyrore

Që prej dekadash, një legjendë sugjeron se nafta e zbuluar në Shqipëri deri më sot është maja e një rezervuari shumë më të madh, i cili duhet të gjendet diku shumë më thellë nën tokë. Vlerësohet se rreth 1.5 miliardë dollarë janë derdhur deri më sot në kërkim të këtij vendburimi, përfshirë edhe qindramilionë të shpenzuara nga Shell në zonën e Shpiragut.

6 Korrik 2022, 16:35 Nga k.m.
A u zbulua me të vërtetë naftë në Shpirag?
Foto ilustruese

Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli se vendi gjendet pranë një zbulimi të madh, një vendburimi nafte, që sipas tij, “do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë” dhe, në një shkallë më të vogël, të vetë Evropës.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës, që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë një rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës,” deklaroi ai.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shtoi: “Shell po punon tashmë prej disa kohësh në Shqipëri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh.”

Si edhe Rama, Balluku pranoi se kompania Shell nuk jep të dhëna dhe shifra për çfarë pritet, por pavarësisht kësaj, ajo deklaroi se “Shqipëria do të jetë një vend që do të prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi, e ndarë 60% për naftën dhe 40% për gazin.” 

Nga të gjitha këto deklarata, e vetmja gjë që është fakt është që një nga gjigandët ndërkombëtarë të naftës, holandezja Shell, është prej vitesh duke shpenzuar dhjetëramilionë dollarë në shpimin e puseve eksploruese në zonën e Shpiragut në Berat, me shpresë se do të gjejë naftë. Kompania nuk ka deklaruar gjë nëse ka gjetur apo jo naftë të shfrytëzueshme dhe as nuk ka shpallur nëse ka vendosur apo jo që të investojë për ta shfrytëzuar zbulimin që ka bërë.

Shell është një kompani e listuar në bursë dhe deklaratat e saj nuk bëhen për konsum të brendshëm politik në Shqipëri dhe as për të furnizuar me argumente politike një kryeministër. Ndaj, përsa kohë kompania nuk ka bërë deklaratë, deklarata e Ramës dhe e Ballukut duhet të konsiderohen sikur të mos kishin ndodhur kurrë.

Nëse Shell ka gjetur me të vërtetë naftë dhe ka vendosur që ta vërë në punë, atëherë njoftimi i saj do t’i drejtohet para së gjithash aksionerëve të vet dhe çmimi i aksioneve të saj në bursë do të ndryshojë. Por nëse ka gjetur naftë, në varësi të sasisë së gjetur dhe aftësisë për ta nxjerrë atë, zbulimi mund të sigurojë dhjetramilionë ose qindramilionë dollarë fitime në vit për kompaninë dhe për buxhetin e shtetit në Shqipëri. Në çdo rast, gjasat janë të pakta që zbulimi të jetë aq i stërmadh sa ta kthejë Shqipërinë në ndonjë lloj vendi si Katari i sheikëve apo Libia e Gedafit, ndërsa sasia e naftës së nxjerrë vështirë se do të ketë ndonjë rol në furnizimin evropian të energjive fosile.

Në fakt, prania e naftës në zonë u zbulua për herë të parë nga një shpim nga kompania Occidental Petroleum në vitin 2001. Pusi i quajtur Shpirag 1 ishte i thellë 5055 metra dhe pavarësisht se u gjet naftë, kompania që e shpoi, e braktisi zonën pasi e gjykoi pa leverdi zhvillimin e saj. 

Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, një kompani e quajtur Petromanas, shpoi një pus të dytë si dhe bëri teste. Pusi i dytë ishte 5547 metra i thellë dhe nafta e gjetur ishte “e lehtë” pra naftë cilësore, e cila merr çmim më të lartë në tregun ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, Shell, e cila bleu interesat e Manas në këtë projekt, ka shpuar edhe puset 3,4 dhe 5. Gjetjet që ka bërë kompania si dhe vlerësimet e ekspertëve të pavarur mbi këto gjetje, mund të lexohen në faqen e saj të internetit këtu.

Kompania në çdo rast thekson se gjetjet e saj janë të karakterit shkencor dhe jo doemos ekonomik. Vlerësimi ekonomik nuk është bërë ende. Nga ana tjetër, Shpiragu nuk është zona e vetme naftëmbajtëse që është zbuluar në Shqipëri përgjatë tre dekadave të fundit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka publikuar në vitin 2019 një listë me gjetjet. Panajaja është një vendburim tjetër ku u zbulua gaz në vitin 1996 ndërsa në det pranë Durrësit u zbulua më vonë gjithashtu prani gazi. Austriakët e OMË dhe grekët e Helenic Petroleum shpenzuan para të mëdha në shpime në jug të Shqipërisë për vite me rradhë para se të dilnin në konkluzionin se nafta e gjetur nën tokë, nuk mund të nxirret jashtë.

“Ekuivalenti i Val D’Agrit”

Si Shell ashtu edhe paraardhësja e saj Manas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali. Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e jugut dhe është zbuluar në vitin 1989. Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1996 dhe aktualisht prodhon 100 mijë fuçi në ditë në 24 puse. Kjo nuk do të thotë që zbulimi në Shqipëri do të jetë i tillë, por nëse është i tillë, atëhere kompania shfrytëzuese do të ketë të ardhura prej rreth 10 milionë dollarësh në ditë dhe mbi 3.6 miliardë dollarësh në vit, nëse marrim parasysh çmimet aktuale të naftës. Shqipëria prodhon aktualisht rreth 20 mijë fuçi në ditë dhe nëse kjo bëhet realitet, prodhimi i vendit do të gjashtëfishohet.

Përfitimet varen nga korrupsioni

Nga ana tjetër, impakti që do të ketë një zbulim i tillë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës ndërsa kjo e fundit, në një masë jo të vogël, do të varet nga niveli i korrupsionit të autoriteteve publike në Shqipëri. Formula e koncesioneve të naftës në Shqipëri është që kompania koncesionare merr përsipër të gjejë dhe zhvillojë vendburimin me shpenzimet e saj dhe nëse gjen diçka të vlefshme, fitimet neto do të ndahen 50% me 50% mes shtetit shqiptar dhe kompanisë koncesionare. Deri më sot, me kontrata të tilla të mëparshme, nuk na ka ecur mbarë. Rasti i Bankers Petroleum është domethënës. Që kur mori koncesionin e fushës së Patos-Marinzës, kompania ka rezultuar me rezultat tërësor shumëvjeçar negativ, duke mos shpallur fitime dhe duke mos paguar tatim mbi fitimin në masën 50%. Rrjedhimisht, përfitimet që Shqipëria ka nga nxjerrja e naftës në Patos-Marinzë arrijnë në afërsisht 15% mbi vlerën totale të naftës së nxjerrë dhe në këtë shifër përfshihet një taksë që mban qeveria qendrore dhe përfitime të tjera nga gjurma ekonomike e kompanisë, shqiptarë të punësuar në të apo shpenzime te tjera lokale. Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se në fakt janë autoritetet shqiptare ato që rezultuan të paafta për të mbajtur kompaninë përgjegjëse për mostransferimin e fitimeve, pra që fitimet e realizuara nga nafta në Shqipëri, të mos i transferohen kompanive të tjera në formën e shpenzimeve të paqena.

Nëse kjo histori do të përsëritet me Shell apo jo, kjo nuk mund të parashikohet. Por ajo që parashikohet është që autoritetet publike në Shqipëri vështirë se kanë për të ndryshuar menjëherë. Që prej dekadash, ekspertët e shkencave politike kanë arsyetuar se për shumë vende, gjetja e burimeve natyrore nuk ka qenë aq shumë një rrugë drejt pasurimit se sa ka qenë një katastrofë, një mallkim. Burimet natyrore mund të krijojnë të ardhura të vlefshme për t’u investuar në zhvillimin e një vendi, por janë gjithashtu një burim për korruptim potencial të udhëheqësve politikë të atij vendi.

Shqipëria nuk është vend shumë i pasur me burime natyrore, e megjithatë, ato burime natyrore që ka nuk është se janë përdorur deri më sot në shërbim të zhvillimit. Kriminaliteti në Fier dhe në Bulqizë duket se ushqehen pjesërisht ose totalisht nga biznesi lukrativ i krijuar nga ato dy pak burime natyrore që ka Shqipëria, nafta në Fier dhe kromi në Bulqizë. Kromi është bërë gjithashtu burim mashtrimi fiskal me TVSH-në, jo vetëm duke mos kontribuuar në buxhetin e shtetit, por duke gërryer taksat që qytetarët i paguajnë gjetkë.

Edhe historia e këtyre burimeve nuk është shumë shpresëdhënëse. Në vitet 1970-1980, kur çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ishte shumë i lartë, qeveria komuniste shqiptare pati mundësinë të rrisë prodhimin në maksimum (deri në 2.6 milionë tonë në vitin 1976) dhe dukshëm i përdori këto para për të ndërtuar bunkerë, para se të ekzekutonte dhe burgoste inxhinierët e naftës nën akuzën se nuk po nxirrnin aq shumë naftë sa dëshironte diktatori.

Në thelb, duhet pasur parasysh se vetëm vendburimi i naftës në Kuçovë ka nxjerrë në historinë e vet 23 milionë fuçi, të barazvlefshme me 2.3 miliardë dollarë me çmimet e sotme të naftës. Por ajo që këto para kanë lënë pas në Kuçovë janë ndotja mjedisore dhe asgjë tjetër. Zbulimi i një burimi nafte të ri në Shqipëri nuk do të thotë me doemos se Shqipëria do të përfitojë. Ajo mund të jetë gjithashtu një mallkim./BIRN

edi rama nafte ne shqiperi shpirag

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje