LIVE UPDATES
Politike

"Administratës t'i ndalohen 'liket' në postimet e politikanëve", Gështenja propozon ndryshimet, Majko me ironi: Me siguri do e miratojmë, do digjni veten

Kjo, sipas deputetit, duhet bërë pasi në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Komisionit Evropian dhe Misioneve të OSBE/ODIHR është evidentuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimi i administratës publike në fushatat zgjedhore nga partitë në pushtet. Mirëpo, deputeti socialist Pandeli Majko nuk ka qenë dakort.

28 Mars 2023, 17:28 Nga F.M
"Administratës t'i ndalohen 'liket' në postimet e
Lefter Gështenja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka propozuar sot një nismë për nëpunësin civil. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Gështenja tha se çdo nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale. Gjithashtu, sipas Gështënjës, punonjësit civil duhet t’i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale. Kjo, sipas deputetit, duhet bërë pasi në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Komisionit Evropian dhe Misioneve të OSBE/ODIHR është evidentuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimi i administratës publike në fushatat zgjedhore nga partitë në pushtet. Mirëpo, deputeti socialist Pandeli Majko nuk ka qenë dakort. Ai është shprehur se kjo gjë do të ndikonte dhe Opozitën, pasi çdo parti ka simpatizantë në administratë dhe një drejtor që do shohë se një person i ka bërë ‘like’ përfaqësuesit të opozitës, do të procedojë njësoj.

Pjesë nga replikat mes tyre:

Lefter Gështenja: Propozimet të dorëzuara zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë në muajn janar konsistojnë në sanksionimin me ligj të postimeve me përmbajtje politike. Sipas Gështenjës, në nenin 37 “Të drejtat politike”, pas pikës 3, shtohet pikat 4, 5, 6 dhe 7 me përmbajtje:

Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.

Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të detyrojë punonjësit e tjerë apo vartësit e tij të publikojnë, reagojnë, shpërndajnë apo komentojnë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.

Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.

Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, që vepron në kundërshtim me pikat 4, 5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal.

Ky propozim vjen pasi në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Komisionit Evropian dhe Misioneve të OSBE/ODIHR është evidentuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimi i administratës publike në fushatat zgjedhore nga partitë në pushtet. Veçanërisht, raportet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, evidentonin përdorimin masiv të burimeve njerëzore dhe të aseteve publike, në favor të partisë në pushtet, Partisë Socialiste.

Ndër problematikat e evidentuara, është edhe detyrimi i punonjësve të administratës publike për të pëlqyer, komentuar apo shpërndarë postimet me përmbajtje politike në mbështetje të funksionarëve politikë, partive politike apo kandidatëve zgjedhorë. Kështu, drejtuesit e niveleve të ndryshme të administratës krijojnë grupe në platformat e komunikimit, siç është plaforma Ëhatsapp, me përbërje punonjësit e institucionit përkatës. Këta drejtues apo persona të ngarkuar prej tyre, dërgojnë në grup postime të funksionarëve apo partive politike, me qëllim që punonjësit t’i pëlqejnë, komentojnë apo shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale.

Në rast se punonjësit refuzojnë apo nuk e kryejnë një veprim të caktuar, ndaj tyre merren masa disiplinore, deri edhe në largim nga puna. Një sjellje e tij përbën një përdorim të qartë të përdorimit të funksioneve publike për qëllime politike, çka është dënueshme penalisht sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Të gjithë të anëtarësuarit në platformën Aktiv1sti duhet t’i bëjnë pëlqime, komente apo shpërndarje postimeve të kryeministrit, kryetarit të Bashkisë Tiranë, ministrave, deputetëve dhe drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste. Madje, aplikacioni përmban edhe një sistem pikëzimi bazuar në numrin e reagimeve. Administrata po përdoret për të dhënë një imazh të rremë të mbështetjes politike ndaj qeverisë, por më e rënda është fakti se permes këtij aplikacioni, të gjithë punonjësit e administratës kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për Partinë Socialiste. Kjo praktikë jo vetëm dëmton depolitizimin e administratës, por e shndërron atë në një shtojcë të partisë në pushtet. Me synimin për t’i dhënë fund përdorimit politik të administratës publike, projektligji i propozuar ndalon çdo nëpunës civil apo punonjës që ushtron një funksion jopolitik në administratën publike, që të postojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale.

Klotilda Bushka: Zoti Majko si relator

Pandeli Majko: Si ndihmës relator…Unë e mirëkuptoj iniciativën e kolegut dhe duke qenë se ka mnjë përvojë modeste në Opozitë, të jem i sinqertë ju them se kam frikë se do ta miratojmë. Besoj e kuptoni që unë e kam me pak ironi. Nëse shikojnë me detaje, qëllimi i mirë që ju keni mund të martohet me një qëllim të keq. Çdo opozitë ka simpatizantë në administratë dhe një drejtor që do shohë se një person i ka bërë lajkë përfaqësuesit të opozitës, këto propozime do jenë njëlloj si Neni 24/1 i Partisë Demokratike, pë rata që s’e dinë është neni që spastronte administratën. Për një ‘like’ do t’i pjellë belaja një specialisti, se me këto propozimi që keni bërë nuk është i rrezikuar një punonjës që bën ‘like’ për Qeverinë, por për Opozitën, do t’ju sugjeroja që ta shikoni nga  gota pak bosh…dhe nga ky këndvështrim. Kam përshtypjen që do të keqpërdoren nga qeverisja. O Lefter jam shumë dashamirës, s’kam asgjë.

Klotilda Bushka: Do të kemi mundësi ta diskutojmë më vonë. Zoti Gështenja faleminderit, jeni i lirë të shkoni.

lefter geshtenja pandeli majko

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë